15 maggio 2012

Muzeu Kombëtar i Arsimit Korçë, albania

Muzeu Kombëtar i Arsimit Korçë


Në ndërtesën ku ndodhet sot Muzeu Kombetar i Arsimit shqiptar, ndërtesë Monument Kulture 150-vjeçare, është hapur Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, ose siç thirrej atëhere, "Mësonjëtorja e Parë Shqipe".
Kjo shkollë u hap më 7 Mars 1887, me leje nga Perandoria Osmane.  Ndërtesa ishte shtëpia ku banonte patrioti korçar Diamanti Terpo i cili e dhuroi  këtë banesë për shkollën shqipe.
Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908.  Në këtë Muze pasqyrohet historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi).
Ndërtesa e muzeut ka tetë mjedise ekspozimi.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate