21 aprile 2012

Nis ne durres disifektimi i reres per sezonin veror 2012

Bashkia merr masat për sezonin e ri turistik, nis me plugimin dhe
dezinfektimin e rërës së plazhit. Bashkia zyrtarizon edhe investime në
zonë

Bashkia e Durrësit vazhdon punën për të mundësuar një sezon turistik sa më të mirë për verën e 2012-ës, në mënyrë që të thithë sa më shumë turistë të huaj dhe vendas. Ndërmarrja Komunale e Plazhit pranë Bashkisë së Durrësit ka nisur punën për plugimin dhe dezinfektimin e rërës që është një proces i cili ka zgjatur tri ditë dhe që pastron tërësisht të gjithë plazhin e Durrësit duke e bërë atë në kushte optimale pastërtie. Aktualisht nga ana e Bashkisë së Durrësit po punohet intensivisht në plazhin e Durrësit me qëllim që sezoni turistik të shkojë sa më mirë duke u paraprirë të gjithë problemeve të mundshme, ku prioritet i është dhënë krijimit të kushteve sa më të mira për të gjithë pushuesit. Siç dihet, turizmi është një nga prioritetet kryesore të qeverisë, por njëherësh edhe të Bashkisë Durrës.
Investimet
Kryetari i bashkisë, Dako, deklaroi për “standard”: “Ashtu si edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit po merren të gjitha masat për një sezon turistik perfekt, qeveria ka nisur
investimet e saj edhe për kanalizimet e ujërave të zeza, dhe kjo mbetet diçka shumë e rëndësishme për bregdetin tonë, nga ana e saj Bashkia po punon me
intensitet për krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë turistët vendas dhe të huaj që do të vizitojnë Durrësin gjatë sezonit turistik 2012”. Dako tha se “janë marrë
masat e nevojshme për pastrimin e plazhit dhe tashmë po kryhet faza e fundit që ka të bëjë me procesin e plugimit dhe dezinfektimit i cili është duke përfunduar.
Bashkia e Durrësit është e angazhuar që edhe këtë vit të jetë një sezon turistik sa më i suksesshëm sa më pranë kërkesave të turistëve të shumtë që pritet të
vizitojnë qytetin tonë këtë verë”. Plazhi i Durrësit, mbetet një nga më të frekuentuarit në vend nga pushues të shumtë ku edhe për këtë vit pritet të shënojë një numër
rekord pushuesish. Aktualisht po punohet për plugimin dhe dezinfektimin e plazhit në afro 18 hektarë. Si fillim është kryer pastrimi tërësor i bregdetit nga leshterikët
ndërkohë që plugimi dhe dezinfektimi krijon një bregdet tërësisht të pastër dhe nga ana higjienike për pushuesit që pritet të popullojnë plazhin këtë sezon.
Kanalizimet
Ndërmarrja Komunale e Plazhit gjatë sezonit turistik do të punojë me intensitet për të siguruar sa më shumë pastërti në zonën e plazhit duke iu përgjigjur në kohë
nevojave të turistëve. Për të shmangur pluhurin e makinave, akset rrugore të plazhit do të laget çdo ditë, ndërsa mbeturinat do të hiqen disa herë gjatë ditës. Durrësi
është zona më e rëndësishme e vendit për turizmin masiv dhe atë elitar. Përveç turizmit të banjove diellore Durrësi ofron, turizmin kulturor për shkak të trashëgimisë
historike dhe kulturore që ka ky qytet. Krahas objekteve të shumta arkeologjike, qyteti i Durrësit ofron dhe shumë objekte të tjera historike dhe kulturore me rëndësi
për vizitorët. Në tërësi qyteti i Durrësit përbën një ansambël shumë të rëndësishëm historik dhe kulturor të Shqipërisë, ndaj edhe qeveria me investimet e saj por
edhe Bashkia e Durrësit e kanë prioritet zhvillimin e turizmit, dhe po krijojnë të gjitha kushtet për akomodimin e mijëra turistëve që pritet të vizitojnë qytetin këtë
sezon.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate