15 maggio 2012

Parku Arkeologjik i Amantias, Albania

Parku Arkeologjik i Amantias

amantia-parku-arkeologjik
Muret e Akropolit
Amantia ka pasur të foritfikuar akropolin rreth 220m.
”Pllaja e sipërme shkembore në pjerrësi të ndryshme të faqeve të të saj i ka detyruar ndërtuesit të përshtatin muret, teknikën e ndërtimit dhe drejtimin e tyre në përqasje me vendin.

Murri i gjetur shkonte deri në 28m dhe ndërsa mbante një lartësi deri në 8m.Ndërtuesit e këtyre veprave antike kanë latuar shkëmbin ku jane vendosur blloqet poligonale.

Një porte hyrese në akropol ka patur formën e një harku.Përmasat e saj janë 2.20m e gjatë,0.12m e gjerë,0.11m e thellë.
Portat në akropolin e Amantiasë në vija të përgjishme përshkruhen të tilla,ato mbylleshin me një hark të rremë.
Stadiumi 
Stadiumi i qytetit antik daton ne shek III-II para Kr. Zbuluar nga gërmimet në vitet 1949-59.Stadiumi ndodhet 100 m me poshtë ne jug lindje te forteses kryesore Germimet kane nxjerr ne pah se stadiumi ishte nje nga monumentet kryesore te qytetit dhe sherbente per sporte si : vrapim, hedhje e shtizes, boks, hedhje e diskut etj. Stadiumi kishte 17 rradhe dhe mbante 4000 persona. Ne baze te mbishkrimeve te gjetura ne stadium ndertimi i tij eshte bere ne vitin 300 p.k dhe ka funksionuar deri rreth viteve 30 pas krishtit.Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati  zhvillim te vecantë dhe u ndërtuan vepra monumentale .Stadiumi i Amantias në shek 3 p.e.s.Ky stadium ka forme antike tipike me piste 184.8 m të gjate dhe 12.25 me te gjere dhe ruhet shume mire. Ne njeren ane te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe ne anen tjeter 8 radhe te ndërtuara me bloqe gurë gëlqeror.

Blloqet paralelepiped kanë kanë madhësi të ndryshme.Ndryshim i përmasave në gjatësi arrin deri në 2m.Gurët e shkallëve janë 060-068m të gjrerrë dhe 030-037m të lartë.
TEMPULLI
Daton ne shekulli IIIpr Kr.  Themelet kanë gjatësi12.15m,me gjerësi 6.75m .Blloqet që e formojnë atë kanë këto përmasa 1.20 me 1m të gjerë. Sipas konkluzioneve të para, që nxorën arkeologët nga shenjat që shquheshin në tokë dukeshin se tempulli ka qenë i rrethuar me shtylla,por gjurmë të tjera muresh ja ku shfaqen edhe brenda tij. Ne pjesen lindore dhe perendimore gjenden kollona te tipit Dorik qe mendohen te jene ndertuar rreth viteve 200 para krishtit, dhe te rindërtuara perseri  ne shekullin e I pas krishtit,tempulli ka emrin e Afroditës.
KISHA
Pranë tempullit  gjendet edhe një kishë e shek IV pas Krishtit.Ajo ka përmasa 14m e gjatë,11.5m e gjerë. Orientimi i saj është lindje perëndim. Si kudo, edhe këtu vatra të krishterimit u bënë qendrat qytetare, ku u ngritën bashk sit e para fetare dhe vendet e kultit të ri kristian. Me përsosjen e organizimit kishtar, në qytetet kryesore u krijuan peshkopatat, që e shtrinin juridiksionin e tyre në gjithë krahinën (dioqez n).
Peshkopatat u ngritën në qytetet më të mëdha e më të vjetra, si në Lissus , në Bylis, n ë Apoloni, Amantia, në Aulona (Vlorë ), në Butrint, në Adrianopoje, n ë Finiq, në Onhes m, n ë Nikopoj ë etj. Peshkopatat vareshin nga metropolitë, të vendosura n ë qendrat e provincave.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate