05 giugno 2012

Qyteti i festave çel sezonin turistik veror me “Karnavalet e Korçës” 2012

  Karnavalet e Korçës

­karnavalet e korces ­­
Në datë 6 qershor Korça vishet me ngjyrat e Karnavaleve.
Qyteti i festave çel sezonin turistik veror me  “Karnavalet e Korçës”.­
Trupa vendase dhe te huaja parakalojnë në sheshin para Katedrales, muzikë, maska, atmosferë festive në të gjithë ­qytetin.

Mos mungoni!
Të shtunën 6 qershor
Ora: 19:00


  Karnavalet e Korçës

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane , Karnavalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin Shkurt. Veç individëve të shumtë të veshur karnavale, kishte edhe grupe me kitara, këmbajka dhe maska butaforike si koka kafshësh dhe njerëzish.
Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas viteve 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas viteve 90.


  Ringjallja e traditës së vjetër

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Në 10 Prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri. Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.


  Karnavalet sot

Karnavalet që nga viti 2008 çelin sezonin turistik të qytetit të Korçës në muajin qershor duke i paraprirë festave të shumta që organizohen nga Bashkia e qytetit gjatë sezonit veror. Në vitin 2008, organizohet Festivali i Tretë Ndërkombëtar i Karnavaleve, i cili solli një numër të madh pjesëmarrësish dhe përmirësim të ndjeshëm të treguesve cilësorë të organizimit dhe performancës. Rikthimi i kësaj feste popullore u mirëprit nga banorët e këtij qyteti dhe tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit.


  Grupet pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve 2012

  1. Banda frymore
  2. Kllounët dhe Hyrja  e personaliteteve
  3. Flamurtarët
  4. Butaforia “Zemra”
  5. Grupi i aerobisë
  6. Butaforia e kuzhinierit
  7. Ushtarët me xhip
  8. Kumari dhe zaret
  9. Patinat me flamur dinamikë
  10. Kërcim “Yjet magjike”
  11. Skënderbeu (Butafori Kupa)
  12. Kërcim Marinarët
  13. Serenata (Butafori Arlekini)
  14. Grupi i Kavajës
  15. Grupi i Patosit
  16. Kërcim
  17. Butafori “Breshka ”
  18. Grupi i Serbisë
  19. Grupi i Malit të Zi
  20. Biçikletat
  21. Brazilianët
  22. Cirku i Tiranës
  23. Akademikët (Butafori Froni)
  24. Grupi i Polenës
  25. Birra
  26. Grupi i Prilepit
  27. Grupi i kërcimit
  28. Grupi i Strumicës
  29. Kërcim
  30. Xhamajkanët
  31. Joneli
  32. Grupi Rom

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate