26 aprile 2012

Vijon dita e 2-të e "Udhërrëfyesit Turistik" part.2

Vijoi sot më 25.04.2012 dita e dytë e Kursit "Udhërrëfyesi Turistik". Profesor Neritan Ceka nisi ditën e dytë të këtij kursi me leksionin mbi arkeologjinë dhe turizmin historik. Nëpërmjet shembujve konkret z. Ceka udhëhoqi studentët drejt një udhëtimi virtual në të gjithë Shqipërinë. Përgjatë udhëtimit të ditës së sotme pjesëmarrësit u ndalën për të vizituar me anë të fotove në Power Point, bukuritë e Apollonisë. Profesor Neritan Ceka sqaroi vlerat arkeologjike të kësaj zone, të cilat theksojnë rëndësinë e turizmit histork në Apolloni. Në ilustrimet me foto u paraqitën mozaikë, skulptura, muzeume, kisha, monumente kulture, monedha, bileta teatri, etj të vendeve si Apollonia, Berati, Gjirokastra etj. Gjithashtu në këtë takim u përmend edhe rëndësia infrastrukturore si një element rëndësishëm në Guidën Turistike. Në mbyllje të leksionit të tij Z. Ceka i bëri të njohur studentëve të pranishëm literaturën e domosdoshme ku ata duhet të mbështeten gjatë formimit të tyre si Udhërrëfyes Turistik. Më pas referoi profesor Dhimitër Doka, i cili dha një informacion të përgjithshëm mbi këndvështrimin Gjeografik të Turizmit dhe të Turizmit në përgjithësi. Gjatë ligjëratës së tij shoqëruar me pamjet në Power Point, u trajtuan këto tema: Koncepti i turizmit dhe zhvillimi i tij, Turizmi në trajtimin shkencor, Elementet gjeografike në studimin e turizmit, Aspekte metodologjike në studimin gjeografik të turizmit, Pasojat dhe efektet gjeografike të turizmit, Turizmi dhe mjedisi si dhe Zhvillimet rajonale të Turizmit në botë dhe në Shqipëri.
Një pikë kyçe në formimin e një udhërrërrëfyesi turistik është edhe njohja e gjuhëve të huaja dhe kryesisht e gjuhës angleze. Për këtë në vijim të kursit profesoreshë Zoje Abazi, Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës angleze në Universitetin Vitrina u dha nje leksion mbi terminologjinë bazë që një udhërrëfyes turistik duhet ta ketë në fjalorin e tij.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate