09 maggio 2012

TURIZEM NE SHQIPERI, POLICIA MERR MASAT


TURIZEM NE SHQIPERI, POLICIA MERR MASAT

Policia e Shtetit, në prag të sezonit turistik, ka marrë një sërë masash, jo vetëm për garantimin e rendit e të sigurisë publike, por dhe për krijimin e lehtësirave të nevojshme për qytetarët e huaj që udhëtojnë drejt Shqipërisë për qëllime turistike. Në kuadër të këtyre masave, shërbimet e policisë në të gjithë vendin janë porositur, që në rast konstatimi të kundravajtjeve administrative në fushën e qarkullimit rrugor të kryera nga shtetas të huaj, që udhëtojnë për qëllime turistike në vendin tonë, do t’i komunikojnë drejtuesit të mjetit shkeljen e kryer dhe do ta këshillojnë atë.Ky këshillim do të bëhet me qëllimin e tërheqjes së vëmendjes së drejtuesit të mjetit për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me synim rritjen e sigurisë në rrugë. Ndërkohë raporti i ngjarjes i përpiluar nga punonjësi i policisë do t’i dërgohet Përfaqësive Diplomatike dhe konsullore të akredituara në vendin tonë dhe Drejtorisë Konsullore në Ministrinë e Jashtme. Për shtetasit Kosovarë ky raport do t’i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Policor të Kosovës. Në ato raste kur shtetasit e huaj, që udhëtojnë drejt vendit tonë për qëllime turistike, do të përfshihen në incidente, ngjarje apo aksidente rrugore, ndaj tyre do të zbatohen kërkesat e parashikuara në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Rrugor. Për kontrollin e zbatimit të këtyre masave, nga Departamenti për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit  do të ushtrohen inspektime të vazhdueshme pranë strukturave të Komisariateve të Policisë dhe Njësive Rajonale të Policisë Rrugore. Gjithashtu Policia e Shtetit, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, ka bërë të mundur verifikimin online të kundravajtjeve rrugore të kryera gjatë përdorimit të mjetit, të cilat janë akoma të palikujduara. Këto masa janë në vazhdën e iniciativave të ndërmarra dhe implementuara nga Policia e Shtetit në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve shqiptarë dhe shtetasve të huaj.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate