15 maggio 2012

Fototeka Kombëtare Marubi, shkoder Albania

Fototeka Kombëtare Marubi

marubi

.
Tel: 0(522) 43467
Orari i vizitave: 8.00-16.00
Pushim: e shtune, e diel.


Fototeka Kombëtare “Marubi” është krijuar më 1970 pas dhurimit që i bëri Gegë Marubi arkivit së tij personal prej tre brezash, me rreth 150 mijë negativë, shtetit. Në këtë arkiv gjenden negativë nga të gjitha formatet, që  nga 30x40 dhe deri te 6x9 në pllaka xhami, nga viti 1858 deri në vitin 1959. Ky, është një nga arkivat më të pasur të Ballkanit. Në të mund të gjesh negativë me tema të ndryshme dhe figura po kaq të shumëllojshme, si pashallarë, vezirë, oficerë turq dhe deri konsuj të kombësive të ndryshme, italianë, francezë, austriakë, anglezë, rusë, grekë, serbë, figura nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe figura shqipëtarësh të rëndësishm si Luigj Gurakuqi, Fishta, Mjeda, Asdreni, Koliqi, Lasgush Poradeci, Migjeni, Azem e Shote Galica e shumë e shumë figura  të tjera të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Gjithashtu në arkiv mund të gjesh negativë me tema nga etnografia, urbanistika, monumentet e kulturës, historia, pazari, lundrimi në Bunë etj,  Gegë Marubi, i fundit i dinastisë Marubi., ishte mjeshtër i portretit dhe i peisazhit me infra të kuqe.

Dedë Jakova ishte një fotograf tjetër shkodran që i dhuroi shtetit rreth 50 mijë negativë, në xham dhe celoloid, me format 10x15 deri 6x9. Dedë Jakova ishte fotografi i rinisë. Kështu e quante populli i Shkodrës.

Pjetër Rraboshta, që dhuroi rreth 3 mijë negative, quhet ndryshe edhe fotografi i fëmijëve dhe i manifestimeve të ndryshme që janë bërë në qytetin e Shkodrës në vitet nga 1959 deri në vitin 1975. Materiali i tij është në filma “Laika”, 24x36 mm.

Angjelin Nënshati me bindje të plotë do ta quanim vazhduesi i fotografëve të traditës shkodrane. Ai dhuroi rreth 250 mijë poza. Materiali i tij  është i fiksuar në  filma “Laika”, 24x36 mm, dhe fillon në vitin 1959 deri në vitin 1984. Në fondin e tij ka tema të ndryshme si manifestime shkollore, arsimore, sportve, mjeksore, etj.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate