19 giugno 2012

Kosovarët fundjavë në bregdetin e Shëngjinit,Albania...


17/6/2012Lezhë - Shëngjini ka mirëpritur këtë fundjavë pushues të shumtë. Pjesa më e madhe e pushuesve dhe vizitorëve ishin nga Kombit. Plazhi i Shëngjinit vazhdon të mbetet ndër më të preferuarit për pushuesit kosovarë, kjo edhe për shkak të distancës së shkurtër me Kosovën, pas përfundimit të rruges së Kosovës. Pushuesit vijnë kryesisht, nga Prizreni, Gjakova si edhe Prishtina.

Ndër plazhet më të frekuentuar mbetet Shëngjini, ku sipas statistikave zyrtare numri i pushuesve në ditët e zakonshme arrin në 20 mijë në ditë, e ndërsa në fundjavë deri në 50 mijë pushues. Ndërkohë mësohet se vitin e kaluar me vënien në efiçensë të rrugës Durrës-Kukës-Morinë, numri i pushuesve kryesisht kosovarë është rritur me 30-40%.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Turizmit, 46% e pushuesve dhe turistëve që kanë hyrë në Shqipëri janë qytetarë të Kosovës.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40420
Lindita Kokaj

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate