26 giugno 2012

Tirana pushtohet me “Unë e dua Çamërinë”


Jun 26th, 2012
http://infoshqip.al/wp-content/uploads/2012/06/I-love-cameria.jpgTirana u zgjua ditën e djeshme me parullën “Unë e Dua Çamërinë”, si pjesë e atmosferës festive për Javën e Kulturës dhe të Historisë së Çamërisë. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të qëndrojë gjatë gjithë javës i dekoruar me banderolat “I Love Çamëria” (Unë e Dua Çamërinë) dhe me flamuj shqiptarë, ndërkohë që në sheshin “Skënderbej” dhe në sheshin “Nënë Tereza” janë vendosur dy monumente –shkronja tredimensionale- me parullën “I Love Çamëria”, shkruan sot “Shqip”. Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se “këtë vit ne e kemi nxjerrë Javën Çame nga sallat e mbyllura të konsumit të brendshëm në sheshet kryesore të vendit”. “Njëqind vite më parë, në sheshet e Tiranës, banorët e qytetit kishin dalë për të protestuar lënien jashtë trungut të shtetit shqiptar, të Kosovës dhe të Çamërisë. 70 vjet më parë, në këto sheshe kishin protestuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë që u dëbuan gjatë Traktatit të Lozanës. 68 vjet më parë, pritën refugjatët, bashkëkombësit e tyre nga Çamëria, që u dëbuan me anë të një prej gjenocideve më të ashpra. Sot, ne bashkohemi të gjithë, për të përkujtuar martirët e Çamërisë. Kjo javë është e të gjithë shqiptarëve, se Çamëria është e të gjithë shqiptarëve. Ne mund të themi me bindje se çështja çame është sot më e fortë se kurrë, e ka fituar betejën me kohën dhe jemi më të vendosur se kurrë të çojmë deri në fund kauzën çame”, tha Idrizi.http://infoshqip.al/tirana-pushtohet-me-une-e-dua-camerine/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate