11 maggio 2012

Butrint 2010, Trajnim në Konservim dhe Menaxhim të Trashëgimisë Kulturore

 

Butrint 2010, Trajnim në Konservim dhe Menaxhim të Trashëgimisë Kulturore

Programi “Trajnim në Konservim dhe Menaxhim të Trashëgimisë Kulturore”, është një program i ri trajnimi i organizuar në bashkëpunim midis Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik (ASHA), Sektori i Konservimit dhe Arkeometrisë, dhe Fondacionit të Trashëgimisë Shqiptare (AHF- www.albanianheritagefoundation.net ), në kuadër të Shkollës Verore të Arkeologjisë që do të zhvillohet në Butrint nga data 4-24 korrik 2010. Trajnimi synon ti pajisë studentet me koncepte të përgjithshme mbi trashëgiminë kulturore dhe mbrojtjen e saj. Vëmendje e veçantë do ti kushtohet, nëpërmjet prezantimit të rasteve të ndryshme studimore, rolit tepër të rëndësishëm të konservimit në sigurimin e vazhdimësisë së vlerave të trashëgimisë.
Gjatë dy javëve të para një kombinim i teorisë në klasë dhe praktikës në terren do u japë studentëve mundësinë për t’u familjarizuar me praktika të reja që aplikohen në një sit të trashëgimisë botërore siç është Butrinti, si dhe do kenë mundësi të aplikojnë teknika konservimi duke përgatitur vetë ata llac me bazë gëlqeror dhe duke e përdorur përgjatë murit rrethues të Butrintit.
Në fund të kursit studentët do të kenë një panoramë më të qartë të procesit analitik që lidhet me ndryshimet dhe degradimin e materialeve, efekteve klimaterike, përcaktimit të diagnozave, dokumentimit etj., duke studiuar monumente të veçantë.
Ata do të përfitojnë më shumë informacion në lidhje me kuadrin ligjor dhe rolit tepër të rëndësishëm të tij në fushën e trashëgimisë. Me konsideratë të veçantë do të trajtohen edhe konceptet e arkeologjisë së shpëtimit, si një drejtim bashkëkohor i arkeologjisë dhe menaxhimit të trashëgimisë. 
Gjatë javës së fundit, trajnimi do të përqendrohet në trajtim dhe konservim të gjetjeve të gërmuara në Fushë të Vrinës nga grupet paralele të studentëve. Në departamentin e gjetjeve, nën mbikëqyrjen e specialistëve, studentët do të kenë mundësi të punojnë drejtpërdrejt në pastrim dhe konservim të gjetjeve.
Gjatë programit tre javor, studentët do të punojnë në grupe dhe do të përfshihen në aktivitete analitike të cilat do të përmirësojnë perceptimin e tyre mbi vlerat e trashëgimisë.
Për të marrë pjesë në këtë trajnim si dhe për informacione të mëtejshme vizitoni faqen

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate