05 giugno 2012

Promovimi i turizmit dhe mjedisit në rajonin e Kukësit

Promovimi i turizmit dhe mjedisit në rajonin e Kukësit

•  Objektivi i Projektit
Objektivi i projektit është të kontribuojë në promovimin e një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe tërheqje ndaj rajonit të Kukësit nëpërmjet:
• Forcimit të kapaciteteve njerëzore dhe institucionale lokale në drejtim të Turizmi dhe mbrojtjes së mjedisit
• Përmirësimit të infrastrukturës që lidhet me mjedisin dhe turizmin në përputhje me prioritetet rajonale të identifikuara
 Ecuria e Projektit
Faza e parë e projektit që lidhet me realizimin e Studimit të Vlerësimit ka përfunduar .Ky studimi ka arritur në përfundimin se: Qarku i Kukësit ka potenciale, veçanërisht në burimet e tij natyrore.
Gjatë fazës së parë të projektit, janë ndeshur disa problematika si:
• Mungesa e reklamimit pozitiv të kësaj zone si dhe mos-përditësimi i informacionit mbi rajonin në ËEB-in turistik ndërkombëtar
• Degradimi i mjedisit në Qarkun e Kukësit (ndotja ambientale, neglizhenca dhe vandalizmi)
• Pak prej pasurive të prekshme të trashëgimisë (si monumentet arkeologjike, kulturore dhe historike) janë të prezantuara në mënyrë të kënaqshme për turistin. Shumë prej tyre janë të dëmtuara
• Mungon sinjalistika në vendet me interes turistik dhe shpeshherë është e gabuar ose me mungesë të theksuar të informacionit të plotë
• Mungon tregu për turistët për të blerë sendet artistike ose artizanale dhe produktet që prodhohen në qark
Aktualisht, është formuluar një listë me prioritetet për ndërhyrjet në infrastrukturë si ngritja e një Qëndre Rajonale Informimi për Turizmin, Ndërtimi i Muzeut të ri në Kukës, ngritja e Qëndrës së Kulturës dhe Turizmit në Valbonë, ngritja e tre kampingjeve, sinjalistika në të gjithë rajonin...etj).  
Aktualisht, Ekspertët e PNUDI-t kanë përfunduar formulimin e draft Strategjisë së Turizmit dhe Planin e Veprimit për Rajonin e Kukësit i cili do të konsultohet nga ekspertët e MTKRS, grupet e interesi dhe aktorë të tjerë të përfshirë në proces

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate