Tiranë -
Në
prag të sezonit turistik mjaft qytetarë pritet të rikthehen në atdhe
për të kaluar pushimet.Edhe pse shumica e tyre vijnë për këtë ka dhe nga
ata të cilët rikthehen për larje hesapesh apo për qëllime kriminale.Kjo
ka bërë që në hartimin e masave për sezonin turistik policia e
kryeqytetit të riskedojë personat e dyshuar apo dhe ata të cilët kanë
konflikte të vjetra.Kreu I rendit dhe sigurisë publike në policinë e
Tiranës Lorenc Shehu tha për Albanian Screen se policia e kryeqytetit ka
një listë të këtyre personave të dyshuar, të cilët mund të rikthehen në
atdhe për qëllime kriminale.
"Shërbim et e policisë së qarkut Tiranë kanëpërcaktuar detyra konkrete, janë të evidentuara të gjitha konfliktet, njerëzit që janë përfshirë në konflikte që mund të kthehen për pushime për të parandaluar dhe puna jonë është fokusuar në parandalimin e ngjarjeve kriminale. Duke i mbajtur në kontroll këto konflikte, duke bashkëpunuar me institucionet vendore, me të gjitha institucionet e agjencitë që kanë detyrime në zbatimin e ligjit", tha Lorenc Shehu, shef i rendit dhe sigurisë publike. Sipas këtij plani është parashikuar që cdo person pasi I është nënshtruar kontrollit në pikat kufitare, informacioni I detajuar krahasohet me listat e hartuara nga cdo drejtori policie në qarqe.Lidhur me këtë policia ka kontakte të vazhdueshme dhe me strukturat fqinje të policisë të cilat dërgojnë lista të përtëritura mbi raste të ndryshimit të identiteteve të personave të dyshuar. Publikuar: Qershor 10,2012 - 13:52 Jul Kasapihttp://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/39929 |
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
12 giugno 2012
Në prag të sezonit turistik mjaft qytetarë pritet të rikthehen në atdhe për të kaluar pushimet, por diku Kthehen për larje hesapesh, policia riskedon kriminelët e dyshuar
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento