14 maggio 2012

Eliza Dushku mbërrin në Tiranë, Do t’i tregoj botës bukuritë e Shqipërisë

Eliza Dushku mbërrin në Tiranë, Do t’i tregoj botës bukuritë e Shqipërise

Aktorja e njohur shqiptare e Hollivudit, Eliza Dushku, mbërriti dje në Shqipëri, në kuadër të një dokumentari që do të zhvillojë për të promovuar vlerat artistike, kulturore dhe turistike të Shqipërisë.

Ajo u prit sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas nga nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, e cila theksoi se aktorja ka ardhur për të promovuar vlerat social-kulturore të Shqipërisë, për të parë disa nga qytetet kryesore për rreth 10 ditë.

Tabaku tha se “aktorja Eliza Dushku do të takohet sot me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha, do të vizitojë disa nga qendrat tregtare të Tiranës e më pas do të ketë një udhëtim turistik në Durrës, Berat, Korçë, Krujë e Vlorë për të bërë një promovim sa më të mirë të Shqipërisë”.

“Këtë herë kam sjellë një grup xhirimi amerikan, për të udhëtuar rreth vendit dhe për të dokumentuar bukuritë dhe vlerat e Shqipërisë, në mënyrë që t’i tregojmë botës më shumë mbi Shqipërinë. Njerëzit ende nuk dinë mjaftueshëm për këtë vend dhe në disa raste duhet t’ia tregosh se sa e bukur është Shqipëria nga bregdeti, nga malet dhe qytetet e saj”, tha ajo.
“Po bashkëpunojmë me producentë nga “Lonely Planet” apo “Travel Channel”, sepse duam të përgatisim diçka që të tregojë se sa e mahnitshme është Shqipëria. Gjithashtu s’kam pasur kurrë mundësi të shkoj në Korçë, nga e cila është babai im”, tha Dushku.
Dushku firmosi gjatë mbërritjes në aeroport kërkesën e saj për të pasur pasaportë shqiptare, duke qenë kështu edhe zyrtarisht një shtetase shqiptare.


Karriera e Elizës
 Eliza Patrica Dushku ka lindur në 30 dhjetor 1980 në Boston, ajo është rritur në Masaçustet. Ajo ka lindur nga një baba me origjinë shqiptare dhe nga një nënë daneze. Në moshën 12-vjeçare, ajo bën hyrjen e saj në kinema. Eliza Dushku është zbuluar pas pesë muajsh kërkime nëpër Shtetet e Bashkuara për të luajtur rolin e Alice përbri Juliette Leëis në filmin “Atë natë”. Ka luajtur në shumë filma me aktorë të mëdhenj si Robert De Niro, Ellen Barkin, Leonardo diCaprio, Xhim Belushi. Eliza ka studiuar për piano, bateri dhe balet. Por ajo do të bjerë në sy pikërisht në filmin “True Lies”, ku luan përkrah aktorit Arnold Shvazeneger, atëherë kur ishte vetëm 14 vjeç. Ndërsa në moshën 18-vjeçare ajo është një yll i ekranit të madh dhe i propozohet roli i Faith në seri “Buffy kundër vampirëve”. Fillimisht, ajo do të merrte pjesë në pesë episode, por producentja vendosi që seritë të zgjasnin. Por ky film i dha asaj emrin “bad girl”.
Eliza e ka nisur karrierën e saj në një teatër të vogël për fëmijë dhe gjatë kësaj kohe ajo shpërblehet për performancën e saj. Pikërisht në vitin 1993, ajo luan në filmin “This boy’s Life” së bashku me Di Caprion, emri i të cilit ende nuk ishte bërë i njohur. Që nga mosha 14 deri në 16 vjeç, ka qenë e lidhur me prindrit. Edhe pse në moshë të vogël dhe me ligje shumë strikte lidhur me orët e punës për një të mitur, ajo kishte marrë pëlqimin e prindërve. Ndërsa, kur kishte nisur xhirimin e filmit “Buffy kundër vampirëve”, ende nuk kishte mbushur 18 vjeç, Eliza mori një autorizim të veçantë që i lejonte që të xhironte gjatë natës. Që nga ajo kohë, shqiptaro-danezja, mori pjesë në serinë “Engjëll”. Filmi “Kthesë e gabuar”, hedh hapa në natyrën tradicionale të filmave horror klasik të viteve ’70. Eliza Dushku, si protagoniste në këtë film vjen me një paraqitje, e cila reflekton origjinën e saj shqiptare. Në foton qendrore të filmit si dhe në foto të shkëputura nga pjesët e filmuara, Eliza Dushku shfaqet me shqiponjën shqiptare me dy kokë.
 Preferenca
 Nëna dhe babai i saj janë profesorë në Universitetin e Bostonit dhe ka edhe tre vëllezër më të mëdhenj. Karriera e saj nisi kur ishte 10 vjeç. Vëllai i Elizës bënte një audicion për një reklamë dhe ajo vendosi që ta shoqëronte. Agjenti i të vëllait, pranoi që të kujdesej edhe për Elizën. Gjatë kohës që ishte në lice, ajo e lë për pak karrierën e saj për t’u marrë me mësimet. Falë përkushtimit dhe notave të mira, pranohet në Universitetin e Bostonit dhe në Universitetin “Xhorxh Uashington”. Eliza nuk kishte nevojë që të bënte punë të vogla, pasi që në fëmijëri fitonte para me xhirimin e filmave. Eliza ashtu si gjithë familja e saj është shumë e ekuilibruar. Edhe pse e zënë me punë, ajo gjen gjithnjë kohë për të dhënë autografe apo për të marrë pjesë në vepra bamirësie. Ajo tashmë banon në Los Anxhelos së bashku me vëllanë e saj më i madh, Nate, edhe ai aktor, drejt rrugës për t’u bërë i famshëm. Në shtëpi, Eliza ka një qen të rracës “Berger” gjerman që quhet Korbit dhe pesë peshq të vegjël. Në moshë të vogël, ajo ka mësuar edhe gjuhën e shurdh-memecëve. Ngjyra e saj e preferuar është e zeza dhe pëlqen sportin e hokeit në akull. Kohën e lirë, zakonisht preferon që ta kalojë me familjen e saj. Pëlqen teatrin dhe kërcimin. Grupi i saj i preferuar është Beastie Boys.
 E afërt me Jamie Lee Curtis
Eliza është 1.65 cm e gjatë. Kur ka luajtur në filmin “True Lies”, ndër të tjera edhe me aktoren Jamie Lee Curtis, larg shtëpisë, ajo ka fjetur në shtëpinë e aktores së famshme, në një krevat me të gjitha kafshët që Curtis mbante në shtëpi. Madje, Eliza deklaroi se, Jamie kishte qenë si një nënë për të. Kur ishte më e re, profesorët dhe shokët e saj, e ngacmonin kur merrte pjesë në filma. Por, kur ajo xhiroi një film me Leonardo Di Caprion, ky i fundit e mësoi se si t’i trajtonte këto lloj problemesh dhe të mos ta vriste mendjen për ngacmimet e vogla të Liceut. Tatuazhi që ajo kishte në krah kur luante në rolin e Faith, ka qenë fals dhe Eliza e mbante atë edhe kur dilte në publik.
 FILMAT
Jurassic Park
Terminator 2
Alienet
Kthesë e gabuar
Bring It On
City By the Sea

Eliza Dushku krenohet me identitetin e saj
Historia e vajzës me origjinë shqiptare që u kthye në yll të Hollivudit, ka hyrë në zemrën e çdo shqiptari, sepse ajo asnjëherë nuk e ka mohuar gjakun e saj, shqiptare. Andaj dhe kjo është arsyeja pse që të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut të tyre e duan Eliza Dushkun. Ajo është tashmë shpërthimi i vajzës së ndrojtur që u bë e njohur në filmat me vampirë dhe që tani po bën famë si një nga femrat më seksi dhe më të adhuruar të serialeve amerikane.
Aktorja e famshme Eliza Dushku shumë krenare tregon edhe tatuazhin me shqiponjë. “Jam krenare që jam shqiptare”, ka shkruar ajo në Tëitter, teksa ka marrë mesazhe nga fansa shqiptarë që gjithashtu krenohen me faktin që ajo është shqiptare. Eliza e përmend Shqipërinë dhe Kosovën sa herë i jepet rasti, dhe tregon vazhdimisht që është shqiptare.
Eliza Dushku, e cila është duke korrur suksese të konsiderueshme në Amerikë, ka gjetur edhe kjo në mënyrën e vet, ashtu si edhe artistët e tjerë me rrënjë ose gjak shqiptar në Amerikë, me famën e tyre emrin që kanë bërë, po i kontribojnë e lobojnë, emrit shqiptar, duke i treguar gjithë Amerikës, se kush janë dhe të kujt gjaku ata janë.

Eliza Dushku, është prej atyre yjeve të artit ose emrave të famshëm në Amerikë, që publikisht janë duke treguar rrënjët e tyre. Kështu, ka ndodhur edhe me James Belushin, Phill Regis, Eliza Dushku, Sandra Bullock, Agim Kaba, Jim Biberaj, Stan Dragoti, Masiela Lusha, Pjetër Malota (Lulgjuraj), Fadil Berisha, Tony Dovolani, Elza Zagreda, Luan Behxheti e shumë të tjerë. Kështu ka ndodhur edhe me Kara Elizabeth DioGuardi, aq sa rritej, aq sa i rritej fama në Amerikë, aq dhe filloi të publikojë rrënjët e saja shqiptare si vajza e Presidentit të Ligës Qytetare shqiptaro-amerikane, Joeseph J DioGuardit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate