09 luglio 2012

Boshatiset Tirana, kryeqytetasit i drejtohen pikave bregdetare per ...


Tirana bie në qetësi gjatë fundjavës.Kryeqytetasit i janë drejtuar detit në mënyrë që ti shpëtojnë temperaturave të ditëve të fundit. Me temperaturat e larta, të cilat gjatë ditës së djeshme kanë shënuar mbi 35 gradë celsius, pjesa më e madhe e kryeqytetasve kanë preferuar që të largohen drejt detit, disa vetëm për fundjavë e ndërsa një pjesë pasi kanë marrë pushimet. Në rrugë qarkullojnë vetëm disa makina dhe në të shumtën e rasteve janë makina me të sapomartuar të cilët janë të shumtë gjatë verës.Ndërkohë që këmbësoret zgjedhin rrugët ku ka më shumë hije dhe ata janë shumë të paktë. Edhe ata qytetarë që kanë qëndruar kanë preferuar të kalojnë orët e nxehta ne ambiente të gjelbërta. E megjithatë në javët në vijim pritet që kryeqyteti të ketë akoma më pak banorë pasi merr pushimet edhe administrata. Kjo situatë është e njohur për kryeqytetin, i cili vetëm gjatë shtatorit rigjallërohet, kur të gjithë janë të relaksuar nga lodhja e vitit dhe pushimet. Ndërkohë, zgjedhjet e shqiptarëve këtë vit vazhdojnë të jenë pikat turistike të jugut, të cilat edhe dominojnë më shumë, por edhe pushimet jashtë vendit nuk mbeten pas. Turqia mbetet sërish nga më të preferuarat, por nuk mbetet pas edhe Greqia, Egjipti dhe së fundmi edhe Spanja. Kjo tregon se një pjesë e mirë e kryeqytetasve dhe shqiptarëve preferojnë që për pak ditë të jenë larg zhurmës së Tiranës. E sidomos kjo kur meteorologët parashikojnë rritje të temperaturave me të pakët 3 gradë. I nxehti afrikan që ka përfshirë Shqipërinë pritet që të ndjehet më shumë në javën e dytë të korrikut pasi pritet që termometri të shënojë 40 gradë celcius. Për të moshuarit e kryesisht për fëmijët, moti kaq i nxehtë do të japë pasoja të menjëhershme. Pikërisht për këtë këshillat e mjekëve janë kujdes ndaj ekspozimit në diell në orët e drekës dhe konsumimi sa më shumë i lëngjeve.
 më 08 Korrik 2012 http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047259920/titulli/Boshatiset-Tirana-kryeqytetasit-i-drejtohen-bregdetit#

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate