07 giugno 2012

Workshop Evropian, Planifikimi urban i trashëgimisë dhe peizazhi: Shembulli i Beratit (Albania)2012

Workshop Evropian

Shoqata Franceze të Qyteteve të Historisë dhe Artit në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit dhe me mbështetjen e Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme, Ministrinë Franceze të Kulturës dhe Komunikimit dhe Ambasadën Franceze në Tiranë, organizuan në datat 4-5 Qershor 2012 në Berat Workshop-in Evropian ‘’Planifikimi urban i trashëgimisë dhe peizazhi: Shembulli i Beratit (Shqipëri )’’.
Qëllimi i Workshop-it ishte të mblidhte qytete dhe territore nga Shqipëria, Franca dhe Evropa mbi temën e planifikimit të trashëgimisë urbane dhe peizazhit. Workshop-i u përqendrua në rastin e qytetit të Beratit duke studiuar aspektet më poshtë:
-       Hapësirat e rëndësishme në territor: Hapësira urbane dhe natyrore të ruajtura dhe hapësira të tranzicionit
-       Dimensioni i peisazhit dhe lidhja ndërmjet instrumentave të planifikimit urban
-       Rritje të ndërgjegjësimit tek banoret për jetesën e tyre.

Workshop-i u hap me fjalët e përshëndetjes së Kryetarit të Bashkisë Z. Fadil Nasufi I cili u fokusua në rëndësinë e përfshirjes së Beratit në Rrjetin e Qyteteve Historike të Evropës, duke përmendur vlerat e  trashëgimisë historike dhe kulturore në qytetin e Beratit dhe sfidat për t’a menaxhuar atë si dhe në prezantimin e iniciativës së qyteteve historike të Shqipërisë për krijimin e Shoqatës së Qyteteve Historike të Shqipërisë. Më pas përshëndeti Znj. Christine Moro, Ambasadore e Francës në Shqipërie cila theksoi edhe bashkëpunimet e ndërsjellta ndërmjet Ambasadës Franceze dhe Bashkisë Berat konkretisht projektin për sistemimin e lumit Osum dhe bashkëpunimin ndërmjet Universitetit Politeknik të Parisit dhe studentëve të Universitetit të Tiranës për Qendrën e Qytetit të Beratit.
Znj. Marylise Ortiz, Drejtore e Shoqatës Franceze të Qyteteve të Artit dhe Historisë prezantoi programin e dy ditëve dhe u shpreh se jemi në Shqipëri për të krijuar një Shoqatë homologe Shqiptare.

Në Workshop morën pjesë përfaqësues nga qytete të historisë dhe artit në Evropë dhe ekspertë Evropianë të fushës së planifikimit urban dhe trashëgimisë kulturore, të cilët ndanë me pjesëmarrësit eksperienca të lidhura me zhvillimet urbane në Sitet Historike dhe të Artit, duke u fokusuar në studimin e Sitit të Beratit. Gjithashtu pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Rrjeti i Autoriteteve Lokale te Evropës Juglindore, nga Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa kufi, nga USAID Albania, Fondacioni Shqiptaro- Amerikan, Shoqata e Bashkive te Shqipërisë, Fondacioni për ruajtjen dhe zhvillimin e Gjirokastres, Aleanca Franceze, Organizata SEDA, konsulentë dhe studio ndërkombëtare ne fushën e planifikimit urban.
Ky event u shoqërua edhe me një takim të përfaqësuesve të Bashkive të Qyteteve Historike të Shqipërisë: Berat, Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Gjirokastër, ku u lançua krijimi I Shoqatës së Qyteteve Historike të Shqipërisë.
Pjesë e Programit të Workshopit ishte edhe një tur studimor në Sitet Historike dhe Kulturore të Qytetit të Beratit dhe Muzeun ‘’Onufri’’, I cili u prit me mjaft interes nga të pranishmit.
Gjatë seancave të Workshop-it u diskutuan temat mbi legjislacionin mbi termat e urbanizimit dhe trashëgimisë në Shqipëri nga Znj. Irida Hasa- Drejtore e Planifikimit Urban në Bashkinë Tiranë, politikat e urbanizimit në territorin e Beratit nga Luçiano Bojaxhiu- IMK, ruajtja e qendrës historike dhe rigjenerimi urban në Berat nga Marius Qytyku – Bashkia Berat, dimensioni i peizazhit dhe integrimi i tij në planet urbane  nga Antoine Bruguerolle – arkitekt për trashëgiminë (Francë) dhe Frédéric Auclair-arkitekt për ndërtesat Franceze, Ministria e Kulturës (Francë).
Gjithashtu u trajtuan tema të lidhura me trajtimin e zonave të tranzicionit nga Jacky Cruchon, Drejtori Planifikimit Urban – Bashkia Bayonne (Francë),ndërtimi i një projekti urban nga Donka Koleva, arkitekt – Veliko Turnovo (Bullgari), integrimi arkitekturor në qendrën e vjetër të qytetit dhe zonat e mbrojtura nga Doina Petrescu-arkitekte (Rumani), si dhe prezantimet e N/Kryetarit të Bashkisë së Bastijës ( Francë) Z. Jean-Baptiste Raffalli dhe Znj. Sandrine Daureil – Veprimet e ndërmarra ne kuadrin e etiketës “Qytetet e artit dhe historisë‘’.
Pjesë e eventit ishin edhe dy ngjarje kulturore të cilat vijuan pasditen e datës 4 Qershor, në Galerinë e Arteve “Edward Lear”ekspozita me piktura të autorit Arben Golemi dhe promovimi i katalogut me fotografi “Berati” i fotografit Leon Çika, si dhe koncertin me muzikë tradicionale të Beratit “Dasma e Beratit” të organizuar nga Qendra Kulturore, evente të cilat u ndoqën me shumë interes nga pjesëmarrësit e Workshop-it.http://www.bashkia-berat.net/?p=2968

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate