12 giugno 2012

Ju sot i thoni shqiptarëve deti është vetëm i Saliut dhe ju të tjerët nuk keni det. Vizat u hoqën apo jo?



12 Qershor 2012 - 15:25 | Shqiperi


Moratoriumi i skafeve, Komisioni i Ligjeve rrëzon PS

Moratoriumi i skafeve, Komisioni i Ligjeve rrëzon PSTIRANË- Maxhroanca rrëzon në Komisionin e Ligjeve nismën ligjore të socialistëve për heqjen e moratoriumit të skafeve. Për socialistët ndalimi i mjeteve lundruese në ujrat detare është një masë e tepërt dhe dëmtuese ndaj biznesit. Ndërsa, demokratët argumentuan të kundërtën.

‘Ju sot i thoni shqiptarëve deti është vetëm i Saliut dhe ju të tjerët nuk keni det. Vizat u hoqën apo jo?! Trafik nuk ka pse të ketë. Ju thoni, që ka trafik të lëndëve narkotike, është mediokre ta thoni. Në mos e qëllimshme, për të mbajtur në këmbë moratoriumin e skafeve’,- deklaroi deputeti i PS, Saimir Tahahiri.

‘Ne jemi përpara marrjes së statusit të vendit kanditat. Dëgjova kryetarin e PS-së që gjatë gjithë kësaj kohe që kur bëhej fjalë për presidentin ta përmendte shpesh. Për herë të parë në jetën e tij dhe për herë ë parë kaq shpesh ishte i shqetësuar për marrjen e statusit të vendit kandidat. Papritur na vjen një kërkesë për heqjen e një moratoriumi qe vetëm e dëmton qëllimin që kemi ne’,- theksoi deputeti demokrat, Edi Paloka.

Por, hedhja në votë e kësaj nisme provokoi palët edhe për mënyrën e zgjedhjes së Bujar Nishanit, si president.

‘Sic e bëtë ju me Vishën dhe humbët, sic e bëtë tek presidenti dhe humbët. Prova janë të gjitha këto’,- u shpreh kryetari i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali.
(e.m/News24/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=48&id_ansalive=15311
  

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate