25 giugno 2012

Kanalet e hapura në Shkozet e Plazh, vatër infeksionesh. Qershor 24,2012

Shkozet/Plazh - Kanalet e hapura ne zonen e Shkozetit dhe te Plazhit jane kthyer ne nje shqetësim te vazhdueshem per banoret e ketyre dy lagjeve periferike te Durresit. Prej vitesh dy kanale ne kete zone jane kthyer ne burim semundjesh për shkak të parazitëve tek banorët. Ne Shkozet, një gropë qendron e hapur duke u kthyer ne nje mocal te rrezikshem.

"Po bën gati një vit që na krijon shumë probleme, jo mushkonja, jo?çtë të them? Nga më të ndryshmet, pisllëqe, të gjitha banjot e pallatit aty derdhen",-thojë një banor.

"Kanale, ujëra të zeza por edhe thellësia, po të bjerë një fëmijë aty, apo edhe një i rritur që nuk di not, mbytet",-shprehet një tjetër.

Dy kanalet ne fjale ne dimer jane bere burim i permbytjeve, ndersa ne vere kthehen ne vatra infeksioni. Bashkia e Durresit ka hartuar prej disa vitesh nje projekt per mbylljen e tyre, sipas te cilit siper kanaleve do të ndertoheshin rruge dytesore, por per mungese fondesh projekti nuk eshte zbatuar.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40954#Xchiu
Aleks Kalemasi  


Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate