25 giugno 2012

Berat, kërkohet restaurimi i shtëpive muzeale

Berat, kërkohet restaurimi i shtëpive muzealeBERAT 24/6/2012- Rreth 300 banesa karakteristike në dy lagjet muzeale Mangalem dhe Goricë në Berat kanë nevojë për investime, mirëmbajtje e investime, ndërkohë që çatitë e tyre janë dëmtuar tërësisht.

Kreu i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës pohon se fondet që ka pasur në dispozicion ky institucion, i ka përdorur për mbijetesën e këtyre monumenteve, duke bërë restaurime të pjesshme i ndihmuar financiarisht edhe nga pronarët e banesave. Ndërkohë që për restaurimin total të këtyre banesave pritet financim nga qeveria.

“Për këtë vit kemi të akorduar një fond për 25 çati. Presim ta tenderojmë në një kohë të shkurtër. I gjithë ky fond do realizohet me buxhetin e shtetit”, tha Kreu i Drejtorisë së Monumenteve, Lonik Çuedari.

Gjatë 5 viteve të fundit në lagjet muzeale Mangalem dhe Goricë janë bërë disa restaurime në kalldrëme dhe vitin e kaluar është bërë lyerja e fasadave dhe ndriçimi në lagjen Mangalem. Qendra historike e Beratit është zona më e frekuentuar edhe nga turistët, vëmendja e të cilëve është përqendruar më shumë pas futjes së Beratit në UNESKO.
(ma.ar/BalkanWeb)





Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate