05 maggio 2012

Potencialet turistike historiko-kulturore

Potencialet turistike historiko-kulturore

Në potencialet historike dhe kulturore të Shqipërisë për zhvillimin e turizmit, përfshihen:
  • vendet dhe objektet arkeologjike (Butrinti, Apolonia, Dyrrahu etj.);
  • kalatë dhe kështjellat mesjetare (Rozafa, Kruja, Berati, Tepelena, Gjirokastra etj.);
  • objekte të ndryshme të kultit si: kisha, xhami, teqe etj.;
  • objektet e kulturës materiale dhe etnografike, ku çdo rajon, madje shpesh çdo fshat, ofron të veçantat e tij në mënyrën e jetesës dhe veshjesh, ushqimit etj;
  • institucionet e ndryshme kulturore si ato muzeale, teatrale, sportive etj., të cilët mund t’i shërbejnë mjaft mirë edhe sektorit turistik.
Në Shqipëri ekzistojnë edhe disa qytete-muze mjaft interesante, të cilët janë shpallur monumente kulture dhe ndodhen nën mbrojtjen e shtetit. Këto qytete kanë qenë, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, objekt vizitash nga turistë të ndryshëm vendas e të huaj. Forma kryesore e lëvizjes turistike në këto qytete është turizmi me qëllimin për të vizituar objektet e ndryshme historike dhe muzeale si: pjesët e qyteteve me shtëpitë e tyre karakteristike, kalatë dhe kështjellat mesjetare, muzetë, kishat, xhamitë etj. Si qytete të tilla, mund të veçojmë: Beratin, Gjirokastrën, Krujën etj. Turizmi në Shqipëri, me gjithë mundësitë që ai ofron, mund të përdoret si një mënyrë shumë i mirë jo vetëm për zhvillimin e tij ekonomik, por edhe si një mjet për integrimin ekonomik dhe gjithë rajonit.
http://www.albkultur.com/index.php?option=com_content&view=article&id=72%3Ahistoria&catid=40%3Arreth-shqiperise&Itemid=79&lang=sq

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate