10 luglio 2012

Francezët në Lezhë, ku jane ndalur ne krijimin e urave te bashkëpunimit ne fushen e kultures dhe turizmit.


më 09 Korrik 2012
Nje delegacion francez nga rajoni La Sainte-Julie i Frances qe kryesohej nga presidenti i saj Jacky Lallemand, ka zhvilluar nje vizite ne Bashkine e Lezhes, ku jane ndalur ne krijimin e urave te bashkëpunimit ne fushen e kultures dhe turizmit. Gjate vizites ne Lezhe, delegacioni francez eshte takuar me kreun e Bashkise, Viktor Tushaj dhe me perfaqsues te kultures ne kete qytet, si pjese e nje maredhenjeje te krijuar me pjesmarrjet e Lezhes ne Festivalin Folklorit Nderkombetar qe zhvillohet ne France.

Turizmi ka qene nje sektor qe ka terhequr vemendjen e tyre, per te cilen jane angazhuar të mbeshtesin me shkembime, eksperiencë dhe prezantimin e Lezhes ne rajonet franceze. Lallemand ka zhvilluar nje takim edhe ne Bashkine e Lezhes, ndersa ka kerkuar qe te punojne bashkarisht per te permbushur synimet e perbashketa te dy rajoneve.

"Ne jemi shume te lidhur me kulturen dhe turizmin, dhe te njejten gje kemi konstatuar edhe ne Lezhe, duke na bere te ndjehemi me shume prane njeri- tjetrit. Ne e konsiderojme Shqiperine e ne vecanti, Lezhen, nje vend relaksi dhe nje mundesi e mire per tu clodhur para se te fillojme punet e shumta qe kemi ne vendin tone. Menyra per te realizuar objektivat tona jane te shumta, dhe ne mund te bashkpunojme per te permbushur synimet qe kemi. Kemi gjetur gjuhen e bashkpunimit dhe mirekuptimit me ju dhe do te punojme bashkarisht ne sektoret me perparsi per dy rajonet tona" tha Jacky Lallemand.

Delegacioni nga rajoni La Sainte-Julie i Frances do te qendrojë ne Lezhe edhe per disa dite, per te eksploruar Lezhen, kjo si nje menyre per te njohur me mire resurset qe te afron ky rajon. ?
http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047260247/titulli/Francezet-ne-Lezhe-bashkepunim-per-turizmin-e-kulturen#

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate