05 maggio 2012

AATT (Albanian Alps TopTour) Ngjitje ne malet e Shqiperis ne 8 TURE te perzgjedhur me emozione te ndryshme.

AATT(Albanian Alps TopTour)



Tour 1:
Fshati i Paqes(Ura e Bunes)-Mali Tarabosh-Mali Sukes-Zogaj-Shiroke-Bashkimi Lumit Buna-Drin -Kalaja e Shkodres

Zona: Mali Tarabosh-Zogaj-Shiroke
Lloi i Tourit:  Ngjitje malore e lehte,pjeserisht mesatare ne zbritje per ne fshatin Zogaj
Per femije: Femije deri 14 vjeç te shoqeruar me te ritur.
Rajoni:
Pejsazh i mrekullueshem i larmishem malor, me kalime ne sfond nga nje  pejsazh lumor,liqenor,fushor  ne ate kodrinor,
i nderthurur me larmi gjelberimi etj.
Koha me e mire:
Prill deri ne fund te tetorit
Grada e veshtiresise:  e lehte,pjeserisht mesatare
Lartesia e fillimit:      25metra Fshati i Paqes(Ura e Bunes)
Lartesia  e ngjitjes: 651 metra Maja Golishit
Pershkrimi:
Per realizimin e guides se lugines se malit te Taraboshit ekzistojne keto mundesi:
Guida fillon  duke u nisur me biçiklete ose me kembe nga Fshati i Paqes(Ura e Bunes) duke u ngjitur gradualisht sipas rruges se makines qe te çon per tek antenat e malit te Taraboshit  duke u ngjitur ne majat Bajrakut 395m , e  mandej vazhdohet  sipas kurrizit per ne majen e Taraboshit 594.2m dhe Golishit 651m dhe ne fund zbritet ne drejtim te fshatit Zogaj me kuote rreth 10m nga ku guida vazhdon  buze liqenit te Shkodres sipas rruges se makines Zogaj-Shiroke-Ura e Bunes-Bashkimi i lumit Buna me lumin Drin (Restorant Enigma)-Ura e Bunes-Kalaja e Shkodres.
Nisja:
Guida fillon duke u nisur nga kuota 25metra ne Fshatin e Paqes(Ura e Bunes) dhe mbrin ne kuoten 651 m ne malin e Golishit dhe zbret ne kuoten 10m ne Zogaj dhe mandej  ngjitet ne kuoten 120m ne kalane e Shkodres.
Paisjet:
Paisje te lehta alpine ,kepucealpine,veshje te lehta dhe te ngrohta
Literatur:
Turisti,Alpinizmi, Gjeografia fizike
Hartat:
Hartat topografike ne shkalle 1:25 000,1:50 000 te Alpeve       
(1:25 000 Shiroka)
(1:50 000, Shiroka)
Gjatesia e Rruges  Fshati i Paqes(Ura e Bunes)- Kalaja Rozafes(Shkodres)
Gjithsejt: 22 km
Nga keto:
10km  -  ecje malore
12km  -  terren fushor





AATT - Tour 2
Fshati i Paqes(Ura e Bunes)-Shkoder-Koplik-Hoti-Rrapsh-Tamare-Selce-Lepushe-Vermosh

Zona: Lugina e Cemit

Lloi i Tourit:  Ngjitje malore e lehte,pjeserisht e veshtire ne mes te Tourit,levizja behet sipas lugines se lumit te Cemit te Selces.
Per femije: Femije deri 14 vjeç te shoqeruar me te ritur.
Rajoni:
Pejsazh i mrekullueshem,i larmishem me kalime nga nje  pejsazh lumor,fushor  ne ate kodrinor e malor.
I nderthurur me fenomene gjeologjike, burime te shumta ujore,katarakte,fenomene karstike ,larmi gjelberimi etj.,me klime te fresket

Koha me e mire:
Maj deri ne fund te shtatorit

Grada e veshtiresise:  e lehte,pjeserisht e veshtire ne mes te Tourit

Lartesia e fillimit:      25 metra Fshati i Paqes(Ura e Bunes)
Lartesia  e ngjitjes: 1356metra Qafa e Bordolecit,Lepushe

Pershkrimi:
Per realizimin e guides se lugines se Cemit ekzistojne keto mundesi:
1.Guida fillon  duke u nisur me makine,motor ose me biçiklete nga Fshati i Paqes(Ura e Bunes) dhe perfundon ne fshatin Vermosh.Rruga eshte e asfaltuar qe nga Shkodra deri ne fshatin Rrapsh-Starja mandej  rruga eshte e paasfaltuar por e mire deri ne Tamare e mandej pak malore e paasfaltuar deri ne Vermosh.

2.Nese udhetohet me makine  deri ne fshatin Hoti i siperm mundet guida te vazhdohet me kembe ose biçiklete sipas rruges se makines deri ne Tamare ku ofrohen mundesi akomodimi  ose duke u sistemuar disa dite ne banesat fshatare ose dhe ngrihet kamping me çadra.Leqet e Hotit paraqesin nje mrekulli per  sportin e Montanbaik.
Tamara ofron mundesi te mira per ngjitje shkembore verore si dhe mundesi per sportet e kajakas,peshkimit neper lumin e Cemit.Mandej vazhdohet me kembe, ose me mjete motorike per ne fshatrat piktoreske te Selces,Lepushes dhe Vermoshit.Ka mundesi te mira akomodimi ose duke u sistemuar disa dite ne banesat fshatare ose ngrihet kampingu ne Lepushe ku mundesh te ngjitesh ne majat rrotull fshatit si ne ato te bjeshkeve te Namuna,majes se Trojanit etj.
3. Nga Lepusha me kembe ose me makine vazhdohet per ne fshatin me verior te alpeve Vermoshi  i cili paraqet kushte te mira akomodimi nepr shtepite e fshatareve ose mundet te ngrihen kampingje neper lendinat e mrekullueshme malore.
Nisja:
Guida fillon nga kuota 25 metra Fshati i Paqes(Ura e Bunes)e mandej fillon ngjitjen graduale ne Leqet e Hotit 735 zbritet ne qendren alpine Tamare 262 m , e mandej fillon ngjitjen graduale ne Gropat e Selces 1126m, Qafa e Bordolecit,Lepushe 1356metra ne fshatin Lepushe 1250m dhe zbritet ne fshatin Vermosh me kuote 1068
Rruga zgjat rreth 87km  nga ku rreth 46.5 km eshte e asfaltuar dhe pjesa tjeter eshte e pa asfaltuar e mund te shkohet me çdo lloj mjeti deri ne fshatin Vermoshi.
Fotot shoqeruese pasqyrojne nje pjese te guides Shkoder-Vermosh
Paisjet:
Paisje alpine ,kepuce,alpine,veshje te ngrohta,kthetra,paisje sigurimi.
Literatur:
Alpinizmi,Turisti,Gjeografia fizike
Hartat:
Hartat topografike ne shkalle 1:25 000,1:50 000 te Alpeve       
(1:25 000..................
(1:50 000,Shkodra,Puka,Bajrram Curri,Tamara)
Gjatesia e Rruges Shkoder-Vermosh:
Gjithsejt: 87.0 km
Nga keto:
46.5km    me  makine
40.5km  ecje malore



AATT - Tour 3
Fshati i Paqes(Ura e Bunes)-Shkoder-Koplik-Hoti-Rrapsh-Tamare-Vukel-Nikç 

Zona: Shkoder-Koplik-Hot-Tamare-Vukel

Lloi i Tourit:  Ngjitje malore e lehte,pjeserisht e veshtire ne fund te Tourit,levizja behet sipas lugines se lumit te Cemit te Vuklit.
Per femije: Femije deri 14 vjeç te shoqeruar me te ritur.
Rajoni:
Pejsazh i mrekullueshem,i larmishem me kalime nga nje  pejsazh lumor,fushor  ne ate kodrinor e malor.
I nderthurur me fenomene gjeologjike, burime te shumta ujore,katarakte,fenomene karstike ,larmi gjelberimi etj.,me klime te fresket

Koha me e mire:
Maj deri ne fund te shtatorit

Grada e veshtiresise:  e lehte,pjeserisht mesatare ne fund te Tourit

Lartesia e fillimit:      25 metra Fshati i Paqes(Ura e Bunes)
Lartesia  e ngjitjes: 628metra Nikç

Pershkrimi:
Per realizimin e guides se ekzistojne keto mundesi:
1.Guida fillon  duke u nisur me makine,motor ose me biçiklete nga Fshati i Paqes(Ura e Bunes) dhe perfundon ne fshatin Nikç.Rruga eshte e asfaltuar qe nga Shkodra deri ne fshatin Rrapsh-Starja mandej  rruga eshte e paasfaltuar por e mire deri ne Tamare e mandej pak malore e paasfaltuar neper Vukel e deri ne Nikç.

2.Nese udhetohet me makine  deri ne fshatin Hoti i siperm mundet guida te vazhdohet me kembe ose biçiklete sipas rruges se makines deri ne Tamare ku ofrohen mundesi akomodimi  ose duke u sistemuar disa dite ne banesat fshatare ose dhe ngrihet kamping me çadra.Leqet e Hotit paraqesin nje mrekulli per  sportin e Çiklizmit.
Tamara ofron mundesi te mira per ngjitje shkembore verore si dhe mundesi per sportet e kajakas,peshkimit neper lumin e Cemit.Mandej vazhdohet me kembe, ose me mjete motorike per ne fshatrat piktoreske te Vuklit dhe Nikçit.Ka mundesi te mira akomodimi ose duke u sistemuar disa dite ne banesat fshatare ose ngrihet kampingu ku mundesh te ngjitesh ne majat rrotull fshatit .
Nisja:
Guida fillon nga kuota 25 metra Fshati i Paqes(Ura e Bunes)e mandej fillon ngjitjen graduale ne Leqet e Hotit 735 zbritet ne qendren alpine Tamare 262 m , e mandej fillon ngjitjen graduale ne Kozhnja 470m, Vukel 541metra ne fshatin Nikç 628metra Nikç .
Rruga zgjat rreth 87km  nga ku rreth 46.5 km eshte e asfaltuar dhe pjesa tjeter eshte e pa asfaltuar e mund te shkohet me çdo lloj mjeti deri ne fshatin Vermoshi.
Fotot shoqeruese pasqyrojne nje pjese te guides Shkoder-Vermosh
Paisjet:
Paisje alpine ,kepuce,alpine,veshje te ngrohta,kthetra,paisje sigurimi.
Literatur:
Alpinizmi,Turisti,Gjeografia fizike
Hartat:
Hartat topografike ne shkalle 1:25 000,1:50 000 te Alpeve       
(1:25 000..................
(1:50 000,Shkodra,Puka,Bajrram Curri,Tamara)
Gjatesia e Rruges Shkoder-Vermosh:
Gjithsejt: 87.0 km
Nga keto:
46.5km    me  makine
40.5km  ecje malore



 AATT - Tour 4
Fshati i Paqes(Ura e Bunes)-Shkoder - Koplik-Boge-Qafa e Thores-Theth

Zona: Lugina e Perroit te Thate

Lloi i Tourit:  Ngjitje malore e lehte,pjeserisht e veshtire ne fund te Tourit,levizja behet sipas lugines se Perroit te Thate Per femije: Femije deri 14 vjeç te shoqeruar me te ritur.

Rajoni:
Pejsazh i mrekullueshem,i larmishem me kalime nga nje  pejsazh lumor,fushor  ne ate kodrinor e malor.
I nderthurur me fenomene gjeologjike, burime te shumta ujore,katarakte,fenomene karstike ,larmi gjelberimi etj.,me klime te fresket

Koha me e mire:
Maj deri ne fund te tetorit

Grada e veshtiresise:  e lehte,pjeserisht e veshtire ne fund te Tourit

Lartesia e fillimit:       25 metra Fshati i Paqes(Ura e Bunes)
Lartesia  e ngjitjes: 1400metra Qafa Thores (Boge-Theth)
Zbritja                     ne fshatin Theth 900metra
Pershkrimi:
Per realizimin e guides se lugines se Perroit te Thate e deri ne Theth ekzistojne keto mundesi:

1.Guida fillon  duke u nisur me makine,motor ose me biçiklete nga Fshati i Paqes(Ura e Bunes) dhe perfundon ne fshatin Boge.Rruga eshte e asfaltuar qe nga Shkodra deri ne fshatin Ducaj mandej  rruga eshte e paasfaltuar por e mire deri ne Boge e mandej pak malore e paasfaltuar deri neQafe Thore.

2.Nese udhetohet me makine  deri ne fshatin Boge(Okol) mundet guida te vazhdohet me kembe sipas rruges se makines deri ne Theth  ose vashdohet sipas ruges kembesore duke kaluar neper Shtegun e Dhenve deri ne Theth ku ofrohen mundesi akomodimi ne hotel  ose duke u sistemuar disa dite ne banesat fshatare ose dhe ngrihet kamping me çadra.
Boga dhe Thethi paraqesin nje mrekulli per  sportin e alpinizmit,montanbaik etj.
Thethi ofron mundesi te mira per ngjitje shkembore verore si dhe mundesi per sportet e kajakas,peshkimit neper lumin e Shales.Mandej vazhdohet me kembe, ose me mjete motorike per ne fshatrat piktoreske te lugines se Shales.

 3. Nga Ducaj ose Boga me kembe ose me makine vazhdohet neper luginen e peroit te Thate ne nje pejsazh te mrekullueshem alpin duke vazhduar per ne Theth ose duke qendruar ne Boge..
Nisja:
Guida fillon nga kuota 25 metra Fshati i Paqes(Ura e Bunes)e mandej fillon ngjitjen graduale ne Koplik 54,ne Perroin e Thate 250m Loha e Siperme 400m, e mandej vazhdon ngjitjen graduale ne Xhaj 598m, ne Ducaj 800m,Boge 970m e perfundon ne Qafen e Thores 1400m Guida mund te vazhdoje sipas rruges se makines se pa asfaltuar deri ne fshatin Theth duke u sistemuar ne shtepi te fshatareve,ne hotele ose duke ngritur kampingje me Çadra ose mund te ktheheni ne fshatin Boge duke u sistemuar ne shtepite e fshatareve ose duke ngritur kampingje me çadra ne Okol te Boges nga ku mund te ndermeren intenerari per ngjitjen e majave perrreth.
Rruga zgjat rreth 66km  nga ku rreth 44 km eshte e asfaltuar dhe pjesa tjeter eshte e pa asfaltuar e mund te shkohet me çdo lloj mjeti deri ne fshatin Theth.
Fotot shoqeruese pasqyrojne nje pjese te guides Shkoder-Qafa Thores
Paisjet:
Paisje alpine ,kepuce,alpine,veshje te ngrohta.
Literatur:
Alpinizmi,Turisti,Gjeografia fizike
Hartat:
Hartat topografike ne shkalle 1:25 000,1:50 000 te Alpeve       
(1:25 000Shiroka,Boriçi,Kopliku,Zagora,Reçi,Boga,Thethi.
(1:50 000,Shkodra,Puka,Bajrram Curri,Tamara)
Gjatesia e Rruges Shkoder-Qafa Thores:
Gjithsejt: 66.0 km
Nga keto:
44.0km   me  makine rruge e asfaltuar
  8.0km   me  makine rruge e pa asfaltuar
 14.0km ecje malore
AATT - Tour 5

Fshati i Paqes(Ura e Bunes)-Shkoder - Koplik-Boge-Qafa e Thores-Theth-Nderlysaj-Breg Lumi-Kiri- Ura e Mesit

Zona: Lugina e Perroit te Thate,Lugina e Shales,Lugina e Kirit

Lloi i Tourit:  Ngjitje malore e lehte,pjeserisht e veshtire nedisa pjese te Tourit,levizja behet sipas lugines se Perroit te Thate,Lugines se Shales e Lugines se Kirit
Per femije: Femije deri 14 vjeç te shoqeruar me te ritur.
Rajoni:
Pejsazh i mrekullueshem,i larmishem me kalime nga nje  pejsazh lumor,fushor  ne ate kodrinor e malor.
I nderthurur me fenomene gjeologjike, burime te shumta ujore,katarakte,fenomene karstike ,larmi gjelberimi etj.,me klime te fresket
Koha me e mire:
Maj deri ne fund te tetorit

Grada e veshtiresise:  e lehte,pjeserisht e veshtire ne disa pjese  te Tourit

Lartesia e fillimit:      25 metra Fshati i Paqes(Ura e Bunes)
Lartesia  e ngjitjes: 1400metra Qafa e Thores
Kanioni Thethit         650m,Bregu i Lumit(Qendra)320m,Kiri 650m,Ura e Mesit 45m.

Pershkrimi:
Per realizimin e guides se lugines se Proit te Thate,lugines se Shales dhe lugines se Kirit ekzistojne keto mundesi:

1.Guida fillon  duke u nisur me makine nga Fshati i Paqes(Ura e Bunes) dhe perfundon ne fshatin Theth duke u sistemuar ne hotel ose ne banesa fshataresh ose duke ngritur kamping me çadra.Ne Theth qendrohet disa dite nga mund te ngjitesh ne majat perrreth.Mandej vazhdohet neper luginen e Shales  per ne Breg Lumi dhe drejt Shkodres duke kaluar neper Kir si dhe ne Uren e Mesit.
Thethi paraqet nje mrekulli per  sporte te ndryshme si alpinizem,kacavjerje,montanbaik,peshkim,hipizem,kajaka,etj..
Rruga eshte e asfaltuar qe nga Shkodra deri ne fshatin Ducaj mandej  rruga eshte e paasfaltuar por e mire deri ne Theth-Breg Lumi e mandej rruga eshte pak malore e paasfaltuar  dhe disi e veshtire deri ne Kir duke u permisuar gradualisht dhe ne afersi te ures se Mesit fillon rruga me asfalt..

2.Nese udhetohet me makine  deri ne fshatin Boge mundet te qendrosh ketu disa dite dhe te ngjitesh ne majat perreth fshatit Boge.Guida vazhdohet me kembe sipas rruges se makines  ose sipas rruges kembesore neper Shtegun e Dhenve deri ne Theth ku ofrohen mundesi akomodimi  duke u sistemuar disa dite ne banesat fshatare ose ne hotel ose  dhe ngrihet kamping me çadra ku mundesh te ngjitesh ne majat rrotull fshatit si ne ato te bjeshkeve te Namuna ku me konkretisht mund te ngjitesh ne majen me te larte te alpeve Shqiptare Jezerca 2692m,Radohima.2568m,Paplluka.2569m,etj..
Thethi ofron mundesi te mira per ngjitje shkembore verore si dhe mundesi per sportet e kajakas,peshkimit neper lumin e Shales.
Nisja:
Guida fillon nga kuota 25 metra Fshati i Paqes(Ura e Bunes)e mandej fillon ngjitjen graduale ne Qafen e Thores 1400m  zbritet ne qendren alpine Theth 900m, e Theth(Qender).
Rruga zgjat rreth 135km  nga ku rreth 44 km eshte e asfaltuar dhe pjesa tjeter eshte e pa asfaltuar e mund te shkohet me çdo lloj mjeti deri ne fshatin Theth e deri ne Breg Lumi.
Fotot shoqeruese pasqyrojne nje pjese te guides Shkoder-Boge-Theth-Breg Lumi-Ura e Mesit
Paisjet:
Paisje alpine ,kepuce,alpine,veshje te ngrohta, paisje sigurimi.
Literatur:
Alpinizmi,Turisti,Gjeografia fizike
Hartat:
Hartat topografike ne shkalle 1:25 000,1:50 000 te Alpeve       
(1:25 000Shiroka,Boriçi,Kopliku,Zagora,Reçi,Boga,Thethi.
(1:50 000,Shkodra,Puka,Bajrram Curri,Tamara)
Gjatesia e Rruges Shkoder-Boge-Theth-Breg Lumi-Ura e Mesit-Shkoder
Gjithsejt: 135.0 km
Nga keto:
44.0km  rruge e asfaltuar  
88.0km  rruge e pa asfaltuar  
13.0km  rruge e asfaltuar  



Ekskursion
Thethi Gjeçaj -  Qafa Buni i Thores - Qafa Shtegu i Dhënve1830 m – Thethi
Pamje e përgjitshme, kalimi i kohës së lirë
Vendi është i mbushur plot me lëndina, pyje, i vendosur mbi një qafë piktoreske, mbi një rrugë panoramike, si dhe mbi një qafë tëpër të pjerrët. Shëtitja nuk duhet të ndërmerret pa udhërrëfyesit vendas. Koha e përgjithshme e shëtitjes zgjat rreth 7 – 8 orë. 3,30 – 4 orë llogariten për të kryer itenerarin nga Theth Gjecaj deri te lugina e Qafës së Buni i Thores. Duhen të paktën 3 orë për rrugën nga aty, mbi Shtegun e Dhenve deri në Theth Gjecaj.Gjatë orës së gjashtë të udhëtimit, Shtegu i Dhenve mund të cilësohet si shteg relativisht i vështirë dhe kërkohet që të ecet me hapa të ngadaltë e të sigurt, sepse shpati i thiktë paraqet rrezikshmëri të lartë rrëshqitje. Terrenet e tjera janë pjesërisht të përshtatshme me rrugë të buta nëpër lëndina e pyje. Mund të ecet rreth 1 orë në një rrugë në natyrë pa hasur mjete të qarkullimit rrugor (ne rastisëm 7 makina në 5 orë).
Gjatë rrugës nuk ka vende për të siguruar ushqim, përvec dy burimeve, më saktë dy cesma me ujë të pijshëm.
Shkalla e vështirësisë

Në rreth 90% të gjithë gjatësisë së rrugës, në të dyja anët e poshtme të Qafës Shtegu i Dhenve paraqitet një shkallë e lartë vështirësie T 1 dhe T 2, sepse ngjitja dhe zbritja në këtë pjerrtësi është shumë e vështirë, sidomos dhe për njerëzit që janë të patrajnuar për të ngjitur male.
Në kohë të lagësht, shpati është shumë i rrëshkitshëm. Mirë është që ai të mos kalohet, derisa të jetë kthyer përsëri në gjendje normale.

(Shkalla e vështirësisë së rrugëve për shëtitje vlerësohet me grada T 1 (e lehtë)  deri T 5 ( shumë e vështirë, e pakalueshme dhe e pjerrët ).
Pajisje për t’u marrë me vete
Ushqim me vete
Busullë
Hartë: 1 : 25 000    Thethi K-34-52-D-c dhe Boga K-34-52-C-d
Rekomandohen: Këpucë të përshtatshme, aparate fotografikë

Vende piktoreske
Lugina e vogël, direkt poshtë Qafës Buni i Thores është e përshtatshme për një pushim. Në fillim të tetorit, fushat dhe pyjet janë të mbushura me kërpudha dhe me bimësi karakteristike të stinës së vjeshtës me një larmi ngjyrash, si trëndafili i egër, tërfili etj. Nëse koha është e kthjellët mund të shfaqet një pamje shumë e qartë e rrethinave edhe mbi 2 000 m lartësi mbi nivelin e detit. Kjo bukuri bie ndesh me mikpritjen dhe paraqitjen e vrazhdë e jomiqësore të vendasve (në Shqipëri nuk ka lartësi 3 000 m mbi nivelin e detit). Shumë interesnte është rruga automobilistike historike Theth – Shkodër, e cila kalon mbi Qafën Shtegu i Dhenve. Kjo qafë është aty – këtu aq e pjerrët, sa mund të cuditesh se si kafshët e ngjisin dhe e zbresin atë. Deri para ndërtimit të rrugës autumobilistike nga italianët para Luftës së Dytë Botërore, që sipas të dhënave të dëshmitarëve punimet janë kryer në dimër, ky shteg kaq i pjerrët ka qenë lidhja direkte me Shkodrën.
Përshkrimi i rrugës me anë të koordinatave

Gjatë rrugës nga kamp pushimi i vjetër për në drejtim të Qafës, në rripkën më të parë zgjedhim një rrugë më të shkurtër nga e majta, gjatë shtratit të përroit:
1. Më pas vijuam të ndjekim shtratin e përroit për një farë kohe. Ne përshkruam përroin e parë, pastaj të dytin. Të dytin e përshkuam nga ana e majtë e tij.
2. Më vonë iu larguam përroit në drejtimin 120˚ për t’iu afruar një rrugë lëndine paksa më të përshtatshme, mespërmes një lirishte, shumë të thjeshtë për t’iu ngjitur dhe me një pamje të bukur mbi luginë.
3.  Me hapa të qetë ecëm përgjatë lirishtes, ku hasëm shumë lule të stinës së vjeshtës, si tërfil, trëndafil i egër, si edhe kërpudha: Një shteg i theshtë për t’u ngjitur na coi mes për mes kullotave; në fillim në një rrugë të drejtë e më pas përgjatë një toke shkëmbore. Në fund arritëm pyllin.
4. Pjesën e dytë të tokës shkëmbore e bëmë me hapa të qetë:
5.  Hyrja e pyllit:Ngjitja e pyllit në të përpjetë në 225˚.
6. Lirishtë e vogël: Ndërrim drejtimi në 150˚. Ka shumë kërpudha.
7. Përshkrimi i një rruge të gjerë lëndine, në 120˚.
8. Gjatë hyrjes për në pyll,50 m më sipër, në të djathtë të rrugës ndodhet një burim me ujë të pijshëm.
9. 42-23-23.1 V //  19-45 10.2 L , 1358 m
10. Kalimi mbi një rrugë automobilistike:
11. Kapërcimi i dytë i një rruge automobilistike, rruga e pyllit ngjitet tashmë.
12. Kryqëzimi i tretë i një rrugë automobilistike me një përrua:
13. Në një kthesë të rrugës automobilistike përshkojmë një rrugë pylli në 220˚:Ne e arrijmë edhe nje herë rrugën automobilistike, por largohemi prej përsëri prej saj në 210˚ për të hyrë në një rrugë të gjerë pylli (rrugë e shkurtër). Kjo rrugë kryqëzohet përsëri pas një farë  kohe me një rrugë këmbësorësh.
14. Dhjetra metra më në lindje shfaqet një kodër me pamje nga mali Zorzi ( 1663 m ).

15.  Pika e vrojtimit Ne marshuam në rrugën automobilistike, në të cilën rastisëm shumë pak mjete udhëtimi, drejt perëndimit për t’iu afruar lartësisë së Qafës. Pamja panoramike në të majtën tonë arrin që nga lëndina e Ndërlysës deri te Qafa.
16. Kaluam para një cesme me ujë shumë të mirë burimi (në të djathtë të rrugës):
17. Pak para Qafës Buni i Thores ndodhet një pellg i vogël, me emrin Liqeni:Në shpatin jugor të malit Buni i Thores, direkt sa lë pellgun, ngjitet dhe pastaj zbret një rrugë e këtij shpati, e thjeshtë për t’u bërë. Gjatë zbritjes, në drejtim të lindjes, ajo kthehet në një rrugë pylli. Më pas, në drejtim të veriut, kjo pjesë ka aty-këtu të njëjtën lartësi. 
18. Ne ndoqëm më pas një rrugë në të djathtë të luginës, e cila humbiste aty-këtu. Por orientimi me busull dhe terreni na mundësuan të gjejmë Qafën Shtegu i Dhenve, edhe pse rruga s’ishte shumë e dukshme.
19.  42-42-23-02.3V //19-43-45.6 L 1656 m
20.  Në vazhdimësi, në anën e djathtë të malit ngjitemi në një terren shkëmbor. Matjet janë bërë në këtë terren:
Gjatë ngjitjes së fundit të Qafës dallohen qartë mbetje të një shtegu tepër të thyer, i cili i dredhon shpatit të thepisur në formë zik-zake. 21.  Lartësia e Qafës Shtegu i Dhenve:
Zbritja është përsëri e vështirë prej pjerrtësisë së madhe. Edhe këtu dallohet qartë që shtegu zbret poshtë. Në pjesën e sipërme të tij ka gjurmë të shpyllëzimit prej drurëve.
22.  Në jug të Qafës, aty ku pjesa e rrëpirtë fillon të pakësohet ecim me hapa të qetë. Rruga është e mbushur me pisha dhe kalon nëpër një tokë të vështirë shkëmbore, e cila, sic duket ka shumë kohë që nuk është rrahur prej kalimtarëve.
Koordinatat e referimit të mëposhtme mund të japin një vendodhje të përgjithshme të drejtimeve.
23. 42-23-53.8 V //19-44-21.9 L,1560 m
24.  Gjendemi thuajse shumë poshtë, në një terren shkëmbor.Vendodhja e rrugës automobilistike nuk ngatërrohet fare. Ajo, në disa vende mund të dallohet edhe nga sipër.
25.  Kapërcimi i rrugës automobilistike:
26.  Lirishte përgjatë rrugës:
27.  Në kthesë të rrugës automobilistike:
28.  Në një rrugë tjetër për t’i rënë më shkurt, midis dy kthinave të rrugës automobilistike:
Pjesa tjetër e mbetur për t’u zbritur është e mirë, sepse ecim përgjatë rrugës automobilistike dhe nuk ka më pjerrtësi. Kthimi për në fshatin Theth Gjecaj
AATT - Tour 6
Fshati i Paqes(Ura e Bunes)-Shkoder-Koplik-Dedaj-Bzhete-Razem

Zona: Shkoder-Lugina e Prroit teThate

Lloi i Tourit:  Ngjitje malore e lehte,pjeserisht e veshtire nefund te Tourit,levizja behet sipas rruges Shkoder –Koplik dhe mandej vazhdohet sipas lugines se Prroit teThate
Per femije: Guida eshte dhe per femije deri8- 14 vjeç te shoqeruar me te ndonje te ritur.
Rajoni:
Pejsazh i mrekullueshem,i larmishem me kalime nga nje  pejsazh lumor,liqenor,fushor  ne ate kodrinor e malor.
I nderthurur me fenomene gjeologjike, fenomene karstike ,larmi gjelberimi etj.,me klime te fresket

Koha me e mire:
Maj deri ne fund te tetorit

Grada e veshtiresise:  e lehte,pjeserisht e veshtire ne fund te Tourit

Lartesia e fillimit:      25 metra Fshati i Paqes(Ura e Bunes)
Lartesia  e ngjitjes: 1005metra Kampi i Pushimit, Razem.

Pershkrimi:
Per realizimin e guides se Razmes ekzistojne keto mundesi:
1.Guida fillon  duke u nisur me makine,motor ose me biçiklete nga Fshati i Paqes(Ura e Bunes) dhe perfundon ne Kampin e Pushimit, Razem.Rruga eshte e asfaltuar qe nga Shkodra deri ne fshatin Bzhete mandej  rruga eshte e paasfaltuar, pak malore por e mire deri ne Kampin e Pushimit, Razem.

2.Nese udhetohet me makine  deri ne fshatin Bzhete mundet guida te vazhdohet me kembe ose biçiklete sipas rruges se makines deri ne Kampin e Pushimit, Razem.ku ofrohen mundesi akomodimi  ose dhe ngrihet kamping me çadra.
Razma me ate pejsazh te mrekullueshem malor ofron mundesi te mira per ecje malore

Nisja:
Guida fillon nga kuota 25 metra Fshati i Paqes(Ura e Bunes)e mandej fillon ngjitjen graduale ne Koplik 50 metra ne Dedaj 500metra dhe perfundon duke u ngjitur gradualisht ne qendren alpine Razem 1005 metra
Rruga zgjat rreth 50km  nga ku rreth 44 km eshte e asfaltuar dhe pjesa tjeter eshte e pa asfaltuar e mund te shkohet me çdo lloj mjeti deri ne Razem.
Fotot shoqeruese pasqyrojne nje pjese te guides Shkoder-Koplik-Razem
Paisjet:
Paisje alpine ,kepuce,alpine,veshje te ngrohta.
Literatur:
Alpinizmi,Turisti,Gjeografia fizike
Hartat:
Hartat topografike ne shkalle 1:25 000,1:50 000 te Alpeve       
(1:25 000..................
(1:50 000,Shkodra, Tamara)
Gjatesia e Rruges Shkoder-Razem
Gjithsejt: 50.0 km
Nga keto:
44km    me  makine
  6 km   ecje malore

 
AATT - Tour 7
Koman(Vendi Tragetit)-Liqeni i Komanit-Fierze(Vendi Tragetit)--B.Curri

Zona: Lugina e Liqenit te Komanit(Koman-Fierze)

Lloi i Tourit:  Udhetim me traget
Per femije: Femije deri 14 vjeç te shoqeruar me te ritur.
Rajoni:
Pejsazh i mrekullueshem,i larmishem lumor e liqenor.
I nderthurur me burime te shumta ujore,katarakte,kanione ,larmi gjelberimi etj.,me klime te fresket

Koha me e mire:
Maj deri ne fund te shtatorit

Grada e veshtiresise:  e lehte.

Lartesia e fillimit:      190 metra Vendi i Tragetit Koman
Lartesia  embritjes:    194 metra Vendi i Tragetit Fierze
Lartesia  e ngjitjes:    390 metra Hotel Turizmi B.Curri

Pershkrimi:
Per realizimin e guides se Liqenit te Komanit(Koman-Fierze)
1.Guida fillon  duke u nisur me makine nga Tirana, Durresi Shkodra,Podgorica ose Bar(Tivari) ne drejtim te vendit te tragetit Koman.
Ne oren 10.00 nga Komani(Diga e hidrocentralit) behet nisja e e dy trageteve, tragetit te udhetareve si dhe i tragetit te makinave dhe udhetareve  per ne Fierze.
Behet nje udhetim i mrekullueshem neper luginen e lumit Drin ose siç quhet neper liqenin e Komanit.Udhetimi zgjat rreth 3 ore dhe kalon  neper nje pejsazh te mrekullueshem lumor,alpin,karstik etj.
Atje mandej shkohet me makine,biçiklete ose me kembe per ne B.Curri  ku akomodohen ne hotel Turizmi.Rruga nga Fierza(Vendi i Tragetit) per ne B.Curri  kalon pothuaj paralel me shtratin e lumit Valbona dhe ne te majte te udhetimit verehet nje pejsazh i mrekullueshem alpin.


2.Nese udhetohet me makine  deri ne fshatin Valbone(Burimet e Gjese).mundet guida te realizohet brenda dites.
3.Nese udhetohet me biçiklete  deri ne fshatin Valbone mundet guida te realizohet deri ne fshatin Rragam duke u sistemuar disa dite ne banesat fshatare te Valbones ose Rragamit dhe mandej levizet ne te dy anet malore te  lugines se Valbones dhe sipas deshires hipet ne majat e Rosit 2519m, Zhabores2561m, Brinjasit2529m, Paplukes2575m,Jezerces 2692m, Kollata 2554m. Kthimi behet perseri ne B.Curri dhe mandej me traget per ne Koman dhe nga Komani per ne aeroportin e Rinasit(Tirane), aeroportin e Podgorices(Mali i Zi) ose ne Portin e Durresit Shqiperi ose Bari(Mali i Zi)
4.Nese udhetohet me kembe sipas lugines se Valbones  deri ne fshatin Valbone mundet guida te realizohet deri ne fshatin Rragam duke u sistemuar disa dite ne banesat fshatare te Valbones ose Rragamit dhe mandej levizet ne te dy anet malore te  lugines se Valbones dhe sipas deshires hipet ne majat e Rosit 2519m, Zhabores2561m, Brinjasit2529m, Paplukes2575m,Jezerces 2692m, Kollata 2554m. Mandej nga fshati Rragam kalon ne Qafen e Valbones dhe nepermjet Qafes se Valbones zbritet ne Luginen e Shales(fshati malor Thethi).Nga Thethi kthehesh me makine per ne Shkoder ose me kembe nepermjet Shtegut te Dhenve ose Qafes se Thores deri ne Boge mandej mund te vazhdosh me makine ose me kembe neper fshatin Ducaj-Dedaj-Koplik - Shkoder
Nisja: Lartesia e fillimit:     
Lartesia  embritjes
Lartesia  e ngjitjes:    390 metra Hotel Turizmi B.Curri

Guida  me traget fillon nga kuota 190 metra (Vendi i Tragetit Koman) perfundon ne  194 metra (Vendi i Tragetit Fierze) dhe me mjete te tjera perfundon ne  390 m ne qytetin B.Curri Rruga zgjat rreth 50km 
Fotot shoqeruese pasqyrojne nje pjese te guides B.Curri-Rragam

Paisjet:
Paisje te lehta
Literatur:
Alpinizmi,Turisti,Gjeografia fizike

Hartat:
Hartat topografike ne shkalle 1:25 000,1:50 000 te Alpeve       
(1:25 000..................
(1:50 000,Shkodra,Puka,Bajrram Curri,)
Gjatesia e Rruges B.Curri-Thethi:
Gjithsejt: 50 km
Nga keto:
34km    me  Traget
16km     me makine,biçiklete ose ecje malore

AATT - Tour 8

Bajram Curri -Dragobi-Valbone-Rragam-Thethi



Zona: Lugina e Valbones

Lloi i Tourit:  Ngjitje malore e lehte,pjeserisht e veshtire ne fund te Tourit
Per femije: Femije deri 14 vjeç te shoqeruar me te ritur.
Rajoni:
Pejsazh i mrekullueshem,i larmishem me kalime nga nje  pejsazh lumor,fushor  ne ate kodrinor e malor.
I nderthurur me burime te shumta ujore,katarakte,orteqe ,larmi gjelberimi etj.,me bore te re ne dimer dhe te vjeter ne vere.Me klime te fresket

Koha me e mire:
Maj deri ne fund te shtatorit

Grada e veshtiresise:  e lehte,pjeserisht ne fund disi e veshtire

Lartesia e fillimit:      390 metra Hotel Turizmi B.Curri
Lartesia  e ngjitjes: 1900 metra Qafa e Valbones

Pershkrimi:
Per realizimin e guides se lugines se Valbones ekzistojne keto mundesi:
1.Guida fillon  duke u nisur me makine,biçiklete ose me kembe nga Hotel Turizmi B.Curri dhe perfundon ne fshatin Valbone(Burimet e Gjese).Atje mandej shkohet ne fshatin Rragam per tu ngjitur ne Qafen e Valbones dhe nepermjet Qafes se Valbones zbritet ne Luginen e Shales(fshati malor Thethi)
2.Nese udhetohet me makine  deri ne fshatin Valbone(Burimet e Gjese).mundet guida te realizohet brenda dites.
3.Nese udhetohet me biçiklete  deri ne fshatin Valbone mundet guida te realizohet deri ne fshatin Rragam duke u sistemuar disa dite ne banesat fshatare te Valbones ose Rragamit dhe mandej levizet ne te dy anet malore te  lugines se Valbones dhe sipas deshires hipet ne majat e Rosit 2519m, Zhabores2561m, Brinjasit2529m, Paplukes2575m,Jezerces 2692m, Kollata 2554m. Kthimi behet perseri ne B.Curri dhe mandej me traget per ne Koman dhe nga Komani per ne aeroportin e Rinasit(Tirane), aeroportin e Podgorices(Mali i Zi) ose ne Portin e Durresit Shqiperi ose Bari(Mali i Zi)
4.Nese udhetohet me kembe sipas lugines se Valbones  deri ne fshatin Valbone mundet guida te realizohet deri ne fshatin Rragam duke u sistemuar disa dite ne banesat fshatare te Valbones ose Rragamit dhe mandej levizet ne te dy anet malore te  lugines se Valbones dhe sipas deshires hipet ne majat e Rosit 2519m, Zhabores2561m, Brinjasit2529m, Paplukes2575m,Jezerces 2692m, Kollata 2554m. Mandej nga fshati Rragam kalon ne Qafen e Valbones dhe nepermjet Qafes se Valbones zbritet ne Luginen e Shales(fshati malor Thethi).Nga Thethi kthehesh me makine per ne Shkoder ose me kembe nepermjet Shtegut te Dhenve ose Qafes se Thores deri ne Boge mandej mund te vazhdosh me makine ose me kembe neper fshatin Ducaj-Dedaj-Koplik - Shkoder
Nisja:
Guida fillon nga kuota 390 m ne qytetin B.Curri dhe zbret ne Kanionin e Valbones ne 297m e mandej fillon ngjitjen graduale ne Dragobi 568m,ne qendren alpine Valbone 746m , ne fshatin Valbone 940m dhe ne fshatin Rragam 1030m
Rruga zgjat rreth 20km  dhe eshte e pa asfaltuar e mund te shkohet me çdo lloj mjeti deri ne fshatin Valbone.
Fotot shoqeruese pasqyrojne nje pjese te guides B.Curri-Rragam

Paisjet:
Paisje alpine ,kepuce,alpine,veshje te ngrohta,kthetra,paisje sigurimi.
Literatur:
Alpinizmi,Turisti,Gjeografia fizike

Hartat:
Hartat topografike ne shkalle 1:25 000,1:50 000 te Alpeve       
(1:25 000..................
(1:50 000,Shkodra,Puka,Bajrram Curri,Tamara)
Gjatesia e Rruges B.Curri-Thethi:
Gjithsejt: 34.5 km
Nga keto:
20km    me  makineMeter oder 22% mit Bahn oder Lift
4.5km    ecje malore
10km     terren alpin

Rruga: Pjeter Bogdani, Pall.20/4, Shk.2, Ap.2/A,
Tirane, Albanien,
Tel: ++355.4.2261827
Tel+Fax: ++355.4.2249383
Handy: ++355.68 2397202
E.Mail: konuzi@yahoo.com, peter.fruehmann@omv.com, julionuzi@yahoo.it
http://aavalbania.org/index.php?fq=malore

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate