25 giugno 2012

Plazhi i Vlorës, i pushtuar nga ujërat e zeza, Qershor 24,2012



Vlorë - Në plazhin e vjetër të Vlorës nuk ka çesma, dushe, kosha mbeturinash e sikur të mos mjaftonte ai është pushtuar nga ujrat e zeza, era e rëndë e të cilave ndjehet në të gjithë hapsirën e plazhit. Por pushuesit që nuk mund të paguajnë çadrat apo shezlonet në plazhet private e kanë të vetmen mundësi plazhin e vjetër, si e vetmja hapsirë publike e mbetur në qytetin e Vlorës. 

"Është frika e madhe e infeksionit. Është komplet i kontaminuar, është me fekale, të mos them më të fortën. Plus tragetet që janë këtu, çfarë shkarkojnë e çfarë nuk bëjnë. Këtu kush të mundet të prishë, se për të rregullar s'po shohim gjë",-thotë një pushues.

"Mirë do ishte që bashkia këtu të kishte një vend për grumbullimin e plehrave sepse qytetarët konsumojnë, I lënë plehrat aty ku pushojnë",-shprehet një tjetër.

Në matjet e fundit të nivelit të ndotjes të ujrave në plazhin e vjetër ato ishin 12 herë më të larta se norma e lejuar, duke vënë në rrezik shëndetin e pushuesve. E vetmja masë që bashkia e qytetit ka marrë për këtë sezon ka qenë plugimi i brezit të rërës.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40941#Xchiu
Festim Llanaj  

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate