26 maggio 2012

Shpërndahen diplomat për 24 restauratorët e rinj të monumenteve të kulturës


news_im_shperndarja-e-certifikatave-imk-004

Shpërndahen diplomat për 24 restauratorët e rinj të monumenteve të kulturës
Në Institutin e Monumenteve të Kulturës u organizua ceremonia e dorëzimit zyrtar të diplomave të 24 pjesëmarrësve në kurset e trajnimit mbi restaurimin arkitektonik të monumenteve të kulturës të organizuara nga UNESCO në kuadër të themelimit të Qendrës për Restaurimin dhe Konservimin e Monumenteve.
Përveç Ministrit të TKRS-së, Z. Aldo Bumçi, në ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu, Z. Massimo Gaiani(Ambasador i Italise ne Shqiperi), Z. Andrea Senatori (Drejtori i Kooperacionit Italian ne Shqiperi) Znj. Yolande Valle-Neff (Drejtoreshe e Zyres se UNESCO-s në Venecia),Znj. Zhuljeta Harasani (Zyra e UNESCO-s në Tiranë) etj.
Ministri Bumçi u shpreh ndër të tjera se i jemi mirënjohës Qeverisë Italiane dhe Zyrës së UNESCO-s në Venecia për mbështetjen. Ky trajnim është shumë i rëndësishëm, theksoi më tej ministri, pasi pregatit profesionistët që do të ndërhyjnë në monumentet e kulturës.
Material për Qendrën e Restaurimit:

Bazuar në një kërkesë të Qeverisë Shqiptare drejtuar UNESCO-s për hapjen e një qendre trajnimi për restauratorët e vendit, Ministria e Kulturës dhe UNESCO në qershor 2005, nënshkruan një marrëveshje për “krijimin e Qendrës së Konservimit dhe Restaurimit të Monumenteve të Kulturës”. Kjo iniciative u bë e mundur falë mbështetjes financiare të Qeverise Italiane.

Qëllimi i Qendrës është të trajnojë konservues dhe restauratorë të punësuar pranë institucioneve që janë në varësi të Ministrisë së Kulturës, të rrisë kapacitetet në fushën e trashëgimisë për mbrojtjen e monumenteve arkitektonike dhe të veprave të artit.

Një pjesë e godinës së Alba Filmit (e ndërtuar në 1952) u përzgjodh  si vend  i përshtatshëm për vendosjen e Qendrës së Restaurimit të Monumenteve e cila zë një siperfaqe prej 450m2.
Qendra e Restaurimit dhe Konservimit të Monumenteve filloi aktivitetin e saj, në 11 Janar 2007. Kurset e para përfshinë 20 pjesëmarrës dhe zgjatën 18 muaj. Në të
u trajnuan 10 restauratorë të veprave të artit (ikona dhe afreske) dhe 10 inxhinierë dhe arkitektë për restaurimin arkitektonik. Pjesëmarrësit vinin nga IMK, DRKK-të në rrethe, Galeria e Arteve, MHK, Parqet Arkeologjike etj.

Leksionet e para u zhvilluan nga profesorë shqiptarë specialistë të njohur të fushave përkatëse, dhe më pas u ndoqën nga specialistë italianë ardhur nga institucionet më prestigjozë të Italisë si: Istituto Superiore Centrale per il Restauro, Università “La Sapienza”, Università di Genova, Polo Museale di Venezia etc..

Leksionet teorike u zhvilluan në auditorët e Qendrës, ndërhyrja mbi konservimin e ikonave në laboratorët që u pasua nga puna në terren. Berati, tashmë i përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një qytet me monumente me vlera të spikatura, u përzgjodh vendi më i përshtatshëm, për të realizuar fazën e workshop-it.

Grupi i arkitektëve punoi për rilevimin, dokumentimin dhe hartimin e projekteve të tre monumenteve më domethënës të Kalasë:  Kisha e Shën Mërisë Vllaherna, Xhamia e Kuqe dhe Kisha e shën Triadhës.
Ndërsa restauratoret e pikturave murale, dokumentuan, rilevuan dhe restauruan, afresket e kishës së Shën Kollit në kala.

Në Vitin 2010, pranë mjediseve të qendrës, u zhvillua një tjetër kurs trainimi në lidhje me konservimin dhe restaurimin e gurit dhe të mermerit. Kursi zgjati katër muaj pranë laboratorëve të Qendrës, dhe në të u trajnuan 6 pjesëmarrës nga institucione të ndryshme të trashëgimisë.

Në vitin 2011 u realizua volumi i parë në lidhje me aktivitetin e qendrës së Restaurimit me titull  “Heritage in Albania”. 
Në nëntor 2011 pranë qendrës së Restaurimit, nisi një tjetër kurs trainimi për restaurimin e materialeve arkeologjike dhe ku u trainuan 7 restauratorë.

Ai u nda në tre etapa: etapa e parë përfshiu restaurimin e objekteve të qelqta, etapa e dytë atë të restaurimit të objekteve metalike dhe faza e tretë, për restaurimin e objekteve qeramike.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate