05 giugno 2012

Mbi masat për garantimin e sigurisë publike gjatë Sezonit Turistik Veror 2012 në Qarkun e Korçës.

Mbi masat për garantimin e sigurisë publike gjatë Sezonit Turistik Veror 2012 në Qarkun e Korçës.

Sezoni veror eshte vleresuar si nje periudhe e rendesishme dhe e mbushur me mjaft aktivitet pushuese e argetuese, e cila sjell nje rritje te fluksit te levizjes se njerezve e mjeteve nga brenda e jashte vendit nepermjet Pikave te Kalimit Kufitar,ne akset rrugore dhe ne te gjithe territorin.Gjithashtu kjo periudhe eshte vleresuar edhe si nje mundesi shfrytezimi nga elementi keqberes per ushtrimin e veprimeve te paligjshme ne te gjitha drejtimet.Per kete arsye nga ana e strukturave te Drejtorise se Policise se Qarkut Korce,Drejtorise Rajonale te Kufirit & Migracionit dhe Njesise Rajonale te Policise Rrugore, ne zbatim te Programit te Punes te Drejtorise se Pergjithshme te Policise “Per garantimin e rendit dhe sigurise publike ne plazhe, rritjen e sigurise ne rruge dhe menaxhimin e hyrje/daljeve ne kufi, gjate sezonit turistik veror 2012”, jane marre masat e nevojshme per:
- Garantimin e rendit publik ne plazhe,vendet pushuese e argetuese dhe gjate zhvillimit te aktivitetteve ne kuadrin e ketij sezoni.
- Parandalimin e goditjen e veprimtarise kriminale ne vendet pushuese e argetuese dhe ne drejtime te tjera te mundshme per t’u shfrytezuar nga elementi kriminal gjate kesaj periudhe.
- Rritjen e sigurise ne rruge, garantimin e qarkullimit te lire dhe parandalimin e aksidenteve automobilistike.
- Sigurimin e sherbimeve policore ne perputhje me standartet dhe Kodin e etikes se Policise.
- Sigurimin e ndihmes ndaj komunitetit ne rast nevoje, aksidentesh apo emergjencash.
- Menaxhimin sa me mire te fluksit te hyrje/daljeve.
- Rritjen e standarteve dhe lehtesimin e procedurave te kontrollit te kufirit.

 Gjate sezonit turistik 2012 behet me dije se:
1. Do te zhvillohen takime me organet e qeverisjes vendore,organe e institucione te tjera si dhe agjensi e organizma qe ushtrojne aktivitet ne fushen e turizmit per evidentimin e zonave qe shfrytezohen per turizem e aktivitete te ndryshme gjate sezonit veror, me qellim pergatitjen e planeve per sigurimin e rendit dhe qetesise publike.

2. Komisariati i Policise se Pogradecit ka marre masat perkatese per sigurimin e rendit ne plazhin e liqenit te Ohrit,dhe zhvillimin e aktiviteteve te tjera gjate sezonit turistik.

3. Gjithashtu gjate sezonit nga ana e Stacionit te Policise Kufitare & Migracionit dhe Komisariatit te Policise se Pogradecit do te bashkepunohet me Bashkine e qytetit te Pogradecit,me Komunat e Bucimasit e Hudenishtit,Sherbimin Hidrografik Shqiptar si dhe institucione te tjera lidhur me disiplinen e perdorimit te mjeteve ujore per:
-  percaktimin e zones ku motoret e ujit lejohen te perdoren sipas percaktimit te vijes se plazhit publik/privat te vena ne dispozicion nga bashkia apo komunat,
-  oraret e perdorimit te tyre,
-  percaktimin e distances per plazhet sipas pozicionit dhe thellesise se ujit,
-  vendosjen e shenjave kufizuese.

4. Eshte bere bashkepunimi me bashkite,komunat dhe drejtorite e mirembajtjes se rrugeve per vendosjen e sinjalizimeve te duhura,kryerjen e riparimeve e sherbimeve per sigurimin e qarkullimit te lire te njerezve e mjeteve si dhe tabelave per paralajmerimin ne lidhje me rreziqe te ndryshme (mbytje,zjarre), aksidentet e per probleme te tjera.

5. Ne vazhdimesi do te vleresohet e do te merren masa te vecanta per te siguruar nje paraqitje te jashtme sa me dinjitoze, nje komunikim te kulturuar e ne menyre profesionale,duke parandaluar abuzimet e shkeljet ne cdo rast nga punonjesit e policise.

6. Jane marre masat per forcimin e rregjimit te ruajtjes dhe kontrollit te kufirit,sidomos ne hyrje-daljet ne PKKK,me qellim parandalimin dhe goditjen e cdo veprimtarie te mundshme kriminale ne drejtim te trafiqeve,kontrabandes etj.

7. Gjate periudhes ne vazhdim do te evidentohen ne menyre te sakte hotelet, lokalet dhe mjediset e tjera ku ndodhen pushuesit vendas e te huaj per marrjen e masave per parandalimin e vjedhjeve dhe veprimtarive te tjera kriminale ndaj tyre.

8. Do te bashkepunohet me organet e pushtetit vendor,policite bashkiake e komunave dhe inspektoriatin e mjedisit per vendosjen e rregullit e qetesise dhe nderprerjen e muzikes ne rastet e tejkalimit te orareve apo normave te lejuara te muzikes,nga lokalet,diskotekat, afer zonave te banimit e te pushimit.

9. Do te ushtrohen kontrolle e do te merren masa te rrepta ndeshkuese ndaj drejtuesve te automjeteve qe perdorin pije alkoolike,qe qarkullojne pa dokumente,apo me dokumente te falsifikuara, qe ecin me shpejtesi tej normave te lejuara dhe kryejne shkelje te tjera qe behen burim aksidentesh.Vemendje e vecante do t’u kushtohet automjeteve te transportit te udhetareve si per respektimin e rregullave gjate levizjes,respektimin e kategorive te lejes se drejtimir,respektimit te kapacitetit te pasagjereve etj.

10. Do te merren masat e nevojshme ne Pikat e Kalimit Kufitar per perballimin e fluksit,duke eleminuar radhet dhe vonesat,nepermjet shpejtimit te procedurave,shtimit te sporteleve,perforcimit te sherbimeve dhe bashkepunimit me strukturat homologe te shteteve fqinje, etj.

Krahas detyrave te permendura me lart, do te ndiqen e zbatohen detyra te tjera te parashikuara ne Programin e Punes te Drejtorise se Pergjithshme te Policise, si dhe vlen te theksohet se per zbatimin e detyrave te parashikuara ne planet e hartuara nga komisariatet dhe stacionet e policise dhe gjithe dinamikes se punes ne kuadrin e sezonit veror turistik 2012, nga Grupi i Punes i ngritur me specialiste te Drejtorise se Policise Qarkut Korce,Drejtorise Rajonale te Kufirit & Migracionit si dhe Njesise Rajonale te Policise Rrugore,do te ushtrohet nje kontroll sistematik per venien ne praktike me rigorozitet te masave te caktuara sa me siper u permenden.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate