03 maggio 2012

HIMARA OPENINIG SUMMER SEASON 2012

Himara,e pozicionuar në Jug të Shqipërisë, është një nga vendet më atraktive për turizmin Shqiptarë e të huaj. Bashkia e Himarës përfshin zonat e Dhërmi, Pilur, Kudhës, Qeparo, Vuno, Iljas dhe Palasë , vënde këto që spikasin gjatë sezonit veror për fluksin e lartë të turistëve. Himara është cilësuar si vënd me "Histori të Lavdishme". Të tjerë e kanë quajtur "Perla e Jonit" , "Lule e Vilajetit" , "Shtëpia Jonë e përbashkët" , vëndi njerëzve të punës , paqedashës dhe mikpritës.

Data 12 Maj është përcaktuar si Dita e "Hapjes së Sezonit Veror të Himarës". Kohëzgjatja e këtij evenimenti do të jetë 2 ditë.
Ky eveniment do t'i japë mundësinë Qytetit të Himarës të promovojë Sezonin Veror duke bërë të mundur që të gjithë qytetarët ta zgjedhin si vendin ideal për pushimet e tyre të paharrueshme. Këto dy ditë aktivitet u japin mundësinë edhe të gjithë vendasve që të bashkohen dhe të promovojnë vlerat e vendit të tyre , me kulturën ,traditat , ushqimin tradicional etj.

PROGRAMI:

Diten e Shtune : NRG Band, Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Andy Gramm, Dj Set.
Diten e Diele: Vëllezërit Korçar, Animatore, Parashuta, Alpinizëm, Zhytje, Ushqim Tradicional.

HOTELET DO TE OFROJNE AKOMODIM FALAS PER DATEN 12 MAJ !

PRENOTONI AKOMODIMIN TUAJ NE NR E TEL TE AFISHUARA NE WEBSITE : http://www.himara.gov.al/Details.aspx?cat=1&d=23 .

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate