22 luglio 2012

Elbasan, në Kala zbulohen 3 varre ilire


ELBASAN 22/7/2012- Gjatë rikonstruksionit të kullave të kalasë në Elbasan specialistët kanë zbuluar tre varre te vjetra që i përkasin periudhës Ilire. Varret u zbuluan nga arkeologët e ardhur nga Italia për kthimin në identitet të kullës lindore të kalasë së Zindanit.
Mendohen se keto statuja i përkasin shek. I ose II të erës sonë. Zbulimet janë gjetur aty ku shtrihet Elbasani i sotëm ose Scampusi i dikurshëm që ka qenë qendra me e rëndësishme kulturore në të gjithë rrugen Egnatia. Zbulimet e fundit kanë rikthyer vemendjen e specialistëve të cilët thonë se mund të ketë më shumë varre të tjera për tu zbuluar.
Rikompozimi i qendrës historike të elbasanit dhe eksplozimi i statujave të gjetura pritet të terheqë edhe vemendjen e turistëve të shumtë që vizitojnë këtë qytet.
(aq/rd/shqiptarja.com)




Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate