02 luglio 2012

Digjet Shqipëria dhe Europa

më 2012-07-01
Një vale e dyte i nxehti afrikan do te përfshijë Shqipërinë javën e ardhshme. Madje, sipas sinoptikaneve, ajo do te sjelle temperatura edhe me te larta se këto qe po përjetojmë këto dite. Ne orët e pikut, pritet qe termometri te shënojë deri ne 38 grade celsius, raporton Vizion Plus. Dhe këtu sinoptikanet flasin për temperatura mesatare, pasi ne diell ato do te jene mbi 40 grade. Ndryshe nga një vere me pare, kur reshjet e shiut ishin te pranishme ne disa dite te muajit, këtë vit, te paktën deri tani, ato nuk duken ne horizont. Pavarësisht ndonjë vranësire te lehte, temperaturat do te jene te larta, duke sjelle një vape mbytëse për organizmin e njeriut. Java e dyte e korrikut duke me shpresëdhënëse, pasi parashikohet zbritje temperaturash, për shkak te largimit te masave ajrore me origjine afrikane. E njejta valë te nxehti afrikan ka prekur te gjithë kontinentin evropian, me temperatura që i kalojnë edhe 40 gradë celsius. Pjesa më e prekur nga ky i nxehtë afrikan është Evropa Jugore dhe Juglindore. Deri më tani, temperaturat më të larta janë shënuar në Spanjë, ku termometri ka shënuar 45 gradë celsius. Ndërkohë që edhe disa rajone të Italisë, ato kanë kapur vlerat e 40 gradëve. E ndërsa, i nxehti ka pushtuar kontinentin e vjetër, në shumë shtete është dhënë alarmi i kuq i emergjencës. Autoritetet kanë këshilluar që të shmangen në maksimum daljet në oraret e pikut, sidomos për të sëmurët, fëmijët dhe veçanërisht për të moshuarit. Deri më tani në shtetin fqinj, Itali, janë shënuar dy viktima si pasojë e të nxehtit.http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047257276/titulli/Digjet-Shqiperia-dhe-Europa

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate