05 giugno 2012

Emigrantët, qeveria i ka harruar, i numëron vetëm për turizëm

Emigrantët, qeveria i ka harruar, i numëron vetëm për turizëm
 
image 
Aleanca Kuqezi ka shprehur dje shqetësimin për situatën e emigrantëve shqiptarë si jashtë dhe ata që janë kthyer në vend, ndërsa ka akuzuar qeverinë se e ka braktisur këtë kategori. AK deklaroi në një njoftim shtypi se pas 21 vitesh nga nisja e eksodit të madh, ende nuk dihet numri i saktë i emigrantëve që ndodhen jashtë trojeve shqiptare. "Largimi i shqiptarëve nisi pas rrëzimit të sistemit totalitar dhe vendosjes së atij demokratik në vitin 1990, për të vazhduar deri në ditët e sotme kur edhe pse lëvizim lirshëm më vendet e Bashkimit Evropian largimi nga atdheu mbetet i vetmi shpëtim. Edhe pas 21 vitesh largime pa fund shqiptarët nuk e dinë ende se sa bashkëkombas të tyre janë larguar nga vendi, apo se sa të tjerë janë rikthyer pas vitesh të tëra emigrim. Ne nuk e kemi asnjë informacion, asnjë regjistër, asnjë përllogaritje për numrin e saktë të shqiptarëve që janë larguar nga vendi ynë. Gjithashtu ne ende nuk jemi në dijeni se sa emigrantë janë kthyer në atdhe pas vitesh të tëra emigrim". Në këtë pikë, Aleanca bën thirrje që qeveria të mos përdorë me emigrantët në shifrat e turistëve. "Aleanca kuqezi i bën thirrje qeverisë shqiptarë që të mos keqpërdorë emigrantët dhe keq informojë qytetarët shqiptarë kur thotë se janë 1 milion turistë në sezonin verorë pse të gjithë ne jemi dëshmitarë të faktit se bashkëkombësit tanë dy herë në vit kthehen tek familjarët e tyre për festat e fund vitit dhe sezonin verorë". Sipas Aleancës, nevojitet një strategji në trupat diplomatike për kategorinë e emigrantëve. “Mbrojtja nga qeveria është detyrim kushtetues. Duhet reformë në strategjinë e trupit tonë diplomatik. Aleanca Kuqe e Zi i bënë thirrje qeverisë shqiptare dhe ministrisë së jashtme që të vërë në lëvizje ata mijëra punonjës diplomatik për të cilët harxhohen para pafund për makina dhe qira banesash luksozë të kenë në vëmendje të tyre qytetarët shqiptarë që largohen nga vendi mëmë për një jetë më të mirë dhe jo protokollet e vizitave zyrtare të drejtuesve të shtetit shqiptarë”. “Aleanca Kuqezi denoncon qeverinë dhe shtetin shqiptarë që dhunon dhe shkel hapur nenin 8 të Kushtetutës Shqiptare, i cili e detyron atë të mbrojë të drejtat dhe interesat e shqiptarëve kudo që janë edhe jashtë kufijve”. Më tej, AK vë në dukje faktin e të drejtës së votës që sipas Aleancës, emigrantët janë përjashtuar nga kjo e drejtë. “Ne flasim sot për të drejtat e emigrantëve shqiptarë por nga ana tjetër një e drejtë themelore i është mohuar kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare. Prej 21 vitesh këta qytetarë shqiptarë nuk kanë mundur të shprehin vullnetin e tyre në asnjë nga proceset zgjedhore, një tjetër e drejtë e shkruar e zeza mbi të bardhë në dokumentin themeltarë të shtetit shqiptarë, Kushtetutën e Republikës”http://www.gazetatelegraf.com/sociale/12333-aleanca-kuq-e-zi.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate