25 giugno 2012

Infeksionet gjenitale, përhapja më e madhe gjatë plazhit, Qershor 24,2012

Tiranë - Infeksionet në traktin urogjenital te gratë në periudhën e pushime shtohen ndjeshëm, pasi mikroorganizmat që e shkaktojnë goditen nga i nxehtit dhe lagështia. Rrobabanjot e laguara dhe peshqirët janë transmetuesit kryesorë të baktereve dhe viruseve.

Vatër infeksionesh janë dhe tualetet publike apo dhomat e zhveshjes nëpër pishina dhe plazhe, pasi në to qarkullon një numër i madh njerëzish. Shumica e vajzave dhe grave, pas përfundimit të plazhit i drejtohen gjinekologëve, pasi kanë shqetësime. Gjinekologia pranë Maternitetit 'Koco Gliozheni', Mirela Rista thotë se kryesisht infeksioni më i përhapur është ai, që populli e njeh me emrin myk.

"Konsultat dhe vizitat gjinekologjike janë më të shpeshta te gratë në periudhën e pushimeve. Për më shumë dhe temperaturat e larta, pra lagjështia dhe ngrohtësia bashkë, favorizojnë shtimin e mundësisë për të fituar një mykozë vaginale një paciente që dikur mund ta ketë pasur këtë problem dhe i rikthehet ky shqetësim në ambientet e plazheve. Shtimi i baktereve jashtë florës normale, pra bakteret patogjenë që kolonizojnë vaginën në këtë periudhë favorizohen nga ambientet publike më të frekuentuara që janë tualetet e ambienteve publike, por edhe shezlonet",-thotë Rista.

Për këtë arsye Rista jep dhe disa këshilla për kujdesin, që duhet të tregojnë gratë për të parandaluar sa më shumë këto infeksione. Pasi kurimi zgjat shumë dhe të njëjtin mjekim duhet ta marrin dhe partnerët e të infektuarave, pra ai duhet të bëhet në çift.

"Duhet të bëjnë kujdes me higjenën e tyre personale. Absolutisht duhet të mbajnë e të përdorin vetëm peshqirat e tyre personalë, peshqira higjenikisht të pastër, jo peshqirë që janë përdorur ditë pas dite, i njëjti peshqir i cili nuk ka kaluar në procesin e larjes. Edhe vetë lagështia që kanë rrobat e banjës sa herë që hyjnë e dalin në det apo në pishinë, ai moment i tharjes në trup ndikon në shtimin e bakterieve apo të mykozave vaginale",-thekson ajo.

Gjithashtu gratë duhet të tregojnë më shumë kujdes dhe për lëkurën pasi në plazh duhet të përdorim vetëm krema apostafat për mbrojtje apo nxirrje nga djelli. Shpesh herë ndodh, që të përdorim kremra të tjerë dhe për pasojë djelli në kontakt me to ndikon në shfaqjen e alergjive të ndryshme.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40953#Xchiu
Julia Bardhushi


Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate