06 giugno 2012

TURIZMI & PROMOVIMI I QYTETIT te TIRANES

TURIZMI & PROMOVIMI I QYTETIT

Konceptimi i Drejtorisë së Turizmit dhe Promovimit të Qytetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Zhvillimit të Qytetit, ka për qëllim promovimin e vlerave turistike dhe përmirësimin e imazhit të Qytetit të Tiranës. Një vëmendje e theksuar do ti jepet organizimit të punës për identifikimin dhe vlerësimin e nevojave, për ndërtimin dhe ndërhyrjen në objektet lokale kulturore të qytetit të Tiranës. Gjithashtu, nxitja dhe planifikimi i pjesëmarrjes publike në jetën kulturore të qytetit do të jetë risi për këtë strukturë.
 




Monumentet Kulturore
blog
 Galeria e Arteve
Ndodhet në Bulevardin.”Dëshmorët e Kombit”. Ajo është qendra e aktiviteteve lokale dhe kombëtare të eventeve të artit figurativ. U inaugurua në 29.11.1974.
    blog
    blog
    blog
    blog
    blog
    blog
    blog
    blog
    blog
    blog
  • Pallati i Kongreseve
    Godina u ndërtua gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Ajo sot përbën një shembull tipik të arkitekturës shqiptare të viteve 1980-të nën sistemin komunist. Roli i saj është kompleks, kryesisht kulturor.
    më shumë
  • Monumenti Nënë Shqipëri
    Vepër e autorëve Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Shaban Hadëri, me lartësi prej 12 m. Ndodhet në Varrezat e Dëshmorëve. Ndërtuar në vitin 1971 për nder të dëshmorëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
    më shumë
  • Ura e Brarit
    Është një ndër urat e periudhës osmane pak kilometra larg Tiranës. Ndodhet nën rrugën automobilistike që lidh Tiranën me Zall-Bastarin, dikur kjo luginë lidhte Tiranën me Dibrën e Madhe. Ky monument përbën gjithashtu një destinacion potencial turistik falë arkitekturës dhe pozicionimit të saj.
    më shumë
  • Kalaja e Ndroqit
    Vendosur mbi një kodër që ka formë piramidale, e cila në përbërje të saj ka shpate të pjerrëta dhe tarraca të shumta. Pikërisht midis këtyre kodrave kalojnë dy rrugë të shtruara me kalldrëm që të çojnë për në kala. Pjesa e sipërme e kodrës, pikërisht atje ku është e vendosur edhe kalaja, ka formën e një pllaje. Falë arkitekturës...
    më shumë
  • Kalaja e Prezës
    Ndërtuar mbi një shkëmb, i cili zgjatet duke u ulur në drejtim të veri-jugut. Ana lindore e kalasë është e mbrojtur nga vetë terreni, kurse ana perëndimore përbën një territor të sheshtë, prandaj dhe fortifikimi është përqendruar pikërisht në këtë pjesë. Edhe kjo kala falë arkitekturës së saj, shtrirjes, historisë, pamjes...
    më shumë
  • Qyteti antik i Persqopit
    Ndodhet në jug të Tiranës pranë kalasë së Petrelës, e ndërtuar mbi malin e Vilës, që dominon rrugën që shkon nga fusha e Tiranës për në Qafën e Kërrabës, ku ruhen vetëm trakte të shkëputura të murit rrethues, prej të cilëve paraqet interes të veçantë një bastion në anën jugore të shpatit të kodrës. Bastioni projektohet 12 m nga...
    më shumë
  • Kalaja e Petrelës
    Ndërtuar mbi një kodër shkëmbore që ndodhet në juglindje të qytetit. Falë infrastrukturës së përshtatshme, arkitekturës e historisë së saj, pamjes mbresëlënëse të zonës përreth dhe gatimeve tradicionale, ajo përbën një destinacion të rëndësishëm turistik duke tërhequr një numër të konsiderueshëm vizitorësh, pothuajse gjatë...
    më shumë
  • Ish - vila e Enver Hoxhës
    Vila është një ndërtim i periudhës së komunizmit me një arkitekturë, e cila imiton në një pjesë të saj deri diku arkitekturën e viteve 1930-të, kurse pjesa tjetër është një ndërtim i rëndë betoni i veshur me pllaka të bardha guri.
    më shumë
  • Banesa e Shijakasve
    Shumica nga këto ndërtime i përkasin shek. XVIII dhe fillimit të shek. XIX. Banesa rrethohet me mure qerpiçi, në të cilat hyhet nëpërmjet portave të mëdha dykanatëshe, pothuaj gjithmonë mbuluar me çati të thjeshtë. Kjo banesë tipike tiranase e shek XIX është shembulli tipik i ndërtimeve të këtij lloji në qytet, që përbën një...
    më shumë
  • Muzeu Arkeologjik i Tiranës
    Është i pari muze i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, pasi gjatë kësaj lufte u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale. U hap më 01.11.1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavijoni etnografik dhe u organizua si muze i profilizuar arkeologjik. Ky muze prezanton...
    më shumë 
  • blogMuzeu Historik Kombëtar
    U përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. E ndërtuar në pjesën perëndimore të sheshit ''Skënderbej'', godina e MHK është një nga veprat më të rëndësishme arkitektonike me rol të veçantë në formimin urbanistik të kryeqytetit shqiptar.
    më shumë
  • blogKalaja e Tiranës dhe gjurmët e saj
    Është ndërtuar nga njëri prej pasardhësve të themeluesit të Tiranës, Sulejman Pashë Bargjini (1604), Ahmet Pashë Bargjini në gjysmën e dytë të shekullit XVIII. Në vitin 1798, kalaja bie në duart e familjes Toptani nga Kruja. Krahas kësaj, vizitorëve u ofrohen të shikojnë edhe gjurmët e reja të kalasë së Tiranës të zbuluara dhe...
    më shumë
  • blogIsh-banesa e Toptanasve-Sarajet e Selim Pashë Toptanit
    Ky kompleks i rrethuar me mure masive të lartë prej guri, krijon një fortifikim duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto lloj ndërtimesh, të cilat ishin karakteristike për shtresën e lartë, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës dhe në përgjithësi në të gjithë Shqipërinë, krahas ndërtimit të tipeve...
    më shumë
  • blogKulla e Sahatit
    Kulla e Sahatit e Tiranës është ndërtuar në vitin 1822. Ajo ka 90 shkallë në formë spiraleje dhe është 35 metra e lartë, e cila deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit. Fillimisht kishte një kambanë të sjellë nga Venecia, e cila binte çdo një orë. Kupola e vendosur në majë i jep asaj një arkitekturë të...
    më shumë
  • blogXhamia e Et’hem Beut
    Xhamia e Haxhi Et’hem Beut është e vetmja ndër tetë xhamitë e shekullit XVIII-XIX të ndërtuara në Tiranë që e shohim ende sot. Sipas mbishkrimeve që përmban xhamia e Haxhi Et’hem Beut, themelet e saj i vuri në fund të shek. XVIII, Molla Beu, kurse faltoren e plotësoi i biri i tij, Haxhi Etëhem Beu në çerekun e parë të...
    më shumë
  • blogVarri i Kapllan Pashës
    Është i vendosur në Rrugën”28 Nëntori”, që është pjesë e një kompleksi monumental të xhamisë së Tiranës, e cila u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kompleksi përfshinte gjashtë varre monumentale pak a shumë të të njëjtit lloj, por të madhësive të ndryshme. Varri i Kapllan Pashës, qeveritar i Tiranës është e...
    më shumë
  • blogUra e Tabakëve
    Është një urë me dimensione relativisht të vogla e ndërtuar me gurë, prej rreth 7.5 m lartësi, e vendosur në Blv.”Zhan D’Ark”. Ajo është restauruar vitet e fundit. Ura mendohet të jetë ndërtuar në gjysmën e shek XIX. Ajo u ofron vizitorëve një arkitekturë të veçantë historike dhe është pjesë e itinerarit turistik...
    më shumë
  • blogMozaiku i Tiranës
    Ndodhet në rrugën “Naim Frashëri”, i cili është monumenti më i vjetër në Tiranë. Studiuesit mendojnë se kemi të bëjmë me një vilë të periudhës romake të shekullit III pas Kr, ku dyshemeja e ambienteve kryesore është e zbukuruar me mozaikë.
    më shum

Kontaktoni me Drejtorinë e Turizmit dhe Promovimit të Qytetit

Adresa: Rr. “Dedë Gjo Luli” Nd. 2, H. 4, Kodi postar 1016, Tiranë, Shqipëri
Tel :+ 355 4 2 223 313 E-mail : contactled@tirana.gov.al E-mail : infotourism@tirana.gov.al
Stafi

Klajda Gjosha Drejtor i Drejtorisë së Turizmit dhe Promovimit të Qytetit E-mail : klajda.gjosha@tirana.gov.al

Sokol Mici Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit të Projekteve të Turizmit E-mail : sokol.mici@tirana.gov.al

Sabina Juka Përgjegjëse e Sektorit të Implementimit të Projekteve E-mail : sabina.juka@tirana.gov.al

Esli Zala  Përgjegjëse e Sektorit të Imazhit të Qytetit E-mail : esli.zala@tirana.gov.al

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate