27 giugno 2012

Turizëm me diktaturën, Tirana në dhjetëshen rajonale

Tiranë Publikuar: Qershor 27,2012 - 15:06Me gjashtë nga ndërtesat më të njohura të qendrës së Tiranës, kryeqyteti shqiptar është bashkuar në një program ndërkombëtar mbi arkitekturën e regjimeve totalitare në 10 vende të Evropës Juglindore.
Projekti  synon të vendosë në fokus vlerat historike, kulturore e turistike të arkitekurës së shekullit të 20. Krahas evidentimit të vlerave dhe përfshirjes në guida turistike, bashkia e Tiranës synon edhe të kujdeset për ruajtjen e tyre.

Hapi i parë i programit ka qënë identifikimi i shembujve emblematik të arkitekurës së viteve 30-40 dhe më vonë asaj të regjimiit totalitar.

Projketi është mbështetur nga Bashkimi Europian dhe kushton 62 mijë euro. Janë 71 objekte në 10 vende nga Italia e deri në Bullgari. Ato do të jenë pjesë e një rrjeti të përbashkët që do të synojnë zhvillimin e turizmit kulturor.http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/41211

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate