26 giugno 2012

Efektiviteti i romanit gjatë pushimeve në plazh dhe librat që nuk mungojnë në çantën e plazhit

Pjesa më e madhe e lexuesve, nën temperaturat që rriten gjithnjë e më shumë, preferojnë libra sa më të thjeshtë, argëtues, histori suksesi, histori dashurie dhe jo libra që kërkojnë përqëndrim. Sipas librashitësve, libra të rinj të autorëve shqiptarë e të huaj botohen vazhdimisht, por ajo që mban rekord shitjesh në verë është gjithmonë gjinia e romancës.

Sipas shumë studimeve të kryera rreth efekteve që ka lexuarja e një libri në plazh, thuhet se truri bëhet shumë rigjenerues dhe prodhues.

Edhe pse shijet e librave ndryshojnë sipas grupmoshave, përsëri një histori dashurie pasionante, apo e pamundur, është libri që shumë zgjedhin të mos e harrojnë në valixhen e tyre të pushimeve.

Vetëm pushime? Jo, ka nga ata që edhe pse gjithë vitin e kanë kaluar në punë nuk u ndahen dot librave. Më së shumti librat në plazh lexohen nga një brez i rritur, ndërkohë që më të rinjtë preferojnë revistat. Por, ka nga ata që në çantën e tyre të plazhit nuk mbajnë libra, por thjeshtë një Ipad, ku në të kanë disa libra. Në të mund të lexojnë poshtë çadrës çfarë të duan ata, por duke humbur kështu kënaqësinë e të prekurit të letrës me dorë.

Për shumë njerëz vera konsiderohet si periudha më e mirë për të lexuar. Stina e verës është edhe periudha kur rritet edhe numri i shitjes së librave. Krahas syzeve, kapeles, vajit të plazhit nuk duhet të harrohet të merret edhe një libër në çantën e plazhit për ta lexuat buzë detit.
http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047255377/titulli/Efektiviteti-i-romanit-gjate-pushimeve-ne-plazh 



Romancat, librat që nuk mungojnë në çantën e plazhit

Romancat, librat që nuk mungojnë në çantën e plazhitTIRANË- Nën hijen e çadrës, pranë bregut të detit, romancat janë librat që shkojnë më për shtat në një ditë të nxehtë vere, kur përpiqemi të çlirohemi nga ngarkesa e ditëve të zakonshme dhe kur një histori dashurie të përfshin pa frikë.

Pjesa më e madhe e lexuesve, nën temperaturat gjithmonë në rritje, preferojnë libra sa më të thjeshtë, argëtues, histori suksesi, histori dashurie dhe jo libra që kërkojnë përqëndrim. Sipas librashitësve, libra të rinj të autorëve shqiptarë e të huaj botohen vazhdimisht, por ajo që mban rekord shitjesh në verë është gjithmonë gjinia e romancës.

Edhe pse shijet e librave ndryshojnë sipas grupmoshave, përsëri një histori dashurie pasionante, apo e pamundur, është libri që shumë zgjedhin të mos e harrojnë në valixhen e tyre të pushimeve.

Librat më të kërkuar gjatë kësaj kohe janë Danielle Steel, me romanin e saj "Çështje zemre" dhe Emily Giffin me "Duaje atë me të cilin je". Në këtë roman personazhet Elen dhe Endi Graham kanë një martesë të përkryer. Thellësia e devotshmërisë së tyre dhe natyrshmëria me të cilën nxjerrin në pah më të mirën prej njëri-tjetrit nuk mund të vihen në dyshim. Por një pasdite fatale, Elen ndesh Leon, njeriun që nxori në dritë më të keqen tek ajo, njeriun që e pati braktisur një dekadë më parë, të cilin ajo nuk mundi ta harronte kurrë plotësisht. Dhe kur rishfaqja e tij rizgjon emocionet e përfjetura, Elen nis të pyesë veten a është jeta e saj aktuale pikërisht ajo që do të kishte dashur të jetonte…

Lexuesi shqiptar ka mirëpritur edhe romanin e parë të Enrico Bricit "Një histori dashurie me rock & roll" si dhe atë "Damka e turpit", shkruar nga Nathaniel Hawthorne në 1850, një histori dashurie e vendosur në një situatë historike të vërtetë. Ky libër konsiderohet si kryevepra e Hawthorneit.

Vetëm pushime? Jo, ka nga ata që edhe pse gjithë vitin e kanë kaluar në punë nuk u ndahen dot librave. Më së shumti librat në plazh lexohen nga një brez i rritur, ndërkohë që më të rinjtë preferojnë revistat. Por, nga ata që në çantën e tyre të plazhit nuk mbajnë libra, por thjeshtë një Ipad, ku në të kanë disa libra. Në të mund të lexojnë poshtë çadrës çfarë të duan ata, por duke humbur kështu kënaqësinë e të prekurit të letrës me dorë.

Një tjetër roman që futet në listën e librave që lexohen gjatë verës është "Marina", i shkruar nga autori Carlos Ruizzafon. Në të pasqyrohet jeta e një studenti dhe lindja e dashurisë për Marinën.

Për shumë njerëz vera konsiderohet si periudha më e mirë për të lexuar. Stina e verës është edhe periudha kur rritet edhe numri i shitjes së librave. Krahas syzeve, kapeles, vajit të plazhit shumë kush nuk harron të marrë edhe një libër në çantën e tij të plazhit për ta lexuat buzë detit.

 http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/romancat-librat-qe-nuk-mungojne-ne-canten-e-plazhit-93812.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate