02 giugno 2012

Albania Prespa Gazetë informuese e procesit për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis për komunat e Parkut të Prespës


Albania Prespa 
Gazetë informuese e procesit për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis për komunat e Parkut të Prespës, botohet në kuadër të projekti për Menaxhimin e Integruar të Ekosistemit të Basenit të Prespës
 
Qëllimi i kësaj gazete
Kjo gazetë është organ i projektit të Menaxhimit të Integruar të Ekosistemit të Basenit të Prespës. Qëllimi kësaj gazete është të informojë banorët e Parkut të Prespës mbi vlerat e këtij Parku si dhe synimet e projektit dhe komponentëve të saj.
Në këtë gazetë do të trajtohen të gjithë objektivat e projektit dhe, në veçanti, komponenti i hartimit të Planit Lokal të Veprimit në Mjedis për komunat Progër dhe Liqenas. Gjithashtu, kjo gazetë ka si qëllim të tërheqë vëmendjen tuaj mbi zhvillimin e qëndrueshëm të këtij Parku dhe t'ju ftojë të jeni pjesë aktive e zhvillimeve që po ndërmerret për këtë qëillim. Gazeta do t'ju bëjë të ditur rezultate të punës nga projekti si dhe do të trajtojë tematika problemore dhe do të përpiqet të shërbejë si pasqyrë e mendimeve dhe sugjerimeve tuaja. Pjesëmarrja publike në këtë projekt është jetësore në zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut të Prespës dhe në arritjen e rezultateve që përfshijnë mendimin dhe dëshirën për zhvillim të banorëve të Parkut.
Stafi i projektit ju fton të jeni pjesë aktive e këtij zhvillimi duke dhënë kontributin tuaj në aktivitetet publike dhe paraqitur mendimet tuaja pranë personave të kontaktit.

Çfarë ka të drejtë publiku?
Sipas legjislacionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, publiku ka të drejtë:
* të marrë jo vetëm informacion, por edhe dokumentacionin e duhur dhe vendin se ku mund të gjendet ai;
* ta marrë informacionin sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se një muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;

Komunat Liqenas dhe Progër punojnë në hartimin e
Planit Lokal të Veprimit në Mjedis

Specialistë të komunës Liqenas dhe Progër, si dhe specialistë në nivel rajonal e kombëtar, po vijojnë punën e nisur që në muajin korrik të këtij viti për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis për komunat Liqenas dhe Progër.
Gjatë këtyre muajve janë organizuar një sërë takimesh ndërmjet specialistëve dhe janë identifikuar problemet në komunat Liqenas
dhe Progër. Këto problematika paraqiten shkurtimisht në këtë gazetë, ndërkohë që përmbledhja e përgjithshme mund të gjendet pranë komunës.
Grupi po punon në vlerësimin e gjendjes në disa drejtime, në:vlerësimin e pasurive natyrore dhe menaxhimin e tyre; bujqësia dhe menaxhimi i saj; zhvillimi rural; zhvillimi i turizmit, edukimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit, etj. Këto fusha po analizohen dhe është nxjerrë lista e problemeve, si dhe shkaqeve që kanë çuar në këtë gjendje.
Në fund të procesit, grupi do të përpiqet t'i japë zgjidhje këtyre problemeve duke përcaktuar masat dhe ndërhyrjet konkrete në përmirësimin e gjendjes.
Pjesëmarrjaepublikutështëshumëerëndësishmepërkëtëproces.Meanëtëkësajgazete,posteraveqëjanëvendosur
nëpër fshatrat e komunës, fletoreve edukative për nxënësit e shkollave, veprimtarive edukuese dhe ndërgjegjësuese, ndihmave pilote për përmirësimin e gjendjes, si dhe takimeve direkte me banorët, synohet të merret mendimi i sa më shumë banorëve në këtë proces. Dokumenti që poërgatitet është shumë i rëndësishëm për gjenerimin e financimeve dhe tërheqjen e donatorëve në zonën e liqeneve të Prespës. Së bashku me komunat Liqenas dhe Progër është përfshirë dhe komuna Qendër Bilisht në hapat e hartimit të këtij procesi për të hartuar një plan të përbashkët përmirësimi të trajtimit të Parkut të Prespës .
Grupi i punës ka hartuar një dokument paraprak, ku përfshihen një vizion për komunitetin, analiza e gjendjes, lista e problemeve dhe Plani i Veprimit. 
Ky dokument paraprak është i hapur për diskutim me banorët për të shkruar një dokument ku të gjithë të japim ndihmesën dhe kontributin tonë.
*    të marrë informacion pa treguar përse nevojitet ai;
*    të marrë përgjigje se përse nuk është përmbushur një kërkesë e caktuar.
*    përfshirjen drejtpërsëdrejti në marrjen e vendimit;
*    përfaqësimit të interesave të qytetarëve (duke ushtruar presion mbi autoritetet, lobimit, ndërtimit të projekteve të partneritetit me specialistë të ndryshëm, etj);
* gjetjes së rrugëve të dobishme dhe krijuese për monitorizuar dhe ndikuar procesin e vendimmarrjes.

Përfitimet nga pjesëmarrja
*    Nivel më i lartë i zbatimit të parimeve të demokracisë;
*    Kontrollohen më mirë veprimet e autoriteteve publike;
*    Përmirësohet cilësia e vendimeve të marra duke u afruar me nevojat e publikut;
*    Zbatimi i vendimeve është më i mirë kur vendimi është marrë në bashkëpunim.

 
Projekti “Menaxhimi i integruar i ekosistemit të basenit të Prespës”
 Parku i Prespës vlerë e natyrës

Zona e Prespës është një nga zonat më të bukura natyrore të Shqipërisë,
e cila kërkon kujdesin e secilit prej nesh.
·    Në pjesën shqiptare të Parkut të Prespës, vlerësohet se popullsia është në rritje ose e qëndrueshme dhe me një dendësi relativisht të lartë të popullsisë me 20 banorë për metër kator. Brenda kësaj popullsie, 23% janë të papunë dhe të ardhurat mesatare vjetore janë rreth $700, në të cilën angazhimi në bujqësi përbën rreth 70% të krahut të punës. Në pjesën shqiptare të parkut nuk ka ndonjë zhvillim industrial.
Frutat e egra dhe bimët mjekësore janë të rëndësishme për gjenerimn e të ardhurave për banorët e parkut.

Speciet unike: flora e pjesës shqiptare të Parkut Kombëtar të Prespës numëron rreth 1000 specie, ose 30% të gjithë florës së Shqipërisë.
Numërohen rreth 50 specie të faunës dhe rreth 19 specie bimore të cilat gjenden vetëm në pellgun
ujëmbledhës të Prespës, 1600 specie fluturash dhe një diversitet i madh amfibësh dhe reptilësh.

Parku i Prespës është një vend globalisht i rëndësishëm për ushqimin, shumëzimin dhe folenizimin e rreth 91 specieve të zogjve migratorë, përfshi edhe specien vulnerabël të Pelikanit Kaçurrel.
Të paktën 19 specie të faunes në Park janë të rrezikuara Niveli i zhvillimit të turizmit është relativisht i ulët, po lidhjet midis mbrojtjes se mjedisit dhe turizmit po bëhen më të qarta dhe më të rëndësishme, sepse ekoturizmi po zhvillohet në këtë zonë edhe në gjithë
vendin.


“Menaxhimi i Intregruar i Ekosistemit të Basenit të Liqeneve të
Prespës në Shqipëri, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë
dhe Greqi (Shtator 2006 -Shtator 2011).

Objektivi i këtij projekti është të nxisë adaptimin e menaxhimit
të integruar të ekosistemit në zonën ndërkufitare të basenit të
Liqenit të Prespës në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë,
Shqipëri dhe Greqi për të ruajtur biodiversitetin e rëndësishëm
në shkallë globale, për të zbutur ndotjen në liqenet ndërkufitare,
dhe për të siguruar një bazë të qëndrueshme për zhvillimin e
mëtejshëm ekonomik dhe shoqëror të Bazenit
Projekti i Parkut te Prespës do të mbrojë banorët lokale dhe
vendbanimet e tyre (të tashme dhe të ardhme) në procesin e
mbrojtjes së mjedisit përreth tyre, duke minimizuar shkaqet
njerëzore të cilat sjellin shkatërrimin, degradimin ose dëmtimin e
ekosistemit natyror të Prespës.

Planet Lokale të Veprimit në Mjedis
Plani Lokal i Veprimit në Mjedis (PLVM) është dokument i
politikës mjedisore vendore, që pasqyron përparësitë dhe detyrat
në fushën e mjedisit, veprimtaritë dhe masat që do të ndërmerren
për zgjidhjen e tyre, identifikon organet dhe strukturat që do të
angazhohen, secila në linjën e vet, si dhe përllogarit kostot dhe
mbështetjen financiare të nevojshme. PLVM hartohet në nivel
qarku, rrethi, bashkie e komune. Përgatitja e tij duhet mbështetur
në metodën gjithëpërfshirëse ku çdo individ i komunitetit ka të
drejtën e dhënies së kontributit të tij në këtë proces

Statusi Park Kombëtar
Parku Kombëtar i Prespës, që ka një sipërfaqe prej rreth 23000 ha, u krijua me vendim të Këshillit të Ministrave, nr. 80,
datë 18.02.1999 si Park Kombëtar dhe në Shkurt të vitit 2000 u nënshkrua Deklarata e Përbashkët e tre kryeministrave
të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë, ku u shpall Park Ndërkombëtar. Sipërfaqja e Parkut përfshin tokë bujqësore, tokë pyjore, kullota, livadhe, gjithë sipërfaqen ujore dhe sipërfaqet joproduktive. 

Klasifikimi sipas rëndësisë së ruajtjes është bërë si më poshtë:
Zona e mbrojtur I (zona rreptësisht e mbrojtur) që përfshin Livadhin e Xhores (lartësia 1.024 m) deri tek lartësia
1.163 m (Pika e Drushit), 1.718 m pylli i quajtur Manastir, në fshatin Kallamas (sipërfaqja 900 ha) dhe pjesa e Osojes.
Zona e mbrojtur II (zona e menaxhuar) që perfshihet midis vijave niveluese, në lartësi 1900 m dhe kufirin e tokës së bukës në fshatin Goricë e Madhe, rruga Zaver - Bigell, deri në lartesinë 1529 m, zona midis gjirit të Zaroshkës, faqja veriore e malit Ivan, pjesa e përparme, lartësia 1768 m dhe 1456 m, e në perëndim kufiri me zonën bujqësore të Cerjes dhe pyjet e Kallamasit.
Zona e mbrojtur III (zona e zhvilluar) ku përfshihet toka bujqësore, zonat e banuara, infrastruktura si p.sh. sistemi i rrugëve. Të gjitha zonat periferike të pyjeve, që nuk janë pjesë e zonave të mësipërme.
Zona për zhvillimin me përparësi të turizmit, vija bregliqenore nga Kallamasi në Liqenas.

Kuadri ligjor
Ligji për zhvillimin si zonë me përparësi turistike, Ligji 9358/2005 për pyjet dhe shërbimin pyjor, Ligji 9048/2003 për trashëgiminë kulturore, Ligji 8906/2002 për zonat e mbrojtura,VKM nr. 266 datë 24.04.2003 për krijimin e administratës se parkut, VKM nr. 86 datë 11. 02. 2005 për krijimin e ekonomisë të menaxhuar, etj.

Përmes përgatitjes së PLVMsë zhvillohen aftësitë e pushtetit vendor, subjekteve të ndryshme të interesuara për mjedisin dhe gjithe komunitetit; nxitet bashkëpunimi midis pushtetit vendor dhe atij qendror, organizatave jofitimprurëse, biznesit dhe subjekteve të tjera mjedisore, duke përkrahur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe pjesmarrjen publike në proçesin e vendim- marrjes. Procesi i përgatitjes së një PLVMje mund të kryhet në disa mënyra. Pikat e mëposhtme paraqesin një prej tyre: Njohja e procesit dhe hartimi i strategjisë së punës për përgatitjen e PLVMsë. Ngritja e grupit (grupeve) të punës Hartimi i strategjisë për përfshirjen e publikut Përshkrimin e situatës ekzistuese në zonë. Përcaktimi afatgjatë i qëllimeve të komunitetit (krijimi i vizionit dhe realizimi i qëllimeve strategjike të së ardhmes) Përcaktimi dhe vlerësimi i problemeve mjedisore lokale. Përshkrimi i hollësishëm i nevojave reale (përcaktimi i qëllimeve specifike dhe veprimeve konkrete prioritare). Përshkrimi i hollësishëm i veprimeve të planifikuara. Monitorimi i veprimtarive të planifikuara PLVMtë janë të lidhura ngushtë edhe me zhvillimin e aktiviteteve të tjera, si programet kombëtare e rajonale të zhvillimit të qëndrueshëm, Axhendën Lokale 21 dhe sistemet për menaxhimin e mjedisit. Shumë prej këtyre programeve kanë metodologji të ngjashme, pasi përdorin qasjen sipas planifikimit strategjik dhe mbështeten në përfshirjen e gjerë të grupeve të interesuara.
  
Turizmi në Liqenas

Llojet e turizmit në rajon
Në komunën Liqenas kemi turizem liqenor, turizëm
malor, turizëm kulturor.
Plazhe ku mund të investohet janë:
-    Në fshatin Zaroshkë (plazh ranor dhe
shkëmbor)
-    Në fshatin Liqenas (shkëmbor)
-    Në fshatin Gollomboç (plazh ranor dhe
shkëmbor)
-    Në fshatin Goricë e Vogël (ranor)
-    Në fshatin Kallamas (ranor dhe shkëmbor)
Zaroshka është plazhi më i preferuar nga vizitorët.
Edhe në dimër Prespa tërheq mjaft vizitorë, të cilëve u
ofrohen mjaft mundësi për ski.

Informimi i publikut
Ndihet mungesa e organizimit të informacionit turistik.
Rolin e qendrës për informim të publikut në komunën Liqenas e luajnë :
1.    Stacioni i Parkut në Goricë të Vogël;
2.    Shkolla e mesme e përgjithshme në Liqenas;
3.    Shkolla 9-vjeçare në Goricë të Vogël.

Numri i vizitorëve në 3 vitet e fundit
1.    Me fjetje 25%, 10% me prenontim
2.    Ditor 75% , 16.000 mijë vizitorë brenda një viti

Rrjeti i objekteve në shërbim të turizmit
Në komunën Liqenas ekzistojnë 13 bar bufe, 4 hotele
+motele
Në këtë biznes janë të punësuar 28 njerëz.
Shumë shtëpi në Zaroshkë, Liqenas, Gollomboç,
Goricë e Vogël dhe Kallamas janë përgatitur të presin
turistë e t'u sigurojnë komoditetin e duhur, duke krijuar
kështu një premisë për zhvillimin e turizmit familjar.



REC Shqipëri
Qendra Rajonale e Mjedisit për Europën Qendrore e Lindore
(REC) është një organizatë ndërkombëtare jopartizane,
joavokate, jofitimprurëse me mision mbështetjen për zgjidhjen
e problemeve mjedisore në Europën Qendrore e Lindore (EQL).
Qendra e përmbush misionin e saj duke nxitur bashkëpunimin
ndërmjet organizatave joqeveritare, qeverive, bizneseve dhe
aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin
e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim- marrjen mjedisore.
REC është krijuar në 1990 nga Shtetet e Bashkuara, Komisioni
Europian dhe Hungaria. Sot REC bazohet ligjërisht në Kartën e
REC, nënshkruar nga 29 vende dhe Komisioni Europian dhe në
një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hungareze. REC ka
zyrën qendrore në Szentendre, Hungari dhe zyrat e vendeve në
secilin prej 17 vendeve përfituese, të cilat janë:
Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke,
Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, RIJ e Maqedonisë, Polonia,
Rumania, Serbia, Mali i Zi, Sllovakia, Sllovenia dhe Turqia.
Donatorët më të fundit janë Komisioni Europian dhe qeveritë
e Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Bosnje-Hercegovinës, Kanadasë,
Kroacisë, Republikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Finlandës,
Gjermanisë, Hungarisë, Italisë, Japonisë, Letonisë, Lituanisë, RIJ
të Maqedonisë, Hollandës, Norvegjisë, Polonisë, Serbi-Malit të Zi,
Sllovenisë, Suedisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve
të Bashkuara, si dhe organizata të tjera ndërqeveritare dhe
institucione private.

Prespa

Uji    Bujqësia
Ujërat sipërfaqësore    Komuna Liqenas
Liqeni i Prespës së Madhe    Në ekonominë e Liqenasit, puna direkt në bujqësi është shumë e pakët. Sot Liqeni i Prespës së Madhe ka    nuk kemi asnjë familje që të merret me bujqësinë. Kjo vjen për disa arsye: i) një sipërfaqe prej 45,5 kilometra    Mosgrumbullimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale dhe mospërpunimi i katrore dhe një thellësi maksimale    tyre; ii) Infrastruktura jo e mirë që lidh fshatrat e komunës me qytetin e Korçës; 55 m. Lartësia mesatare mbi nivelin    iii) Rendimente të ulëta, si rezultat i mosujitjes së tokës; Copëtimi i tokës, i e detit është 850 m. Këtu duhet    cili sjell mosinteresimin e fshatarëve për kultivimin e kulturave bujqësore; iv) vënë në dukje se, për shkaqe dhe arsye të panjohura, që prej vitit 1988 niveli i ujit në liqen është ulur në mënyrë drastike, afërsisht 8 m. 

Aktualisht lartësia mbi nivelin Sistemi drenazhues dhe kullues
Sistemi i kullimit në fushë, në këtë komunë, ka qenë shumë i mirë. Të gjithë
tokat që shtrihen në fushë janë të sistemuara, të niveluara dhe të parcelizuara,
ku janë ndërtuar kanale të dyta dhe të treta kulluese. Tokat e drenazhuara
kapin një sipërfaqe prej 20 ha. Sistemimi i kullimit si dhe pastrimi i kanaleve të
dyta dhe të treta para vitit 1991 kryhej sistematikisht. Këto vitet e fundit, me
ndarjen e tokave, kanalet e dyta dhe të treta po mbushen, se nuk ka interes për
pastrimin e tyre. Sot funksionon vetëm 50 % e sistemit kullues.
Të njëjtin fat kanë dhe drenazhimet që janë të bllokuara si rezultat i
mospastrimit të kanaleve. duk qartë deri në vitin 1978 dhe pastaj një ngritje që është vënë re ndërmjet viteve 1979 - 1988. Nga    Toka bujqësore, momentalisht, përdoret për kultivimin e bimëve prashitëse viti 1988 e në vazhdim, kemi një    (30%) e sipërfaqes të përgjithshme; drithra (25%) dhe pemëtaria (45%) të rënie të nivelit të liqenit. Rënia e    sipërfaqes të tokës bujqësore. Tendenca është për shtimin e sipërfaqeve me vazhdueshme e nivelit të liqenit që    pemë frutore .
prej vitit 1988 është shqetësuese,    Blegtoria nuk është më prioritet i banorëve të zonës. Aktualisht, numri i por me sa dihet, që në fillim të    familjeve që merren me blegtori është rreth 15 dhe numri i krerëve të bagëtive shekullit XIX, liqeni ishte 10 m më i    të trasha është 850 dhe i të imëtave 2430 krerë. Tendenca është për heqjen ulët se sa sot, këtë e tregojnë disa    dorë nga blegtoria si aktivitet, duke u reduktuar ndjeshëm numri i personave objekte dhe vendbanime të vjetra    që do të merren me këtë fushë. që gjenden në lartësinë 840 m mbi    Mesatarisht rendimenti i drithrave është 35 kv/ha dhe ai i pemëtarisë 400 nivelin e detit. Niveli i ujit luhatet    kv/ha. Kjo prodhimtari mund të rritet, pasi tendenca e fermerëve të zonës çdo vit 0,5 - 1,75 m, ndërsa në çdo    është për rritjen e numrit të mjeteve të mekanikës bujqësore dhe përdorimit 20 - 25 vjet arrin 4,50 m; oshilacione    të plehrave kimike . të mëdha periodike shfaqen për çdo 20 - 25 vjet.

Rënia e nivelit të ujit në liqen nuk është hetuar akoma, sidoqoftë supozohet se periudha e thatë mbas
vitit 1988, në kombinim me rrjedhje të pakontrolluara në Liqenin e Ohrit
dhe rritja e përdorimit të ujit nga njerëzit nga të tre vendet, rezultojnë
në praninë e një fenomeni të tillë. përdorim pyjet komunitetit, gjatë viteve 2000-2001,
u përgatit plani i menaxhimit të pyjeve komunale, i cili vlerësoi gjendjen aktuale të këtyre pyjeve dhe përcaktoi masat që duhet të merreshin për çdo parcelë dhe me afate kohore. Me anë të donacioneve të ndryshme nga GTZ, BB, MADA dhe KFW u bënë përmirësime në 350 ha,
ricungime në 200 ha dhe pyllëzime 15 ha. Këto u bënë
nga shoqata e përdoruesve të pyjeve komunale dhe nga firma të ndryshme.
administrative, 7316 ha janë shtetërore , 3723 ha janë    Komuna Progër
në përdorim të komunës dhe 434 ha janë pyje private;    Në komunën Progër sipërfaqja më e madhe pyjore kurse nga pikëpamja e qeverisjes teknike, 824 ha janë ndodhet në pjesën perëndimore të malit të Moravës, si trungishte ahu, 9134 ha janë cungishte dushku e ahu,    dhe në pjesën lindore në malin e Ivanit , sipërfaqet që dhe 1515 ha janë shkurre.    zënë pyjet është 750 ha ose 25 % të sipërfaqes totale të territorittëkomunës.Prerjapakriterdhezjarreteshpeshta
në vitet e fundit ka bëre që shpyllëzimi të mbetet një nga
problemet kryesore që shqetëson komunitetin .
Liqenas e njëherësh Parkut Kombëtar.    Me zhvillimin ekonomiko-shoqëror të zonës, pejsazhi,
nga ana mjedisore është në ndryshim të vazhdueshëm.
Pozitiv është shtimi i numrit të drurëve frutorë, ndërtimet
e reja, përmirësimi i vazhdueshëm i asfaltimit të rrugëve,
ndërtimi i sistemeve të reja të ujësjellës-kanalizimeve etj,
ndërsa efektet negative në pejsazhin e komunës japin
shpyllëzimi dhe prerjet abuzive dhe pa kriter, kënetëzimi
i Liqenit të Prespës dhe mosgrumbullimi apo përpunimi
i mbetjeve urbane .
ushqimore për dhitë. Me daljen e ligjit për dhënien në

Vlerësimi i   burimeve (Komuna Liqenas)
Ujërat
- Liqeni i Prespës së Madhe ka një regjim hidrologjik
të qëndrueshëm, me oshilacione në periudha të
mëdha kohe. Kjo sepse ai ushqehet nga burimet
karstike në fundin e tij, pra nga ujërat nëntokësore.
Ujërat e rrjedhshme sipërfaqësore, prurjet e të cilave
varen nga reshjet, janë një ushqim sekondar, me peshë
më të vogël. Prandaj dhe prurjet e tyre të ngurta mund
të konsiderohen të pakta.
- Liqeni i Prespës së Vogël është dëmtuar në atë
shkallë sa ka ndryshuar përfundimisht gjendjen e vet
duke u kthyer në kallamishte.
- Ujërat e rrjedhshme sipërfaqësore janë me rrjedhje
sezonale, me shfaqje të kufizuar të erozionit në thellësi
e në brigje.

Ajri
Përgjithësisht, ajri është i pastër, me ndotje të pakët.
Me e ndjeshme është ndotja nga avullimi i plehrave
organike dhe ujërave të zeza të zbuluara.

Toka
- Toka bujqësore përdoret pjesërisht. Ka nivel të ulët
të punimit me mjete të mekanizuara, ka prezencë të
konsiderueshme të gurëve në të, ndotje relativisht të
paket nga kimikatet, sistem kullues difektoz.
- Toka pyjore ka përmbajtje të ulët të humusit,
thellësi të pakët, me prezencë të konsiderueshme të
shkëmbit amnor në sipërfaqe, me erozion sipërfaqësor
të zhvilluar mesatarisht në sipërfaqet e dushkajave të
dëmtuara, procesi tokëformues në vazhdim.

Biosfera

- Pyjet paraqesin tablo të ndryshme: ka pyje në
gjendje të mirë e në rritje, ka pyje të përmirësuar
dushku që po rehabilitohen plotësisht, ka pyje dushku
të dëmtuar, që meritojnë mbrojtje strikte, ka pyje me
statusin e zonës së mbrojtur për vlera të caktuara
biodiversiteti që përsëri meritojnë mbrojtje strikte.
- Kullotat natyrore alpine të Malit të Thatë janë
të pashfrytëzuara aktualisht dhe kanë kapacitete
ushqyese të konsiderueshme; ka kullota të tjera që
janë në mes të parcelave pyjore që duhen kullotur në
mënyrë racionale.
-Bimësia e rrallë dhe ajo e rrezikuar, sikurse dhe
kafshët e pyllit e ihtiofauna e liqenit duhen mbrojtur
me fanatizëm dhe vetëm në një të ardhme mund të
realizohen gjuetia e peshkimi si disiplina që rregullojnë
popullimet.

Pejsazhi malor
Malet, shkëmbinjtë e bukur e të larmishëm na
prezantojnë një pejsazh të madhërishëm që duhet ta
ruajmë të paprekur.

Mjedisi social dhe ekonomik
Situata është komplekse, ka sektorë ekonomikë si
bujqësia (tendenca drejt bujqësise natyrore), turizmi,
peshkimi etj. që mund të zhvillohen harmonishëm
me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, në pajtim të
plotë me mjedisin.
Ka sektorë apo nënsektorë që duhet të ndryshojnë
ecurinë aktuale, pasi janë në kundërshtim apo
mospajtim me zhvillimin e qëndrueshëm dhe
mjedisin, si blegtoria (kryesisht dhitë me kullotjen e
pakontrolluar të pyllit), sistemimi i ujërave të zeza,
menaxhimi i mbeturinave, përfitimi dhe përdorimi i
energjisë.
Ka sektorë që thjesht kërkojnë ritme të larta zhvillimi
si infrastruktura rrugore, furnizimi me ujë të pijshëm,
tregëtia, zhvillimi i fshatrave sipas planeve rregullues.

Prespa
 
Peshkimi
Komuna Liqenas
Llojet e peshkimit në zonë
Peshkimi është nje sektor me përparësi, sidomos për
fshatrat që janë në afërsi me bregun e liqenit. Para vitit
1990, në Komunën e Liqenasit ishin dy brigada peshkimi
me 5 (pesë) motobarka, qe bënin gjuetinë e peshkut. Pas
vitit 1990, ky sistem pune u prish dhe gjuetia e peshkut
filloi të bëhet individuale, e paorganizuar dhe gjatë gjithë
periudhës së vitit. Pas vitit 2002, u krijua një shoqatë
peshkimi dhe u licensuan 30 peshkatarë. Nga llojet e
peshkimit, më të përhapur janë: peshkimi me rrjeta, me
pezaul, potisok dhe me grep.
Në gjuetinë me rrjeta ka disa rrjeta që janë me
dimensione të vogla që kapet peshku i vogël dhe nuk
është i konsumueshëm.
Me pezaule bëhet peshkimi në kohën e shtimit të
peshkut: cirones, klenit, mrenës dhe skllobusit. Peshkimi
me potisok përdoret për gjuetinë e krapit në periudhën
e shtimit. Peshkimi me grep përdoret edhe si peshkim
sportiv dhe turistik.

Akuakultura në zonë
Para vitit 1990, në komunën e Liqenasit kishte dy pika
të tilla. Një qendër kultivimi në liqen në vendin e quajtur
Zaver, në fshatin Goricë e Vogël dhe një qendër kultivimi
në fshatin Zvezdë, ku kultivohej peshku dhe hidhej në
liqen. Por pas vitit 1990 deri në 2005, ky kultivim nuk u
zhvillua. Gjatë kësaj kohe nuk u hodh asnjë lloj peshku.
Nga viti 2005, filloi të kultivohet rasat peshku në Zvezdë
dhe, në vitin 2007, u bë e mundur hedhja e këtij rasati në
liqen. Projekte të tjera në këtë fushë nuk janë zbatuar.

Komuna Progër
Peshkimi është ushtruar dhe ushtrohet në zonat e
Prespës së Vogël, por me problemet e kënetëzimit që
ka ky liqen, ai nuk është prioritet i banorëve të kësaj
zone. Gjendja e peshkimit është në përkeqësim të
vazhdueshëm.
Aktualisht, nuk ka ndonjë nismë të akuakulturës në
zonë.



Mjedisi social Komuna Liqenas Ujërat e zeza
Fshatrat e zonës së Prespës, për vetë pozicionet e tyre të shtrirjes sipas relievit
natyror, kanë nevojë për sisteme të veçanta të ujërave të zeza. Kjo del më se e
nevojshme edhe për vetë faktin se, me zhvillimin e turizmit familjar, shtohet sasia
e ujit që përdoret nëpër familje dhe objekte të veçanta turistike, që kërkon edhe
rrjetin për shkarkimin e tyre. Megjithatë, vetëm në dy fshatra të zonës, vetëm në
fshatrat e Liqenasit dhe të Zaroshkës janë ndërtuar sisteme të ujërave të zeza të
rregullta dhe sipas standardeve të kohës. Ato janë të pajisura edhe me kolektorë
për grumbullim e pastrim, me qëllim që ujërat që derdhen në Liqen të mos sjellin
ndotjen e tij.
Me qëllim që në zonë të ruhet pastërtia ekologjike e saj, që të mos krijohen
premisa nëpër fshatra për përhapjen e epidemive nga derdhjet e ujërave të zeza nëpër kanalet dhe rrugët e fshatit,
me qëllim që fshatrat e zonës të kenë të gjitha kushtet e nevojshme për të zhvilluar turizmin familjar, duhet të merren
masa, të hartohen projektet për çdo fshat për sistemet e ujërave të zeza nga ana e komunës, si edhe të gjenden fondet
e nevojshme nga ana e shtetit dhe nga donatorë të tjerë me qëllim që të ndërtohen sa më shpejt të jetë e mundur
të gjitha sistemet e ujërave të zeza sipas fshatrave. Sistemet e ujërave të zeza duhet të pajisen edhe me kolektorë e
sisteme pastrimi (dekantues), për të ulur maksimlaisht nivelin e ndotjes nga ujërat që derdhen në liqen.

Mbetjet
Mbetjet urbane në zonën e Prespës, kryesisht janë nga burimet shtëpiake, si edhe nga ana e disa objekteve të biznesit
të vogël privat. Megjithatë, ato, për shkak të mungesës së pikave të ndërtuara për grumbullimin dhe përpunimin e tyre
(që ekzistojnë vetëm në dy fshatra të zonës), si dhe për shkak të mospasjes së fondeve të nevojshme për grumbullimin
dhe transportimin e tyre në vende të caktuara, përbëjnë faktorin kryesor të ndotjes së mjedisit pothuaj në të gjitha
fshatrat e zonës.

Komuna Progër
Disponohen plane rregulluese të të gjithë fshatrave të viteve 1980-1984. Planet rregulluese të viteve të fundit që t'i
përshtaten zhvillimit të zonës nuk ka dhe për ndërtime të reja punohet me plane rregulluese pjesore .
Furnizimi me ujë në fshatrat Pilur, Bickë, Vranisht, Cangonj është me rrjedhje të lirë, kurse në fshatrat Progër,
Mançurisht, Rakickë dhe Shuec, furnizimi është me ngritje mekanike. Prurjet e ujit janë të mjaftueshme, por problem
mbetet rrjeti shpërndarës i fshatrave që është shumë i amortizuar nga koha e gjatë e përdorimit, si dhe nga ndërhyrjet
e paligjshme në rrjet. Zgjidhja e problemit mbetet zbatimi i projekteve shpërndarëse.
Kanalizimi i ujërave të zeza është i rregullt dhe i ndërtuar në vitet e fundit, ndërsa në fshatrat e tjerë nuk ekziston,
ndërtimi i sistemeve të kanaleve të ujërave të zeza është një problem akut dhe që kërkon një zgjidhje të menjëhershme,
pasi ka ndikimin e vet negativ në mjedis, në cilësinë e ajrit, për vetë pasojat shëndetësore që mund te krijohen.
Gjendja në fshatrat ku nuk është ndërhyrë është në përkeqësim të vazhdueshëm .
Kolektorët dhe sisteme të tjerë për largimin e ujërave të zeza nuk ka, largimi nga qendrat e banuara bëhet në
mënyrë private nga vetë njerëzit .

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate