04 maggio 2012

BURIMET E UJERAVE TERMALE KURATIVE NE SHQIPERI

Pushimet në Llixha Ujrat Termale
Turizmi shëndetësor është njëra prej formave dhe potecialeve të shumta të turizmit. Turizmi dentar është një term i ri për ne, por në fakt ka filluar të sensibilizojë ndjeshëm aktorët e kësaj fushe. Durrësi është ndër qytetet me numrin më të madh të turistëve në sezonin veror dhe ka nisur praktikimin e turizmit shëndetësor, fillimisht në aspektin dentar. Kjo është një praktikë e suksesshme në vende të ndryshme, e cila duhet të aplikohet edhe në vendin tonë për arsye se Shqipëria ka çmime të ulta në treg për shërbimin dentar. DSHP, spitali, grupimet profesionale dhe të interesit, duhet të hartojnë një platformë konkrete për këtë qëllim, duke nisur që me sensibilizimin e duhur të vetë stomatologëve dhe shërbimeve të tjera bazë.


Një tjetër aspekt i rendësishëm janë qendrat e ujrave termale të cilat janë prezente në Shqipëri duke ofruar akomodim dhe shërbime të tjera.
Mund të përmendim ujërat termale të Bilajt, në Fushë Krujë, të pasura me sulfat dhe lëndë minerale, të cilat kanë efekte kurative të reumatizmës, lëkurës dhe sistemit nervor. Për tu përmendur janë dhe llixhat e Elbasanit, ujërat e së cilës kanë vlera të larta terapeutike ku dhe trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, stomakut, lëkurës. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera për trajtime kozmetike dhe janë shfrytëzuar që nga periudha romake.
Gjithashtu dhe burimet e ujërave termale të Bënjës kanë vlera të veçanta për trajtimet e lëkurës. Lixhat e Peshkopisë përmbajnë kalium dhe sulfate, efektet e të cilave trajtojnë sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes, reumatizmat, sëmundjet e lëkurës dhe problemet gjinekologjike. Ujrat termalë të Vronomeros në Leskovik, banjat e avullit të Postenamit, si dhe ujrat kurativë të pijshëm siç janë Kroi i Bardhë në komunën e Selitës në Mirditë, Kroi i Nënës Mbretëreshë në parkun kombëtar të Qafë Shtamës etj.


BURIMET E UJERAVE TERMALE KURATIVE NE SHQIPERI
1 - Burimet e ujërave termale të Biljat pranë Fushë-Krujës.
Këto janë burime termale, të cilët ndodhen më pranë kryeqytetit. Ato gjenden në rrugën nacionale Vorë - Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës. Burimet e këtyre ujërave termalë dalin nga depozitimet e luginës së Ishmit. Janë ujëra të pasura sulfurore me lëndë minerale si: Ca, Na, K, Fe, Mg etj. Temperatura e ujërave është 55 gradë C. 
Këto të fundit kanë efekte kurative mbi probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit nervor. Duhet të përmendim se këtu është ngritur një qendër e re dhe bashkëkohore  rehabilitimi, e quajtur "Qëndra Kurative  Ibrahim Kupi". Kjo qendër ofron shërbimet e akomodimit, ushqimit, shërbimin e specializuar të stafit mjekësor etj.
2 - Llixhat e Elbasanit
Ndodhen pranë qytetit të Elbasanit. Këto burime janë të njohura dhe të përdorura që gjatë periudhës romake.  Hoteli i parë i ndërtuar nga sipërmarrësit privat ka qenë ai i vitit 1932, i quajtur " Hotel Park", pronë e Grigor Nosit. Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike. Sot gjenden shumë hotele private, që ofrojnë shërbime në këto llixha.
Qendra kurative termale ILIRIA mbulohet nga shërbimi shëndetësor i qendrës balneare YLLI me përvojë 20 vjeçare me mjekë të especializuar në këtë fushë
Email: info@termaleiliria.com
Tel: 058 38 01 38
Mob: 068 20 78 910

3 - Burimet e ujërave termale të Bënjës
Këto burime gjenden 14 km larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 km larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës. Janë gjithsej 6 burime. E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temepratura e këtyre ujërave është, 26 - 32 gradë C. Njëri burim shërben për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës. Shfrytëzimi i parë i këtyre ujërave me përmbajtje biokarbonatike është bërë që prej vitit 1964. Në këto burime nuk ka hotele dhe shfrytëzimi bëhet në mënyrë ambulatore.
4 - Burimet e ujërave termale të Vronomeros
Këto burime gjenden 10 km në jug të qytetit të vogël të Leskovikut. Janë burime termale të pasura me kripëra të ndryshme, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh. Temperatura e ujërave është nga 29 - 40 gradë C.  Këtu ofrohet akomodim modern me staf të specializuar mjekësor, si dhe me shërbim hotelerie.
5 - Llixhat e Peshkopisë
Ndodhen pranë qytetit veri lindor të Peshkopisë. Ato burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit. Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 - 43,5 gradë C dhe me një prurje prej 14 litra/sek. Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh. Efektet e tyre lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si astma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike.
Krahas këtyre burimeve, në Shqipëri gjenden burime ujërash të pijshëm me efekte pozitive për shëndetin, siç është burimi i "Kroit të Bardhë" në Komunën  e Selitës në rrethin e Mirditës, (i njohur për kurimin e gurëve në veshka) si dhe banjat e avullit të Postenanit pranë Leskovikut.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate