15 maggio 2012

Tryezë e Rrumbullakët me Donatorët Anëtarë të Grupit të Punës për Sektorin e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore

news_im_tryeza-e-donatoreve-006


Tryezë e Rrumbullakët me Donatorët Anëtarë të Grupit të Punës për Sektorin e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore

Në datën 24 Prill 2012, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit më të rëndësishëm të donatorëve në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Kjo tryezë e rrumbullakët kishte si objektiv koordinimin dhe bashkërendimin e prioriteteve të Ministrisë në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore me programet e ndihmës shumë/dypalëshe të donatorëve.

Tryeza u bashkëdrejtua nga Zv. Ministri i MTKRS Z. Abaz Hado dhe Z. Freddy Austli, Zv. Drejtori për Shqipërinë i PNUD.
Në këtë tryezë morën pjesë Zv. i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Abaz Hado, Drejtori i Kabinetit Z. Edlir Vokopola, drejtorët e drejtorive te Integrimit Europian dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, të Politikave të Turizmit dhe Studimit të Tregut dhe Statistikave Turistike, të Trashëgimisë Kulturore si dhe stafi i këtyre drejtorive.

Ndërsa përfaqësuesit e donatorëve në këtë takim ishin zyrtarë të lartë nga UNDP; Delegacioni i Bashkimit Evropian; Këshillit të Europës; Ambasadave kryesore si ajo Italiane, Greke, Austriake, Suedeze; Zyra e Bashkëpunimit Zvicerian, Agjensia Turke e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar (TIKA); Organizatat si GIZ, USAID si dhe përfaqësues nga Departamenti i Bashkërendimit të Politikave dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, pranë Këshillit të Ministrave.

Në këtë takim MTKRS prezantoi arritjet më të rëndësishme në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore mbështetur edhe në procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim për vitet 2013-2020 dhe Strategjisë së re të Zhvillimit të Turizmit 2013-2020. Prezantimet u ndoqën edhe nga paraqitja e fushave konkrete të bashkëpunimit në lidhje me procesin e hartimit të strategjisë së re, planit të veprimit dhe harmonizimit të mbështetjes financiare të donatorëve.

Përfaqësuesit e donatorëve pasi prezantuan kontributin e tyre ndër vite në këto fusha u angazhuan të forcojnë bashkëpunimin me MTKRS si për hartimin e Planit Kombëtar të Zhvillimit të Turizmit dhe Strategjisë Sektoriale të Turizmit, ashtu edhe për mbështetjen e projekteve konkrete në fushën e trashëgimisë kulturore.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate