13 giugno 2012

Voskopoja, projekt për teknikat e konservimit


Voskopoja, projekt për teknikat e konservimit
Tiranë, Qershor 13,2012 - 15:02 Voskopoja është një nga qendrat historike më të rrezikuara në vendin tonë dhe restaurimi i kishave monumente vazhdon të jetë një sfidë për Institutin e Monumenteve. Ditët e fundit ky institucion ka ndërmarë një projekt një mujor i cili synon që nëpërmjet  specialistëve të njoh me teknikat e konservimit dhe restaurimit brezin e ri të studentëve të arkitekturës dhe dizajnit.

"Hë për hë është në listën e 100 siteve më të rrezikuara në botë. Është hera e parë që bëhet këtu tek ne, është iniciativë e marr nga Albania Haritage Foundation, janë punonjës të institutit të përfshirë në të që e drejtojnë dhe bëjnë punën. Pak a shumë motivi i asaj është learn by doing, duke mësuar duke punuar vetë", tha  Apollon Baçe- drejtor i IMK.

Baçe pranon se interesi i studentëve të kësaj fushe është i ulët pasi brezi i ri nuk i njej sa duhet këto zona historike.

"Nuk është puna ta shohin një monument si spektator po duhet ta prekin me dorë, do marrin pjesë në rimëkëmbejen e tij, do marrin dokumentacionin. Në një moment që ti je në kontakt të plotë me diçka pa dyshim që krijon një lidhje shumë më të mirë", vijon Baçe.

Sipas Baçes rivitalizimi i këtyre zonve edhe nëpërmjet komplekseve dimërore të skive do të ndihmonte në thithjen e fondeve për të mirëmbajtur monumentet.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40165






Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate