29 giugno 2012

Clark viziton Apoloninë, Albania: Keni potencial të jashtëzakonshëm turistik


Fier Qershor 29,2012 - 11:07 Kryetarja e Grupit te Zhvillimit ne OKB, Helen Clark, ka vlerësuar potencialin turistik të Shqipërisë gjatë një vizite në Fier, ku ka inspektuar investimet e këtij programi të Kombeve të Bashkuara.
Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë ajo vlerësoi edhe angazhimin e qeverisë shqiptare për zhvillimin e turizmit kulturor. Muzeu me objektet e çmuara historike i këtij Parku u rihap pas 20 vjetësh falë programit të OKB-së për turizmin kulturor.

"Unë mendoj se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Tashmë kjo gjë është bërë e njohur edhe nga "Lonely Planet" që e bëri atë destinacionin Nr.1 vitin e kaluar. Shqipëria ka bregdetin e saj, ajo ka malet e veta, por ajo gjithashtu ka këtë histori shumë shumë interesante kulturore që daton në kohë shumë të lashta. Shqipëria ka një komb të lashtë, qytetërime të tjera të lashta kanë kaluar këtu. Ndaj ka një interes të madh për turizmin në të ardhmen", u shpreh Clark.

Më herët zonja Clark vizitoi edhe Qendrën Komunitare të Levanit dhe Klubin e Punës ne Zyrën e Punësimit në Fier. Ajo po qëndron në Shqipëri në kuadër të Konferencës së Pestë Ndërqeveritare për Reformën "Një OKB" që po zhvillohet në kryeqytet.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/41351

Aleksandër Nushi

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate