11 maggio 2012

Pakete Tutistike ne juglindje te Shqiperis, Albania


Dita 1. Pogradec
Takim dhe asistence ne mberritje. Transport me autobus A/C ne Pogradec, gjate rruges ndalese ne Elbasan, per te vizituar Kalane “Skampa” shek. 15. Ne mbremje arritja ne Pogradec. Darka dhe nata ne Pogradec.

Dita 2. Pogradec - Prespe - Korce
Ne mengjes do te vazhdojme turin ne Parkun Nderkombetar te Liqenit te Prespes, me nje bukuri te rralle natyrore, ne siperfaqen e te cilit dallohen 2 ishuj te vegjel qe quhen Mali Grad & Golem Grad. Ne kete zone ndodhen 19 kisha te vogla qe datojne nga shekulli X, ku me intersantet jane kisha e Shen Merise dhe kisha Eremite, ne te cilat gjenden objekte te rralle qe I perkasin kohes Bizantine si piktura murale etj. Ne mbremje mberritja ne Korce, (qytetin e Serenatave) Vizite ne Muzeumin e Artit Mesjetar I cili prezanton kulturen e popullit Shqiptar. Darka dhe nata ne hotel Grand Korca 3 yje.

Korca Dita 3. Korce - Voskopoje
Ne mengjes vizite ne Mborje per te pare Kishen e Ristozit, me pas udhetimi vazhdon ne Voskopoje, I cili njihet qe nga shekulli XIII si qender Artistike-Kulturore. Ne vitin. 1769 popullsia e saje ishte 30.000 banore. Ne Kishen Shen Kollit ju do te shikoni disa nga ikonat me te bukura te pikutruara nga piktoret me te njohur Shqiptar. Ne Voskopoje ndodhen 24 kisha me vlera te medhaja historike, te cilat jane programuar per viziten tuaj. Dreka ne Voskopoje. Darka dhe nata ne Korce. Pas darkes nje ecje pergjate qytetit do ju njoh me historine e Serenatave Korcare.

Dita 4. Korce - Permet - Gjirokastra
Pas mengjesit udhetimi jone do te vazhdoje ne qytetin e Permetit. Pergjate rruges do te shikoni nje pamje te mrekullueshme te natyres, parkun kombetar te Hotoves, nje kompleks natyral shume terheqes, ku gjenden kafshe te egra, si ari, ujqer etj. Do te udhetojme pergjate lumit te Vjoses, ku do te shikoni kanionet e bukura te grykes se Kelcyres. Rruga kalon ne Tepelene, vendlindja e Ali Pash Tepelenes, ku ndodhet dhe kalaja mesjetare me te njenjtin emer. Ne mbremje mberritja ne qytetin e gurte te Gjirokastres, akomodimi ne hotel Çajupi. Darka dhe nata ne Gjirokaster

Dita 5. Gjirokastra - Apolloni - Berat
Pas mengjesit ne hotel, vizite ne Kalane, e ndertuar ne shekullin IV, Muzeun e Armeve, dhe Pazarin e vjeter me dyqanet kakrakteristike te qytetit te Gjirokastres, e cila eshte pjese e Trashgimise Botrore UNESCO. Me pas udhetimi vazhdon ne qytetin antik te Apollonise I cili njihet qe nga viti 588 p.e s. Apollonia kishte 60.000 banore shtrihej ne 140 ha dhe jetoi rreth 1200 vjet. Objektet kryesore qe do te vizitoni jane: Buleuterioni, Odeoni Akropoli, Manastiri, Kisha e Shen Merise dhe Muzeumi. Pas dite nisja ne qytetin e Beratit, I cili njihet si “qyteti i mijerave dritareve”. Akomodimi ne hotel Tomori 3 yje. Darka dhe nata ne Berat

Berat Dita 6. Berat - Durres - Tirana
Pas mengjesit ne hotel vizite ne qytetin e Beratit me histori 2400 vjecare, deshmi e qarte e se ciles eshte Kalaja e Beratit ndertuar ne kodren e qytetit. Brenda mureve te saje do te vizitoni nje ser objektesh turistike si Muzeu I Onufrit, Kisha e ShenTradhes, sebashku me 20 kisha me te vogla. Pas nje kafeje buze lumit Osum, udhetimi yne vazhdon ne Durres, ku do te njiheni me historine 3000 vjecare te Qytetit–Port me te madh te Shqiperise, vizite ne kalane e ndertuar ne shek IV-V p e s, me sip 120 ha dhe perimeter 44 km, ne Amfiteatrin Roman me kapacitet 20000 spektatore dhe torren veneciane. Ne mbremje mberritja ne Tirane, akomodimi ne hotel 3 yje. Darka dhe nata ne Tirane.

Dita 7. Largimi nga Shqiperia
Pas mengjesit ne hotel, vizite ne Muzeun historik kombetar. Ne mesdite transferte ne aeroportin “Nene Tereza” ose ne Portin e Durresit per tu larguar nga Shqiperia

Çmimi ne dhome dyshe per person ne Euro:

1-3 persona ne baze te kerkesave?
4-8 persona 559 Euro
9-16 persona 479 Euro

Ne çmim perfshihet :
• Asistence dhe Transfer ne mbrritje-kthim
• Akomodimi ne hotel me 3 yje
• Transport me autobus sipas programit
• Guide ne anglisht, italisht, gjermanisht, frangjisht etj.
• Mengjesi
• Hyrjet ne muzeume
• Taksat

Nuk perfshihet:
• Bileta e avionit
• Dreka dhe darka
• Bakshishet dhe shpenzime personale.

Suplement,
• Euro 12, -- p/p/night single room
• Euro 17, -- p/p lunch
• Euro 14, -- p/p diner

Turet mund te prenotohen dhe realizohen ne çdo kohe
Koha me e pershtatshme eshte: Prilli, maji, qershori, korriku, gushti, shtatori dhe tetori

Keni ndonje pytje ose paqartesi? Mos hezitoni te na kontaktoni
ne telefon: + 49 (0) 234-387431 ose ne e-mail
http://www.iliria-agentur.com/udhetim-juglindje-shqiperise.html



Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate