25 giugno 2012

Berati 4 vjet në UNESCO, rrugët në gjendje të mjerueshme

Berati 4 vjet në UNESCO, rrugët në gjendje të mjerueshmeBERAT 23 Qershor 2012 - Rrugë të dëmtuara si dhe gropa me ujë dhe baltë, është kjo panorama që ofron qyteti i ngurtë i Beratit në hyrje të tij. Por, nuk mjafton kaq. Të gjithë rrugët që të shpien në qytetin e një mbi një dritareve janë në gjendje të mjerueshme. Në 15 vite askush nuk ka menduar të vërë dorë mbi rrugët që të shpien në Berat, përkatësisht në atë Lushnje-Berat dhe Fier-Berat.

Madje as anëtarësimi i këtij qyteti, në Organizatën Botërore të Ruajtjes së Trashigimisë (UNESCO), nuk luajti asnjë rol në përmirësimin e infrastrukturës së këtij qyteti. E vetmja që ka ndërhyrë sado pak në mirëmbajtje ka qënë Ndërmarrja e Rrugëve, e cila është nën administrimin e Bashkisë së qytetit. I ndodhur përballë një fakti të tillë, ku edhe sezoni turistik është celur, kreu i Bashkisë Fadil Nasufi apelon për ndërhyrje urgjente.

“Unë jam këtu, për të bërë edhe një herë apelin që ndëhyrja nuk është më luks, por një emergjencë sepse privohen rreth 10 mijë e 800 mjete që kanë vetëm qytetarët e Beratiti. Dhe kjo shifër dyfishohet po të marrim parasysh, Policanin, Corovodën dhe 25 komunat e rajonit. Po të marrim parasysh që tregu turistik është në rritje dhe po të marrim parasysh që rrugët që janë bërë nëpër qytete të tjera të Shqipërisë, apo dhe nëpër Komuna, flasin se ka një mungesë vëmendje, jo mungesë fondesh. Sepse nuk është thjesht një e drejtë morale dhe një situatë tepër kritike që kërkon ndërhyrje, por është nder që i bëhet qeverisë me këtë aks rrugor, sepse Berati është shtëpia e pritjes së Shqipërisë. Këtu vinë kryetar shtetesh për vizitë, vijnë personalitete. Vijnë turistë elitar, dhe aq sa impresionohen nga vlerat e këtij qyteti, aq dhe ligështohen kur shikojnë këto rrugë”,- u shpreh kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi.

Nasufi, deklaron se projektet për qytetin kanë qënë të shumta, por ato asnjëherë nuk kanë gjetur mbështetjen e institucioneve përkatëse për investime. Bëhet fjalë për të mbuluar një investim rreth 70 km rrugë dhe më konkretisht 30 km në aksin Lushnje-Berat dhe 40 km në aksin Fier-Berat.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/berati-4-vjet-ne-unesco-rruget-ne-gjendje-te-mjerueshme-93617.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate