13 giugno 2012

Te enjeten Rrezohet Statuja në Apoloni, një vizitore e pakujdesshme ku dhe rojet kane treguar neglizhence... 2012

Haxhimihali: Statujën në Apoloni e rrëzoi një vizitore e pakujdesshme
Nga: FATMIRA NIKOLLI
Haxhimihali: Statujën në Apoloni e rrëzoi një vizitore e pakujdesshmeKamerat e sigurisë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë kanë zbardhur ngjarjen e së enjtes, ku një prej statujave antike qe rrëzuar. Marin Haxhimihali, drejtor i këtij parku tha dje për "Gazetën Shqiptare" se gjatë ditës së hënë janë vëzhguar të gjitha pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë dhe ka rezultuar se ka qenë një vizitore e pakujdesshme ajo që e ka shtyrë statujën. "Jemi marrë gjatë gjithë ditës së hënë me këtë çështje dhe kemi parë orë të tëra xhirimesh të kamerave të sigurisë. Ka qenë një vizitore që nga pakujdesia dhe padashje e ka shtyrë statujën e më pas kjo e fundit është rrëzuar", - sqaron Haxhimihali. Nga ana tjetër, ai nuk lë jashtë përgjegjësisë as rojet e parkut që sipas tij "kanë treguar neglizhencë". Nga ana tjetër, Shpresa Gjongecaj, drejtoreshë e Institutit të Arkeologjisë dhe njëkohësisht arkeologe, tha pardje për "Gazeta Shqiptare" se statuja në fjalë ka qenë pak e dëmtuar që më përpara ngjarjes. Gjongecaj nuk ka qenë në dijeni të rezultatit të vëzhgimit të kamerave kur tha: "Kam përshtypjen se statuja ka rënë vetë sepse ka qenë disi e anuar që përpara ngjarjes. Me sa jam unë në dijeni, ajo ishte e dëmtuar diku afër këmbës në fund". Sipas saj, kanë qenë arkeologët gjermanë të pranishëm në Apoloni, ata që e kanë restauruar statujën dhe e kanë vënë në vendin e vet.
STATUJA
Ajo ishte një prej 22 statujave antike që gjenden në Apoloninë e lashtë. Të enjten e javës së kaluar ajo ka rënë prej bazamentit ku ishte vendosur prej më shumë se dy vjetësh. Në alarm janë vënë specialistë dhe arkeologë që gjendeshin aty, pjesë e ekspeditës gjermano-shqiptare që po vijojnë gërmimet në territorin e këtij parku. Arkeologu Bashkim Lahi është shprehur se statujat e vendosura përkohësisht pas shembjes së portikut në katin e parë të ndërtesës së muzeut, po rrezikohen sepse bazamentet e dërrasave të tyre janë shkatërruar si pasojë e erozionit dhe kushteve atmosferike. Ai pohoi se situata është alarmante dhe kërkoi urgjentisht që të merren masa për të evituar shkatërrimin etujave. 23 statuja dhe shtatore të zbuluara ndër vite në Apoloninë e lashtë prej dy vjetësh qëndrojnë në një hapësirë jashtë të gjithë kushteve. Atë ditë Marin Haxhimihali, drejtor i Parkut Arkeologjik të Butrintit, i kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare" u shpreh se "duket se është shtyrë me dorë. Megjithatë këtë do ta themi me siguri të hënën pasi të kontrollojmë kamerat, sepse zona kontrollohet prej tyre", - nënvizoi ai, duke paralajmëruar kontrollin e pamjeve të kamerave të sigurisë. Nga ana tjetër, Haxhimihali vuri në dukje se objektet që janë në rrezik, janë pjesë e fondit arkeologjik që është nën administrim nga Instituti Arkeologjik i Tiranës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike. Nga ana tjetër, Gjongecaj, drejtoreshë e Institutit të Arkeologjisë, mohoi që të jenë nën administrim nga instituti i saj, përkundrazi ajo tha se i takojnë Parkut të Apolonisë.
INSTITUTI PËR BAJKAJT E FINIQIN
E pyetur për dëmtimet e bëra në zonën arkeologjike të Bajkave dhe atë të Finiqit, Gjongecaj la të kuptohet se Instituti i Arkeologjisë nuk ka qëndruar duarkryq. "Ka pasur dëmtim të zonës së Bajkave dhe për këtë policia ka nisur hetimet. Mes arkeologëve ka mendime të ndryshme, nëse aty ka qenë tempull apo varr monumental", - tha ajo. Ndërsa bëri me dije se deri vonë nuk njihej si një zonë me të dhëna arkeologjike, drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë, shtoi se: "Për fat të keq dëmtimet e fundit do ta vështirësojnë përcaktimin e kësaj të fundit. Megjithatë këto ditë do të niset një grup arkeologësh nga Tirana drejt zonës që do të merren me këtë çështje dhe besoj se me të dhënat që do të sigurojnë do të mund të arrijnë në një përfundim të saktë për të". Për të bërë të mundur identifikimin e asaj që gjendej në Bajkaj, Gjongecaj ka shpresa tek pllakat e gurëve që kanë mbetur. Sa i takon Finiqit, ajo shprehet se gërmimet atje do të fillojnë në shtator, ndërkohë që vë në dukje edhe gërmimet klandestine që janë bërë në këtë zonë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate