05 maggio 2012

Aktivitete promovuese nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në Panairet Kombëtare dhe ato Ndërkombëtare



Pjesëmarrja e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Panairet Kombëtare dhe ato Ndërkombëtare

Agjencia Kombëtare e Turizmit është institucion publik dhe ka si qëllim kryesor të punës së saj, zbatimin e politikave shtetërore dhe kombëtare në fushën e turizmit, promovimin dhe krijimin e identitetit të turizmit shqiptar, nëpërmjet shfrytëzimit të potencialeve turistike të vendit.
Ajo synon tërheqjen e vizitorëve dhe investimeve të huaja në përputhje me parametrat e turizmit bashkëkohor dhe të qëndrueshëm.
Një ndër aktivitetet më të rëndësishëm promocional që organizon Agjencia Kombëtare e Turizmit është prezantimi në panairet ndërkombëtare. Promovimi i potencialeve dhe produkteve turistike të Shqipërisë në tregjet e mëdha të turizmit Europian, ka për qëllim afrimin e sa më shumë investitorëve dhe turistëve të huaj drejt Shqipërisë. Agjencia Kombëtare e Turizmit është fokusuar në panairet më të rëndësishëm që përfaqësojnë aktualisht tregjet më të mëdha europiane në drejtim të turizmit "out-going" (shpenzim i pushimeve jashtë vendit të origjinës). Rëndësi të veçantë ka bashkëpunimi me sektorin privat PPP, i cili është i pranishëm gjithmonë e më shumë në prezantimet ndërkombëtare. Duke qënë se qëllimi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit është zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm dhe promovimi i imazhit të Shqipërisë turistike, në kuadër të promovimit të burimeve turistike në nivel kombëtar, Agjencia Kombëtare e Turizmit organizon gjithashtu fushata promocionale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Një tjetër aktivitet promocional janë panairet kombëtare të turizmit, të cilët kanë për qëllim zhvillimin e turizmit të brendshëm, si një prej tendencave të vazhdueshme të lëvizjes turistike. Këto panaire kanë si qëllim sensibilizimin e shoqërisë dhe krijimin e një vetëdije sociale lidhur me potencialet dhe resurset turistike që ka vendi si në aspektin kulturor, historik, arkeologjik, arkitektonik ashtu dhe në atë natyror, ekologjik dhe eko-sistemit.
Per më tepër informacion rreth pjesëmarrjes së Agjencisë Kombëtare të Turizmit në panairet dhe aktivitetet e ndryshme promocionale klikoni:









Next >>

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate