22 giugno 2012

Sezoni turistik policia e Beratit masa per mbarevajtjen

Publikuar më 22/06/2012
Njësia rrugore e Drejtorise së Policisë së Qarkut të Beratit ka marre të gjitha masat për përballimin e situatës në këtë sezon turistik ku pritet shtimi i numrit të mjeteve qe qarkullojne.

Kthimi i emigrantëve pranë familjeve te tyre në këto ditë vere si dhe shitimi i vizitorëve në këtë qytet bënë që në këtë periudhë të shtohet ndjeshëm numri i mjeteve në rrugë. Fakti që qyteti i Beratit ka vetëm një rrugë hyrëse si dhe gjendja jo e mirë e akseve nacionale bënë që të shtohet rreziku per aksidente.
Për të parandaluar aksidentet si dhe garantuar një sezon turistik pa probleme njësia rrugore e policisë në këtë TurizmiShqipëria destinacion për shqiptarët e Maqedonisë Prishtinë, përurohet zona turistikeNdotje në Porto Romano dhe shëtitoren “Taulantia” qark mësohet se ka hartuar një plan masash, i cili po vihet në zbatim. Në një prononcim për mediat shefi i njësise rrugore në këtë qark Fuat Kulla bëri me dije se në të gjithë teritorrin e këtij qarku po ushtrohen kontrolle për të shmangur qarkullimin e mjeteve pa dokumentacionet përkatës.

Problematike paraqitet situata në lidhje me mungesën e sinjalistikës qoftë vertikale dhe horizontale, ndërkohë që gjendja e akseve nacionale dhe rurale jo e mirë ka ndikuar në shtimin e numrit të aksidenteve.
http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047254036/titulli/Sezoni-turistik-policia-e-Beratit-masa-per-mbarevajtjen

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate