15 maggio 2012

Muzeu Kombëtar Etnografik Berat, albania

Muzeu Kombëtar Etnografik Berat

muzeu-kontent_copy_1
Ky muze u përurua në vitin 1979.  Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut.
Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe trishekullore, tipike e trevës beratase.
Në katin e parë është ngritur një sallë në të cilën është imituar një rrugicë mesjetare me dyqane tradicionale në të dy anët e saj.  Në këtë sallë është vendosur edhe pavioni i lashtësisë.  Po kështu, në katin e parë janë vendosur objekte që janë përdorur për përpunimin e ullirit.Në katin e dytë ndodhet çardaku i hapur për pritje miqsh.  Në këtë kat ndodhen me radhë arkivi, tezgjahu, dhoma e pritjes e fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes e qytetit.
Në mjediset e jashme të muzeut janë vendosur shumë objekte origjinale, masive dhe funksionale të kulturës sonë popullore.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate