31 maggio 2012

Qyteti i Vlorës hap dyert për promovimin e Turizmit 2012

Qyteti i Vlorës hap dyert për promovimin e Turizmit Sot qyteti i Vlorës priti promotorët turistikë, që kishin ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ky aktivitet u zhvillua pranë Hotel International, dhe fjalën e mirëseardhjes në qytetin e dashur të Vlorës e mbajti artisti dhe këngëtari i njohur Vlonjat Lirio Nushi. Në këtë moment festiv këndoi për të pranishmit këngëtarja pogradecare Ermira Babaliu. Shumë të rinjë që ishin të pranishëm, shkruan letra dhe kartolina nga qyteti turistik i Vlorës për të ftuar sa më shumë visitorë në qytetin e të madhit Ismail Qemali. Pastaj, takimi vazhdoi në një tryezë të rrumbullakët ku u diskutua mbi rëndësinë e turizmit në vend, sfidat e këtij sektori dhe ide dhe projekte konkrete në këtë drejtim. Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës Z. Arben Beqiri u shpreh i gatshëm për të bashkpunuar për promovimin e turizmit mbarëkombëtare dhe atij vlonjat në veçanti, duke qenë të bindur se Vlora është vlerësuar si " Mbretëresha e turizmit" Më pas fjalën e morën pedagogë, artistë dhe gazetarë të cilët folën për vlera kulturore artistike që ofron vendi ynë për pushuesit dhe vizitorët. Në vijim të bisedës, Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj hodhi disa ide konkrete si përgjigje e shume "Pse-ve" të cilat na stimulojnë për të qenë sa më afër dhe dashamirës me të vërtetën dhe njohjen e realitetit. Ai duke folur për rëndësinë e turizmit theksoi domosdoshmërinë e disa vlerave si mikpritja, pastërtia etj. Ai foli gjithashtu per rëndësinë e një bashkëpunimi gjithpërfshirës dhe jo përjashtues apo selektiv, në mënyrë që cdo familje dhe qytetarë i thjeshtë të japë kontributin e vet. Më pas edhe shumë qytetarë të Vlorës thanë për mikrofonin tonë vlerat dhe bukuritë natyrore që ofron Vlora me rrethinat e saj. Nga Paulin Zefi
nga: Shqipëria E Re Lajme

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate