11 luglio 2012

"Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë, Parku kombetare permet-Albania


Parku kombëtar "Bredhi i Hotovës" mund të cilësohet pa asnjë dyshim mushkria natyrore e Shqipërisë Jugore. Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë që ofron surpriza të këndëshme në çdo stinë të vitit. Bredhi i Hotovës është masivi pyjor më i mbrojtur në Shqipëri duke i rezistuar deri tani çdo dëmtimi apo shpyllëzimi nga njeriu. Vendodhja e parkut në një zonë ku pothuaj asnjëherë nuk ka patur probleme të sigurisë, ka bërë që ai t'i shpëtojë për mrekulli shfrytëzimit për lëndë drusore ndërtimi, apo për zjarr. Prej disa vitesh ai është kthyer në një vend që vizitohet shpesh nga turistët, numri i të cilëve ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Guida

Bredhi i Hotovës bën pjesë në Krahinën Malore-Jugore. Ai ndodhet në zonën e Frashërit, rreth 35 kilometra nga qyteti i Përmetit, në verilindje të tij. Pamja madhështore e parkut të shfaqet nga hyrja e luginës së Lomnicës e deri afër majës së malit të Kokojkës. Kalimi nëpër pyll bëhet nëpërmjet rrugëve automobilistike Frashër-Përmet dhe shtigjeve e rrugëve këmbësore të cilat lidhin zonën e Dangëllisë me Dëshnicën si dhe me qytetin e Përmetit. Në Bredhin e Hotovës mund të shkosh me çdo lloj mjeti pavarsisht se rruga nga kthesa e Piskovës, është e paasfaltuar. Por udhëtimi me mjete fuoristrada të krijon lehtësinë për të hyrë sa më thellë në pyll. Në Bredhin e Hotovës nuk ka lokale prandaj ushqimin duhet ta marrësh me vete ose ta porositësh më parë në fshatrat përreth tij. Ndërsa për ujin e pijshëm nuk është problem pasi në brendësi të pyllit ka një sërë burimesh natyrore më ujë të ftohtë. Duke qenë se është nën administrim nga një personel i specialistësh të Ndërmarrjes Pyjore Përmet, në hyrje të parkut duhet të paguash një taksë prej 1000 lekësh të vjetra, njëlloj si në parkun e malit të Dajtit në periferi të Tiranës. Fshatrat në afërsi të parkut që mund të vizitohen janë Frashëri, vendlindja e tre vëllezërve rilindas Frashëri. Aty mund të vizitosh shtëpinë e tyre si dhe teqen e bektashinjëve të Frashërit, e cila është rikonstruktuar vitet e fundit. Në afërsi të parkut ndodhen dhe fshatrat e Ogrenit, Hotovës, Borockës, Pagrisë, Kreshovës, Suropullit etj, ku mund të shijosh gatimet tradicionale dhe rakinë me famë të zonës së Përmetit.
Flora
Bredhi i Hotovës konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishëm në vend dhe është një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan me Bredh Maqedonas. Aty përveç bredhit gjen disa lloje panjash. Në brendësi të pyllit ka shkozë e zezë, ilqe, dëllinjë e kuqe dhe e zezë, mjedëretj. Nga bimët aromatike më shpesh has trëndelinën. Shpërndarja e vegjetacionit është vertikale në trajtë brezash, të cilët në muajt e verës kanë pamje plotë gjelbërim, kurse në dimër bora mbulon tërë zonën përreth. Në lartësinë 800-1000 metra takohen livadhe e vënde të sheshta të rrethuar nga drurë shekullorë të përmasave të mëdha. Parku formon një kurorë të gjelbërt gjigande me kontraste të dukshme nga njëra-tjetra. Kufijtë e poshtëm të parkut fillojnë në lartësinë 900 metra mbi nivelin e detit të përfaqësuar nga shkurre përherë të blerëta dhe ato gjetherënëse. Më sipër takohen drurët pyjor si lisi, panja, frashëri, bredhi, deri në 1300 metra lartësi. Ndërsa maja e Kokojkës është e zhveshur. Në rrethina gjenden gryka të thella lumore e përrenjësh si të Lomnicës dhe të Lëngaricës. Gryka e Lomnicës e ndan malin në dy pjesë, duke krijuar një kanion me pamje magjepëse dhe është e pasur me burime uji të kristalta malore.

Fauna

Bota shtazore është e pasur. Nga gjitarët takohen ariu i murrmë, ujku, dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepuri i egër, ketri etj. Por krenaria e këtij parku dhe përfaqësuesi tipik i tij është kaprolli, të cilin mund ta shohësh në livadhe dhe lëndina në thellësi të pyllit. Në vënde të caktuara mund të ndeshësh dhe dhinë e egër. Shpendët përfaqësohen nga grabitqarët e ditës dhe të natës si qyqja, kukuvajka, bufi, shqiponja, por shpesh ndesh dhe mëllenjën, turtullin, shapkën, thëllëzën e malit, gjelin e egër si dhe guakun(një lloj pëllumbi i egër). Gjuetia e kafshëve dhe shpendëve të egra që lejohet me ligj fillon më 15 gusht kryesisht për turtullin. Ndërsa në fillim të shtatorit nis gjuetia për lepujt, dërrin e egër, thëllëzën etj. Sezoni i gjuetisë zgjat deri në fillim të pranverës.

Parku në Përmet mund të vizitohet për turizëm dhe gjueti

 Rreth 30 km në verilindje të qytetit të Përmetit shtrihet masivi i bredhave, i njohur ndryshe si Bredhi i Hotovës, Park Kombëtar, një nga mrekullitë e natyrës shqiptare. Bredhin e Hotovës me një hapësirë prej 1200 ha, me lëndina alpine, kreshta përrallore me bredha dhe drurë të tjerë, në dimër e sheh nën pushtetin e dëborës së rëndë, që arrin nga 1.5 m deri në 2.5 m, e cila qëndron e palëvizur dhe e ngrirë prej më tepër se dhjetë ditësh. Në pranverë, në verë a vjeshtë, ky Park Kombëtar të intrigon me hapësirat e pamata të tij. Bredhi i Hotovës ndodhet në krahinën e Frashërit. Pranë është shpati i malit të Kokojkës dhe në të hyrë të tij shtrihet lugina e Lumnicës. Për të mbërritur deri në këto lartësi në ditë me dëborë duhet përshkuar një rrugë malore gjithmonë në ngjitje dhe gati e pakalueshme për automjete pa zinxhirë. Lëndinat alpine në dimër janë shpesh fusha me dëborë të dendur ku vende-vende duken qartë gjurmët e kafshëve të egra, që këtu ruhen rreptësisht nga gjuetia nëpërmjet shërbimit pyjor të rrethit. Drejtori i këtij shërbimi Shkëlqim Mane tregon se, Në të gjithë territorin e Bredhit të Hotovës gjuetia është e ndaluar dhe rojet, që janë banorë të fshatrave përreth Parkut Kombëtar, janë të stacionuar në një ndërtesë dykatëshe, që këtu e quajnë Vila e Bredhit. Por, pa mbërritur deri te vila shërbimi pyjor ka krijuar disa vendqendrime me drurë të gdhendur dhe stola. Parku përveç tabelës sinjalistike në hyrje, ka të ndërtuar një portë gjigante gjithashtu prej druri, që të bën të përftosh një ndjesi të veçantë nën peshën e dëborës, por dhe në çdo stinë tjetër. Nën këtë portë kalojnë të gjitha automjetet për të vijuar më tej rrugën drejt magjive të tjera të Parkut. Por edhe më tej akoma, në krahinën e dëgjuar të Frashëllinjve të mëdhenj. Mane shprehet se E gjithë zona e Bredhit është shpallur Park Kombëtar me një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave të vitit 1996 dhe prej këtij viti, çdo gjë që lidhet me mjedisin fizik dhe biologjik administrohet nga drejtoria e shërbimit pyjor të Përmetit. Në pikëpamje gjeologjike zona dallohet për copëtim të theksuar horizontal dhe në përgjithësi sipas inxhinierit Mane, vërehen përputhje të morfologjisë me strukturën. Relievi është i alternuar, gëlqerori me flishin. Bredhi i Hotovës konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishme të vendit. Nënpylli, sipas specialistëve përbëhet nga disa lloje panjash, nga shkoza e zezë, hilqet, dëllinja e kuqe dhe e zezë dhe mjedra. Parku formon një kurorë gjigante me kontraste të dukshme. Kufijtë e poshtëm të këtij Parku fillojnë në lartësinë 900 m mbi nivel të detit dhe përfaqësohen nga shkurre përherë të blerta që në dimër mbulohen nga cipa e dëbores. Por, më sipër dallohen drurët pyjorë: bredhat masive me moshë mbi 100-vjeçare, lisat, frashëri dhe panja.Në rrethinat e tij, turisti vendas dhe ai i huaj befasohet nga kanione mahnitëse, të cilat kontrastojnë nga pyjet halore pak më tej dhe lëndinat alpine dhe kataraktet. Pas administrimit nga drejtoria e shërbimit pyjor për krijimin e kushteve për vizitorët, këtu janë ndërtuar vendpushime, çezma me gurë të gdhendur disa tenda me materiale drusore etj. Nëse do të shtrohej me asfalt rruga automobilistike, vërejnë inxhinierët e shërbimit pyjor, numri i vizitorëve do të ishte më i madh në të gjitha stinët e vitit. Pothuajse gjatë katër stinëve në Parkun Kombëtar të Bredhit të Hotovës nuk mungojnë vizitorët. Por kuptueshëm ata janë më të shumtë në stinët e ngrohta. Megjithëse infrastruktura rrugore ende lë shumë për të dëshiruar, ndoshta kjo magji me emrin Bredhi i Hotovës një ditë do t i bindë vendimmarrësit, apo donatorët të zgjidhin qesen për të investuar në këtë vend. Dhe ky oaz i rrallë në natyrën shqiptare mund dhe duhet të kthehet hap pas hapi në një burim vlerash tërheqëse turistike, por edhe fitimprurëse.Guida turistike që (nuk) i mungojnë PërmetitVendet dhe mrekullitë natyrore janë ekzistente dhe pothuaj të kudondodhura në rajonin e Përmetit. Nisin me Grykën e Këlcyrës dhe kanionet e saj të mrekullueshme bashkë me ujëvarat, që rrjedhin në këmbët e Trebeshinës, për të vazhduar më tej me pasuritë gjeonatyrore veçanërisht me turizmin kulturor që ka si referencë dhe destinacion pikërisht disa nga monumentet e kulturës të kësaj treve të pasur shqiptare.Aktualisht, mungojnë paketat turistike për këtë pellg gjeonatyror intrigues edhe për shkak të mungesës së agjencive turistike dhe fazës së ulët të strukturave të tilla në rajone turistike me më shumë përvojë si Saranda, Vlora, Gjirokastra etj. Përmeti ka 26 monumente të kulturës të kategorisë së parë. Interes i zgjojnë vizitorit vlerat ndërtimore, arkitektonike dhe artistike të disa kishave si ajo e Shën Mërisë në Leuse (vendlindja e shkrimtarit Nonda Bulka), e shekulli i XVIII-të, e Shën Mërisë në Kosinë (shekulli i XII-të), kisha e Shën Parashqevisë në qytetin e Përmetit etj.Nga ana tjetër, banesa interesante popullore me statusin e monumentit të kulturës mund të hasen e të vizitohen në Bual, Pavar, Corogunj apo me disa monumente të tjera si Ura e Katiut, një mrekulli e artit ndërtimor të gurit e Ura e Limarit mbi lumin e Zagories ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës.Disa vlera të veçanta në këto guida turistike janë ikonostaset e mrekullueshme të kishës së Leusës, ku mjeshtëria e artit të gdhendjes së drurit ka kaluar në përsosmëri, krahas afreskeve me ikona shenjtorësh, plot ngjyra, art të vërtetë dhe mister. Për specifikat e rajonit të Përmetit, fare mirë mund të hidheshin hapat e parë në zhvillimin e turizmit ekoturistik dhe më gjerë akoma, të turizmit alternativ ku një vend të qëndrueshëm mund të zinte turizmi kulturor.I njohur për traditën kulturore, të mikpritjes dhe nikoqirllëkut, banorët e kësaj treve mund të përfitonin edhe nga agroturizmi. Tradita e gatimeve të njohura përmetare sikundër e prodhimit të reçelërave dhe glikove e rakisë së njohur kanë vendin e tyre në mozaikun e agroturizmit dhe në një optikë më të gjerë të turizmit alternativ sikurse edhe turizmi familjar.Por gjithsesi përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe asaj bujqësore mbetet një parakusht i zhvillimeve të turizmit alternativ edhe në këtë pellg të Shqipërisë së Jugut, të mirënjohur për vlerat etnokulturore. Ujërat termale të BënjësPor një mundësi e pashfrytëzuar deri më sot janë edhe ujërat termale të Bënjës pranë kanioneve mahnitëse të Langaricës. Kjo zonë përbën një pasuri të tërë, jo vetëm kurative por edhe të një pelegrinazhi turistik. Rreth 7 km nga Permeti në drejtimin Përmet-Leskovik janë përdorur dhe përdoren nga banorët e zonës. Sipas specialistëve, temperatura konstante e ujërave termale që arrin në 30 gradë celsius. Ekspertët kanë përcaktuar tashmë vlerat kurative të gjashtë burimeve kryesore të Bënjës dhe efektin e tyre pozitiv ndaj disa sëmundjeve si ato të stomakut, mëlçisë së zezë, për reumatizmën etj. Sipas tyre, këto janë burime terapike me përbërje sulfatesh dhe përmbajtje të lartë sode bikarbonike. Megjthatë, sot për sot, burimet termominerale të Përmetit të Bënjës shfrytëzohen në mënyre sporadike, duke mos pasur një projekt për shfrytëzimin e tyre. Në strategjinë e zhvillimit të qëndrueshëm të qarkut Gjirokastër studimi për vlerat kurative të ujërave termominerale të Përmetit dhe mundësitë e shfrytëzimit të burimeve turistike të luginës së Vjosës përbëjnë një drejtim të veçantë. Por, sipas zyrtarëve të qarkut: Mungesa e fondeve dhe e projekteve për ndërtimin e një kompleksi kurativ dhe turistik mbetet në rend të ditës.


V E N D I M 
PËR
SHPALLJEN “PARK KOMBËTAR”  TË EKOSISTEMIT NATYROR BREDHI I HOTOVËS-DANGËLLI ME SIPËRFAQE  TË ZGJERUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 1, shkronja “b”, 6  e 13, të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Park kombëtar” të ekosistemit natyror Bredhi i Hotovës-Dangëlli, me sipërfaqe të zgjeruar, sipas përcaktimeve në hartën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2.  Kufijtë “Parku kombëtar”  janë, si më poshtë vijon:

a) Veri:
Kuota 1 291,3m (Maja e Qarrishtes), me koordinata 4 439 461 V dhe 4 469 277 L, vijon përgjatë kurrizit dhe ndjek rrugën vendore, në krah të fshatit Sevrani i Madh, me kuotën 758m, kalon pranë burimit Gurra e Kafshit, ndjek rrugën vendore dhe kurrizin ujëndarës, me kuotën     1 246,8m (Maja Sheshi i Mukalisë), vijon me rrugën dhe kuotën             1 254m, ndjek rrugën dhe zbret kurrizin në drejtim të Përroit të Kreshovës, pasi ndërpret përroin i ngjitet kurrizit, kalon në digën e rezervuarit, vijon në drejtim të kuotave  1 571m, 1 232m, 1 074m, 835m, 845m, ndërpret Përroin e Miçanit, kuota   1 078m, ndjek rrugën vendore dhe kuotat 1 404m, 1 503m, 1 588m, 1 585m, 1827,6m,         1 663,2m (Maja e Qelqit), ndjek rrugën vendore dhe kuotat 1492m deri te Qafa e Dëllinjës (1356m), me koordinatat 4 455 559 V dhe       4 471 253 L; 
b) Lindje:
Kuota 1 356m (Qafa e Dëllinjës), me koordinatat 4 455 559 V dhe 4471 253 L, ndjek rrugën vendore dhe kuotat 1 396m, 1 345,5m,  1 343m, 1 431m, zbret kurrizin në drejtim të kuotës 1 286m (Maja e Golemasit), ndjek kurrizin Faqja e Gremës, kuotat 1 003m, 913m, në pikën e takimit të përroit të Selenicës me Përroin e Zavalanit, kuotat 1 061m, 882m (Maja e Prasqopit), kuota 778m, kalon te pika e takimit të Përroit të Zavalanit me Përroin Guri i Pelpel, kuota 881m, ndjek rrugën vendore deri te pika e takimit të përroit Burimi i Krimbur me Përroin e Virit, më pas vijon përgjatë Lumit të Anit, kuota  575m,  me Lumin e Gostivishtit, me kuotat 479m, 433m deri te pika e takimit të lumit të Gostivishtit me lumin e Lengaricës, vijon përgjatë lumit të Lengaricës, në drejtim të kundër të rrjedhjës, deri te pika e takimit me përroin e Gradishtës, ngjitet kurrizit, kuota 1110m, ndjek rrugën vendore, kuota 1 106m, vijon përgjatë kurrizit Faqja e Lajthisë, me kuotat 1 357m, 1 382m, 1 321,5m, 1 336m, 1 441m, 1 477m,               1 553,4m (Maja e Postenanit), 1 507m, 1 523m, 1 481,9m, Qafa e Postenanit, 1 488m, 1 472,7m, 1 371m, zbret kurrizin Gryka e Pagmentit deri te pika e takimit të lumit të Çarçovës me Përroin e Postenanit, me koordinata 4463360V dhe 4447984 L;
c) Jug:
Pika e ndërprerjes së lumit të Çarçovës me Përroin e Postenanit, me koordinata 4 463 360 V dhe 4 447 984 L, ndjek rrjedhjen e lumit të Çarçovës në drejtim tëlumit Vjosë deri te Ura e Çarçovës, me koordinata 4 460 893 V dhe 4 442 781 L;
ç) Perëndim:
Ura e Çarçovës, me koordinata 4 460 893 V dhe 4 442 781 L, ndjek krahun e djathtë të rrugës automobilistike Çarçovë-Përmet, deri te kryqëzimi i rrugës për në fshatin Benjë, kuota 292m, më pas ngjitet kurrizit të pyllit të Pomecit, kuota 451,1m (Maja e Malit të Bardhë), ndjek rrugën vendore dhe kuotat 471m, 558m, përsëri me rrugën vendore dhe kurrizin Bregu i Madh, Maja e Qytezës, kurrizin mbi fshatin Qilarisht e Vogël, kuotat 636m, 771m, 1028m, 1128m (Hija e Plepit),  zbret kurrizin dhe kalon në Qafën e Ajdinit, ndjek rrugën vendore dhe kuotat 928,7m, 928m (Guri i Thanëve), zbret kurrizin dhe ndjek rrugën për këmbësorë, kuotat 404.0m, 451.0m (Maja e Sukës), ndërpret Përroin e Muzhdinës, vijon në krahun e majtë të rrjedhës së kanalit ujitës, kuota 276.0m (Maja Guri i Kosinës), ngjitet kurrizit në krah të fshatit Kosinjë, kuota 296.0m, 342.0m, ndjek rrugën për këmbësorë mbi Kosinë, Ura e Përroit të Hotovës, kuota 231m, ndërpret lumin e Lumnicës dhe Përroin e Kalenjave, ngjitet kurrizit në kuotat 292m e 332m, ndjek rrugën vendore për në fshatin Pacomit (Kalenjë), vijon me rrugën në drejtim të kuotës 988,7m (Maja e Kokoresit), përsëri me rrugën dhe kuotat 1 025,6m (Maja e Seniçanit), 1 035m, 1 038m, 1 264m, kalon në kufi të Pyllit të Hijes së Sharrës dhe kuota 1291,3m (Maja e Qarrishtës), me koordinata 4439461 V dhe 4 469 277 L.
3. “Parku Kombëtar” Bredhi i Hotovës-Dangëlli ka një sipërfaqe të përgjithshme 34 361.05 (tridhjetë e katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një presje zero pesë) ha, ku pjesën kryesore të territorit e zënë sipërfaqet pyjore, të ndjekura nga sipërfaqet kullosore, bujqësore, joprodhuese, shkëmbore dhe sipërfaqe troje, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. “Parku kombëtar” Bredhi i Hotovës-Dangëlli ndahet në katër nënzona ruajtjeje e administrimi, si më poshtë vijon:
a) Zona qendrore, me sipërfaqe 2888.69 ha (e shënuar në hartë me “ZQ”), përfshin habitatet kryesore natyrore të Bredhit të Hotovës. Ajo përcaktohet si zonë me vlera të larta, për natyrën dhe biodiversitetin dhe në të zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar.
b) Zona e përdorimit të qëndrueshëm, me sipërfaqe 18922.50 ha (e shënuar në hartë me “ZPQ”). Në këtë zonë përfshihen habitate, pyjore e kullosore, pothuajse përreth zonës qendrore, për të cilën ajo shërben si zonë buferike. Në këtë zonë lejohen veprimtaritë ekonomike sezonale (si kullotja, grumbullimi i bimëve mjekësore, prodhimeve të dyta të pyllit), të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe ushtrohen vetëm me leje mjedisi. Në zonën e përdorimit të qëndrueshëm zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes.
c) Zona rekreative, me sipërfaqe 80.28 ha, (e shënuar në hartë me “ZR”), përbën zonën me mundësi rekreative, në natyrë të hapur, në përputhje me funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike, të peizazhit dhe vlerat, turistike e kulturore. Në këtë zonë përfshihen pjesët pyjore, livadhet dhe toka bujqësore në masivin pyjor të Bredhit të Hotovës dhe banjat termale. Në zonën rekreative zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes. 
ç) Zona e përdorimit tradicional, me sipërfaqe 12469.58 ha, (e shënuar në hartë me “ZPT”), mundëson vazhdimin e veprimtarive, tradicionale dhe ekonomike, dhe në këtë zonë mund të ushtrohen veprimtari të reja, vetëm pasi të pajisen me leje mjedisi, dhe, për rastet e trashëgimisë kulturore, me leje nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe shërbimi arkeologjik. Në këtë zonë përfshihen territoret bujqësore, ujore e disa toka, me bimësi pyjore, ato rreth qendrave të banuara, kryesisht të përdorura nga banorët. Në zonën e përdorimit tradicional zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes. 
5. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministritë e tjera të linjës, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, me institucionet kërkimore-shkencore, me përfaqësuesit e biznesit dhe të pronarëve privatë, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të hartojnë planin e menaxhimit të “Parkut kombëtar”.
6. Administrata ekzistuese e zonës së mbrojtur dhe e sektorit pyjor të Qendrës (DSHP Përmet) kryejnë funksionet e administratës së “Parkut kombëtar” Bredhi i Hotovës-Dangëlli.
7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe organet përkatëse të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
 SALI BERISHA

17/12/2008
Parku Bredhi i Hotoves-Dangelli
Blick auf einen der Wälder
Blick auf einen der Wälder
Nationalpark Hotovës-Dangelli (Albanien)
Paris plan pointer b jms.svg

Lage: Qark Gjirokastra, Albanien
Besonderheit: Wälder
Nächste Stadt: Përmet
Fläche: 34.361 ha
Gründung: 1996  

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate